LIVE UPDATES
Bota

U dërguan për të mbështetur ushtrinë e Moskës, forcat ukrainase bombardojnë trupat e Koresë së Veriut në Rusi

Kjo është hera e parë që një zyrtar ukrainas njofton se njësitë ushtarake të Phenianit janë sulmuar pas dislokimit të tyre, i cili paraqet një ndërlikim të ri në luftë.

5 Nëntor 2024, 20:08 Nga M.B
U dërguan për të mbështetur ushtrinë e Moskës,
Foto ilustruese

KIEV– Trupat e Koresë së Veriut që u dërguan në Rusi kohët e fundit për të mbështetur ushtrinë ruse në luftën e saj në Ukrainë, janë sulmuar nga forcat ukrainase, tha të martën një zyrtar ukrainas. Kjo është hera e parë që një zyrtar ukrainas njofton se njësitë ushtarake të Phenianit janë sulmuar pas dislokimit të tyre, i cili paraqet një ndërlikim të ri në luftë.

“Trupat e Koresë së Veriut janë bombarduar, në rajonin e Kurskut”, tha shefi i sektorit të kundërpërgjigjes ndaj dezinformimit Andrii Kovalenko përmes një postimi në platformën Telegram. Ai nuk dha detaje tjera.

Qeveritë perëndimore kishin parashikuar që ushtarët e Koresë së Veriut do të dërgoheshin në rajonin kufitar të Kurskut, në brendësi të Rusisë, ku para 3 muajsh ushtria ukrainase mori nën kontroll disa territore ruse, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke turpëruar Kremlinin.

Sipas vlerësimeve të agjencive të zbulimit të Shteteve të Bashkuara, të Koresë së Jugut dhe Ukrainës, Pheniani ka dërguar rreth 12,000 forca në luftë në kuadër të një marrëveshjeje me Moskën. Forcat e Koresë së Veriut, cilësia e të cilëve në fushëbetejë mbetet e panjohur, po i kontribuojnë përkeqësimit të situatës në fushëbetejë në Ukrainë. Ushtria ukrainase, sidomos në rajonin e Donetskut, ka filluar të ndjejë trysninë e sulmit të vazhdueshëm rus.

Përparimet e Rusisë në terren janë përshpejtuar gjatë muajve të fundit, me fitore në fushëbetejë, që në disa raste shkojnë deri në 9 kilometra në zona të ndryshme të Donetskut, njoftoi të martën Ministria britanike e Mbrojtjes përmes një postimi në platformën X.

Sipas saj, Rusia ka numerikisht më shumë forca dhe përkundër numrit të madh të humbjeve në ushtarë, Kremlini po tregohet i suksesshëm në procesin e rekrutimit, duke arritur të dërgojë forca të reja në fushëbetejë. Rusia ka përparuar në fushëbetejë gjatë vitit të fundit. Zyrtarët ukrainas janë ankuar prej kohe që përkrahja ushtarake e Perëndimit po vonon.

Në fillim të tetorit, forcat ruse morën nën kontroll Vuhledarin, një qytet në maje të një kodre me rëndësi taktike në pjesën lindore të Ukrainës. Ai ishte pjesë e rëndësishme në frontin lindor të mbrojtjes së Ukrainës. Objektivat e ardhshme të Rusisë mendohet të jenë një pikë logjistike në Pokrovsk dhe qyteti i rëndësisë strategjike Chasiv Yar.

Ndërkohë, Rusia ka vazhduar sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi ndaj vendbanimeve, sipas autoriteteve. Një sulm të martën në mëngjes në qytetin Zaporizhia shkaktoi vdekjen e gjashtë personave dhe plagosjen e 16 të tjerëve, sipas guvernatorit rajonal Ivan Fedorov. Shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Andrii Yermak, tha se sulmet ruse “duhet të ndalen me një veprim të fuqishëm”.

“Duhet një qëndrim më i fuqishëm i aleatëve perëndimorë të Ukrainës”, shkroi ai në platformën Telegram./ VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë