LIVE UPDATES
Bota

U arrestua se nuk kishte veshur hixhab, vdes adoleshentja iraniane që u sulmua nga policia

Grupet e të drejtave të njeriut dhe gazetarët kanë thënë se Garavand dhe dy mikesha të saj më 1 tetor u konfrontuan nga zyrtarët policorë për shkak të mosveshjes së hixhabit, teksa ato tentuan të hynin në një stacion metroje në kryeqytetin iranian.

28 Tetor 2023, 11:22 Nga I.A
U arrestua se nuk kishte veshur hixhab, vdes adoleshentja iraniane që u
Armita Garavand

IRAN- Adoleshentja iraniane, Armita Garavand, raportohet se ka vdekur më 28 tetor, pothuajse një muaj pasi ra në komë pas një incidenti në metronë e Teheranit. Grupet e të drejtave të njeriut dhe gazetarët kanë thënë se Garavand dhe dy mikesha të saj më 1 tetor u konfrontuan nga zyrtarët policorë për shkak të mosveshjes së hixhabit, teksa ato tentuan të hynin në një stacion metroje në kryeqytetin iranian.

Një nga mikeshat e saj ka deklaruar se zyrtarët policorë e kanë sulmuar fizikisht Garavandën, e cila më pas humbi vetëdijen. Zyrtarët kanë thënë se Garavanda përjetoi një rënie të papritur të presionit në gjak, u alivanos dhe u rrëzua, duke goditur kokën.

Një burim në Spitalin Fajr, që foli në kushte anonimiteti për Radion Evropa e Lirë, tha se pak pas incidentit, Garavanda pësoi gjakderdhje të brendshme në tru.

“Fatkeqësisht, ajo ra në komë pasi pësoi dëmtim në tru. Ajo vdiq disa minuta më parë”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, më 28 tetor. Edhe mediat e tjera të lidhura me shtetin iranian kanë raportuar se Garavand ka vdekur.

As familja, apo zyrtarët spitalorë, nuk kanë konfirmuar këto raportime. Gjendja shëndetësore e Garavandës nxiti shqetësime në Perëndim dhe në mesin e grupeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, pasi në rrjetet sociale qarkulloi një video. Në video shfaqej Garavnda duke hyrë në metro, por më pas nuk tregohet se çfarë ndodhi dhe videoja më pas shfaq vetëm momentin kur trupi i saj nxirret nga metroja.

Rasti i Garavandës, dhe sugjerimet se ka pasur fshehje të rastit nga autoritetet, ka nxitur paralele me ngjarjet që çuan në vdekjen e 22-vjeçares, Mahsa Amini, vitin e kaluar. Amini vdiq pak kohë pasi u arrestua nën pretendimin se nuk kishte veshur si duhet hixhabin, apo shaminë e kokës. Më herët gjatë këtij muaji, Amini dhe lëvizja Grua, Jetë Liri në Iran – lëvizje që u krijua pas vdekjes së Aminit – fituan Çmimin Sakharov, që është çmimi kryesor për të drejtat e njeriut që ndahet nga Parlamenti Evropian. Po ashtu, aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut, Narges Mohammadi, këtë vit fitoi Çmimin Nobel për Paqe.

Marrë nga REL

armita garavand

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës