LIVE UPDATES
Bota

BE: Kosova Asociacionin, Serbia njohjen de-facto të Kosovës

Presidenti Macron, kancelari gjerman Scholz dhe Kryeministrja e Italisë Meloni, ishin shumë të qartë me Kosovën dhe Serbinë: “palët të përmbushin kushtet e tyre në rrugën drejt normalizimit”.

28 Tetor 2023, 10:55 Nga I.A
BE: Kosova Asociacionin, Serbia njohjen de-facto të Kosovës
Takimi ne Bruksel

KOSOVË- Udhëheqësit e vendeve më të fuqishme evropiane i kërkuan Kosovës të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, ndërsa Serbisë që të njohë de-facto shtetësinë e Kosovës. Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët të presidentit francez Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholzdhe kryeministres së Italisë Giorgia Meloni e cila u publikua të premten vonë pas Samitit të BE-së. Thirrja e udhëheqësve evropianë erdhi tas takimeve të veçanta me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Të pranishëm në këto takime ishin edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, shefi i dipomacisë evropiane Josep Borrell, si dhe i ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilët palëve ju prezantuan një plan, detajet e të cilit nuk janë bërë publike.

Në deklaratën e udhëheqësve evropianë,  thuhet se "projektstatuti evropian mbi Asociacionin përfshin një mënyrë moderne për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane.

Deklarata e përbashkët

"Nënvizojmë edhe një herë pritshmërinë tonë që palët të përmbushin obligimet e tyre për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Faza e zbatimit, duhet të përparojë në atë që të dyja palët të përmbushin detyrimet e tyre përkatëse paralelisht, hap pas hapi bazuar në parimin, që duhet të bëjnë diçka, për të marrë diçka në këmbim. Tani vëmendja duhet të përqendrohet në avancimin e zbatimit të plotë të marrëveshjes pa parakushte apo vonesa”, thuhet në deklaratë.

Më tej udhëheqësit evropianë i bënë thirrje Kosovës që të "nisë procedurën për themelimin e Asociacionit, ashtu siç është parashikuar në projektstatut, ndërsa Serbisë që të bëjë njohjen de-facto.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga ana e tij, tha në një konferencë për media, se drafti që i kanë propozuar emisarët perëndimorë më 21 tetor në Prishtinë, është shkruar me kujdes dhe në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

"Drafti për vetëmenaxhim, që e kanë sjellë, është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe që nëse do të nënshkruhej, aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin për kushtetutshmërinë e këtij propozimi si përgjigje”, tha kryeministri Kurti.

Kurti i gatshëm për nënshkrim

Ai tha se gjatë takimeve në Bruksel ishte i gatshëm të nënshkruante propozimin evropian për Asociacionin, ndërsa akuzoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq se e refuzoi atë.

Presidenti serb nga ana e tij tha pas takimeve në Bruksel se "ne jemi plotësisht të gatshëm për formimin e Asociacionit në përputhje me propozimet që i kemi marrë", por shtoi se "Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara apo pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës”. Në marrëveshjen e Ohrit, për të cilën palët u pajtuan më 18 mars, kërkohet që Kosova dhe Serbia të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Plani parasheh po ashtu edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Marrë nga DW

be dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës