LIVE UPDATES
Bota

Turqia pritet të përballet me kritika për pritjen e udhëheqësve të Hamasit

Në Stamboll, mijëra njerëz i dënuan sulmet e Izraelit ndaj Gazës, që synon të shkatërrojnë udhëheqësit e Hamasit, të cilët kontrollojnë Gazën.

13 Tetor 2023, 15:50 Nga I.A
Turqia pritet të përballet me kritika për pritjen e
Recep Tayyip Erdogan

TURQI- Turqia ka ofruar të ndërmjetësojë në krizën e tanishme në Izrael. Por, siç njofton korrespondenti i “Zërit të Amerikës” nga Stambolli, Dorian Jones, Presidenti turk po përballet me kritika nga bashkësia ndërkombëtare për pritjen që u ka bërë zyrtarëve të lartë të Hamasit, grupit që Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera e kanë shpallur si organizatë terroriste.

Në Stamboll, mijëra njerëz i dënuan sulmet e Izraelit ndaj Gazës, që synon të shkatërrojnë udhëheqësit e Hamasit, të cilët kontrollojnë Gazën. Pjesa më e madhe e përkrahësve të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan janë fetarë, kundërshtarë të Izraelit dhe zoti Erdogan në të kaluarën ka qenë në ballë të denoncimeve të shtetit hebraik. Por disa vëzhgues thonë se presidenti turk kohët e fundit po mban një qasje më të moderuar ndaj Izraelit, përfshirë përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

“Afrimi me Izraelin është mjaft i rëndësishëm për Presidentin, kjo duket nga reagimet e tij të para që ishin mjaft të buta, duke pasur parasysh si ka reaguar në të kaluarën për çështje të tilla,” vlerëson zoti Soli Ozel pranë Universitetit "Kadir Has".

Duke u përqëndruar tek zhvillimet pozitive, ambasada e Izraelit në Ankara publikoi një mesazh video përmes të cilit falenderon qytetarët turq që u solidarizuan me izraelitët përmes rrjeteve sociale. Por takimi i zotit Erdogan me udhëheqësit e lartë të Hamasit në Ankara dhe pohimet e Izraelit se shumë nga udhëheqësit e lartë të organizatës jetojnë në Turqi, sigurisht se do të shqyrtohen nga qeveria izraelite ndërkohë që vlerëson pasojat e sulmit vdekjeprurës.

“Hamasi është i pranishëm në Turqi. Parë nga këndvështrimi i Izraelit, fakti që operativët e Hamasit veprojnë në Turqi është alarmues,” thotë analistja Gallia Kundenstrauss pranë Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare.
Presidenti Erdogan thotë se ka marrëdhënie të afërta me Hamasin, çka i mundëson atij të ketë rol ndërmjetësues dhe të kundërbalancojë ndikimin e Iranit mbi këtë organizatë.

Një zyrtar turk është cituar nga agjencia e lajmeve Reuters të ketë thënë se Ankaraja po punon për të siguruar lirimin e mbi 100 pengjeve izraelite, që po mbahen peng nga Hamasi. Turqia i ka bërë thirrje Izraelit të përmbahet ndërkohë që ka përkrahur kërkesën e Netanyahut për t’i mbajtur përgjegjës pjesëtarët e Hamasit që kryen sulmin.

“E mbështes Netanyahun në këtë pikë. Duhet t’i kapin dhe t’i dënojnë ata që janë prapa këtij veprimi kriminal në bazë të parimit të sovranitetit, integritetit territorial dhe të drejtës për t’u vetmbrojtur. Por përtej kësaj, nëse vrasin fëmijë dhe civilë, atëherë reagimi do të kthehej në spastrim etnik dhe veprime tjera kriminale,” thotë këshilltari i presidentit turk, Mesut Casin.

Forcat izraelite po përshkallëzojnë sulmet ndaj Gazës dhe duket se po përgatiten për një sulm tokësor, diçka që sipas zotit Ozel mund ta vendosë zotin Erdogan në pozitë të pavolitshme.

“Do të jetë jashtëzakonisht e përgjakshme. Mendoj se izraelitët do të bëhen të pamëshirshëm dhe nuk do t’i dëgjojnë thirrjet për qetësi,” thotë zoti Ozel.

Shumica e partive kryesore opozitare të Turqisë po përkrahin palestinezët dhe po dënojnë Izraelin. Ky fakt, krahas thirrjeve për protesta, po shtojnë trysninë ndaj zotit Erdogan për të ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Izraelit.

Marrë nga VOA

benjamin netanyahu recep tayyip erdogan konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet