14 Tetor 2022, 12:31
Nga d.a.
foto ilustruese
TURQI- Ligjvënësit në Turqi kanë miratuar një ligj të ri për mediat, që parasheh dënim prej tre vjetësh burgim për këdo që publikon “informacione të rreme”. Ky legjislacion është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut, që thonë se kufizon lirinë e shprehjes para se shteti të mbajë zgjedhjet e reja vitin e kaluar.
Ligji, që u miratua mbrëmjen e 13 tetorit, u propozua nga partia në pushtet e presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe aleatët e tij ultra-nacionalistë në Parlament.
Miratimi i këtij legjislacioni erdhi vetëm një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kërkoi nga autoritetet në Ankara që të mos e miratojnë të njëjtin.
Sipas ligjit, gazetarët dhe përdoruesit e mediave sociale të cilët postojnë informacione që autoritetet i konsiderojnë të rreme lidhur me “sigurinë e brendshme dhe të jashtme të shtetit, rendit publik apo shëndetit publik”, mund të dënohen deri me tre vjet burgim.
Definicioni i paqartë se çfarë mund të cilësohet “lajm i rremë” rriti shqetësimet e opozitës dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.
“Sot është një ditë tjetër e errët për lirinë e shprehjes në platforma online dhe për lirinë e shtypit në Turqi”, tha Güney Yildiz, hulumtues në Amnesty International.
“Duke pasur parasysh rritjen e kontrollit ndaj mediave nga Qeveria në këto vitet e fundit, masat e reja u mundësojnë atyre që të censurojnë më tej dhe të heshtin zërat kritikë, para se Turqia të mbajë zgjedhjet e reja, nën pretendimet për luftimin e dezinformimit”, shtoi Yildiz.
Erdogan, i cili i ka quajtur mediat social kërcënim për demokracinë, pritet që të përballet me sfidë të fortë ndaj qeverisjes së tij 20-vjeçare në zgjedhjet e vitit të ardhshëm./REL/
güney yildiz rexhep taip erdogan amnesty international
Bota
14 Tetor 2022, 12:18
d.a.
protesta ne Iran
IRAN- Mbi 20 fëmijë u vranë muajin e kaluar gjatë protestave në Iran, sipas një raporti të ri...
Bota
14 Tetor 2022, 12:04
d.a.
Foto ilustruese
BRUKSEL- Komisionarja e për Punë të Brendshme e bllokut evropian, Ylva Johanson, tha se nuk përjashtohet mundësia ...
Bota
14 Tetor 2022, 11:46
d.a.
Princesha Amalia
HOLANDË- Mbreti dhe Mbretëresha e Holandës kanë zbuluar se vajza e tyre 18-vjeçare nuk mund të lëviz...
Bota
14 Tetor 2022, 11:34
d.a.
Ilias Michos
GREQI- Vajza 12-vjeçare e cila ishte viktimë e përdhunimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore në Greqi ...
Bota
14 Tetor 2022, 11:07
d.a.
Pelosi
SHBA- Një video e rrallë e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi duke folur në tele...
Bota
14 Tetor 2022, 10:52
d.a.
liberalizimi i vizave per Kosoven
BRUKSEL- Grupi punues i Këshillit të BE-së diskutoi për herë të parë çësht...
Bota
14 Tetor 2022, 10:46
d.a.
Jens Stoltenberg
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha mbrëmë, pas takimit të ministrave të mbrojt...
Bota
14 Tetor 2022, 10:32
d.a.
Musk
SHBA- Që kur filluan të mbërrinin në Ukrainë pranverën e kaluar, terminalet e internetit satelitore Starlink të...
Bota
14 Tetor 2022, 10:27
d.a.
Nejdet Daglarer
SIRI-Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT) eliminoi të premten një anëtar të organizatës terroriste...
Bota
14 Tetor 2022, 10:21
d.a.
spitali modular i Tetoves
MAQEDONIA E VERIUT- Në Gjykatën Themelore në Tetovë sot pritet të vijojë seanca e rradhës n&eu...