Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në njoftim u tha se arrestimet u kryen për të parandaluar prishjen e rendit publik dhe u paralajmërua se autoritetet nuk do të tolerojnë kaos dhe provokim.
TURQI- Autoritetet turke kanë arrestuar 343 persona në protestat e mbajtura gjatë natës në disa qytete, demonstrata të organizuara kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, tha Ministria e Brendshme më 22 mars. Protestat u mbajtën në dhjetëra qytete, përfshirë në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, dhe në kryeqytet, Ankara, tha Ministria përmes një njoftimi.
Në njoftim u tha se arrestimet u kryen për të parandaluar prishjen e rendit publik dhe u paralajmërua se autoritetet nuk do të tolerojnë kaos dhe provokim. Dhjetëra mijëra turq po protestojnë, kryesisht në mënyrë paqësore, që nga e mërkura, kur Imamoglu u arrestua nën akuzat për korrupsion dhe ndihmë ndaj një grupi terrorist.
Ai është rivali kryesor politik i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Partia e kryetarit të Stambollit, Partia Popullore Republikane (CHP) subjekti kryesor opozitar e ka dënuar arrestimin e tij, duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të protestojnë në mënyrë të ligjshme.
Imamoglut, 54 vjeç, u arrestua derisa CHP-ja po përgatitej për ta shpallur atë kandidat presidencial të dielën. Partia u ka kërkuar njerëzve jashtë partisë të votojnë për të në kutitë e votimit të vendosura në të gjithë vendin, si shenjë e rezistencës publike. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi duhet të mbahen më 2028, por Erdogan, 71 vjeç, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për ta shmangur kufizimin prej dy mandatesh, nëse vendos të garojë përsëri.
foto ilustruese AFGANISATN- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë i ka bërë thirrje qeverisë në Afganistan, t&...
Vladmir Putin dhe Donald Trump SHBA- Presidenti rus Vladimir Putin u lut për Donald Trump pas atentatit kundër tij korrikun e kaluar. K...
trump, zelensky, putin SHBA- Kur Presidenti amerikan Donald Trump u takua me Presidentin ukrainas Zelensky në Nju Jork shtatorin e kaluar, k...
foto ilustruese GJERMANI- Aeroporti Berlin-Brandenburg, Elbphilharmonie në Hamburg, stacioni hekurudhor Shtutgart 21 - në Gjermanika mjaft s...
lideret e be BRUKSEL- Bashkimi Evropian synon të rrisë ndjeshëm gjatë pesë viteve të ardhshme arsenalin e armatimeve. Në...
milorad dodik BOSNJE- Milorad Dodik lindi në vitin 1959 në një familje fermere pranë qytetit të Banja Lukës në veriper&...
foto ilustruese TEL AVIV- Izraeli ka thënë se shefi i inteligjencës ushtarake të Hamasit në Gazën jugore është elim...
foto ilustruese EUROPË- A mundet Europa të përballojë e vetme Rusinë e Vladimir Putinit? Një ushtri, forcë ajrore dhe mb...
foto ilustruese SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po monitoron veprimet e udhëheqësve të përkohshëm të...
TURQI - Persona të armatosur në një motoçikletë qëlluan me tetë të shtëna në fasadën e kons...