Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
51-vjeçari, i cili më parë udhëhoqi CHP-në nacionaliste të majtë, tha se partia e re do të ishte me orientim socialdemokrat dhe do të merrte frymëzim nga parimet e themeluesit të Republikës, Kemal Atatürk.
Lideri i rrëzuar i opozitës turke, Özgür Özel, ka njoftuar formimin e një partie të re.
"Sot do të takohemi me kryetarët vendorë të partisë, do të konsultohemi me këshillin e partisë dhe më pas do të themelojmë një parti të re," tha Özeli në një fjalim të mbajtur para Parlamentit turk në Ankara.
51-vjeçari, i cili më parë udhëhoqi CHP-në nacionaliste të majtë, tha se partia e re do të ishte me orientim socialdemokrat dhe do të merrte frymëzim nga parimet e themeluesit të Republikës, Kemal Atatürk.
Sipas disa informacioneve, kjo parti e re mund të bëhet partia kryesore e opozitës.
"Sot, qëndrojmë në pragun e një lamtumire të trishtë, një që është bërë e pashmangshme dhe koha e së cilës ka ardhur," tha Özel në një fjalim të zjarrtë.
"Ne mbajmë brenda vetes shpresën e patundur për një fillim të ri," shtoi Özel, pa dhënë detaje rreth partisë së re. Mediat turke raportojnë se Özel ka ndërmend të dorëzojë një aplikim në këtë drejtim në Ministrinë e Brendshme javën e ardhshme.
Sipas këtyre raporteve, partia do të quhej "Partia e Re". Pritet të themelohet nga disa deputetë. Ende nuk është e qartë se sa nga 135 deputetët e CHP-së do t'i bashkohen partisë së re duke ruajtur vendet e tyre. Vëzhguesit e vlerësojnë këtë shifër në rreth 80. Kështu, ajo do të bëhej menjëherë partia më e madhe opozitare në vend.
CHP në shënjestrën e sistemit të drejtësisë turke
Në vitin 2024, CHP-ja i shkaktoi një humbje të rëndë partisë islamike-konservatore të presidentit Recep Tayyip Erdoğan në zgjedhjet lokale. Që atëherë, partia opozitare është vënë gjithnjë e më shumë nën vëzhgimin e gjyqësorit turk. Ish-kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem İmamoğlu i konsideruar si rivali kryesor i Erdoğanit – ka qenë në burg për më shumë se një vit me akuza për korrupsion. Shumë kryebashkiakë të tjerë të opozitës janë gjithashtu në paraburgim.
Në fund të majit, një gjykatë në Ankara anuloi kongresin e vitit 2023 të partisë gjatë të cilit Özeli ishte zgjedhur lider i CHP-së – me arsyetimin e parregullësive të dyshuara, dhe e shkarkoi Özel-in nga detyra.
Demonstrata proteste në shumë qytete turke
Gjykata emëroi në mënyrë të përkohshme Kemal Kılıçdaroğlu, paraardhësin e Özelit i konsideruar si një politikan i dobët dhe për këtë arsye kundërshtari i preferuar i Presidentit Erdoğan si liderin e ri. Ndërkohë, pasi mori drejtimin e partisë, Kılıçdaroğlu kishte nisur shumë procedura disiplinore kundër anëtarëve të lartë të partisë.
Vendimi i gjykatës u kritikua ashpër
Krahu i partisë i udhëhequr nga Özel më pas organizoi demonstrata proteste në disa qytete. Vetë Özeli e akuzoi qeverinë e Erdoğanit se vepronte për arsye politike dhe ndikonte në vendimin e gjykatës. Erdoğani, nga ana e tij , deklaroi se bëhej fjalë për një mosmarrëveshje të brendshme të partisë./DW
foto ilustruese FRANCË- Asambleja Kombëtare në Francë votoi në favor të ligjit me 279 vota pro dhe 81 kundër. Më he...
foto ilustruese SHBA- Për vite të tëra, politikanët në Uashington e kanë parë Azinë kryesisht përmes prizmit t...
Pete Hegseth SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të...
Parlamenti francez FRANCA- Parlamenti francez ka miratuar përfundimisht një projektligj që ndalon aksesin në mediat sociale për t...
Oleksandr Syrsky UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura...
Pako me kokainë që u kapën nga autoritetet italiane. Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogramë kokainë, mbi...
Një aeroplan F-16 në një bazë ajrore në Bullgari. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit parala...
Foto ilustruse EUROPA- Brigadat zjarrfikëse po punojnë në provincën e Guadalajara, Spanjë, për të shuar një zjarr t...
Foto ilustruese ZVICËR- Dy pilotë të një linje ajrore zvicerane janë pezulluar nga detyra pak para një fluturimi nga Gjeneva,...
Foto ilustruese GJERMANI- Fatih G., 45-vjeçari turk i dyshuar për vrasjen e gjashtë punonjësve në një qendër paraburgi...