LIVE UPDATES
Bota

E para në Europë, Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Operatorët e platformave do të detyrohen të vendosin mekanizma efektivë për verifikimin e moshës së përdoruesve. Sipas Macronit, Franca po hap rrugën për një rregullim të mundshëm në të gjithë Evropën.

22 Korrik 2026, 08:24 Nga E. D
E para në Europë, Franca ndalon rrjetet sociale për
foto ilustruese

FRANCË- Asambleja Kombëtare në Francë votoi në favor të ligjit me 279 vota pro dhe 81 kundër. Më herët, Senati e kishte miratuar projektligjin me 243 vota pro dhe vetëm 2 kundër.

Me kërkesë të Presidentit Emmanuel Macron, rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi menjëherë pas pushimeve verore. Pas vendimit të Parlamentit, Macron deklaroi: "Kisha punuar për këtë nismë dhe tani është vendosur: që nga fillimi i vitit të ri shkollor, rrjetet sociale do të jenë të ndaluara për fëmijët nën 15 vjeç.”

Operatorët e platformave do të detyrohen të vendosin mekanizma efektivë për verifikimin e moshës së përdoruesve. Sipas Macronit, Franca po hap rrugën për një rregullim të mundshëm në të gjithë Evropën.

Për llogaritë e reja në rrjetet sociale, ligji do të zbatohet nga 1 shtatori. Për llogaritë ekzistuese do të ketë një periudhë kalimtare prej katër muajsh, deri më 1 janar 2027. Gjatë kësaj kohe, sipas Macronit, do të mbyllen llogaritë ekzistuese të përdoruesve nën 15 vjeç.

Përjashtime për përmbajtje edukative

Ndalimi do të prekë të gjitha platformat sociale, por do të ketë përjashtime për "enciklopeditë online” dhe "projektet digjitale me qëllime edukative”.

Platforma të njohura si YouTube dhe WhatsApp do të mund të përdoren ende për shikimin e videove ose për komunikim privat përmes mesazheve. Megjithatë, edhe ato do të duhet të zbatojnë kontrollin e moshës për funksionet që konsiderohen pjesë e një rrjeti social, si shpërndarja e përmbajtjes ose komentet.

Zgjerim i ndalimit të telefonave në shkolla

Ligji parashikon gjithashtu zgjerimin e ndalimit të telefonave celularë në shkolla. Ndërsa më parë ndalimi zbatohej në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, tani ai do të shtrihet edhe në shkollat e mesme të larta. Megjithatë, do të mbeten të mundshme përjashtime të caktuara.

Qëllimi i ligjit është të mbrojë të rinjtë nga efektet e dëmshme që rrjetet sociale mund të kenë ndaj shëndetit të tyre. Sipas një raporti të autoritetit kombëtar francez të shëndetit, përdorimi i rrjeteve sociale ka ndikim të konsiderueshëm negativ në shëndetin mendor të adoleshentëve.

Kritika ndaj ligjit

Debati për këtë ligj dhe mënyrën e zbatimit të tij ka vazhduar për një kohë të gjatë në parlamentin francez. Kritikët argumentojnë se ligji është i vështirë për t'u zbatuar dhe për këtë arsye përbën më shumë një masë simbolike sesa një zgjidhje reale.

Një nga problemet kryesore është mënyra se si do të verifikohet mosha e të rinjve. Partia Socialiste dhe partia e majtë franceze LFI kanë njoftuar tashmë se do t'i drejtohen Këshillit Kushtetues për të kërkuar shqyrtimin e ligjit.

Shqetësimet e Bashkimit Evropian

Edhe Komisioni Evropian ka shprehur rezerva ndaj planeve franceze. Sipas një zëdhënësi të Komisionit, ekziston rreziku që vendet anëtare të krijojnë sisteme të ndryshme kombëtare, duke sjellë pasiguri ligjore dhe duke e bërë më të vështirë zbatimin e rregullave.

Megjithatë, disa vende të tjera anëtare të BE-së, si Spanja, Greqia dhe Austria, po shqyrtojnë gjithashtu miratimin e një ndalimi të rrjeteve sociale për të miturit deri në një moshë të caktuar. Edhe ministrja gjermane për familjen, Karin Prien (CDU), ka deklaruar se dëshiron të vendosë një ndalim të ngjashëm në Gjermani.

Për shumë vende të BE-së, zbatimi teknik i kufijve të moshës nuk është i mundur pa bashkëpunimin e platformave të mëdha online. Megjithatë, vetëm Komisioni Evropian ka kompetencën për të vendosur dhe zbatuar rregulla të detyrueshme për këto platforma./DW

francë rrjetet sociale

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare