LIVE UPDATES
Bota

Turkmenistani vlerëson moralin e vajzave adoleshente në shkolla me testet e virgjërisë

Autoritetet nuk kanë marrë pëlqimin e adoleshenteve apo të prindërve të tyre për këto teste shumë kundërthënëse që po kryen nga gjinekologët

18 Shkurt 2024, 15:57 Nga S.N
Turkmenistani vlerëson moralin e vajzave adoleshente në shkolla me
Foto Ilustrim

TURKMENISTAN- Nxënëset e shkollave të mesme në provincën Balkan të Turkmenistanit po iu nënshtrohen testeve të detyrueshme të virgjërisë, që zyrtarët thonë se janë të nevojshme për të vlerësuar moralin e adoleshenteve.

Autoritetet nuk kanë marrë pëlqimin e adoleshenteve apo të prindërve të tyre për këto teste shumë kundërthënëse që po kryen nga gjinekologët, thanë për Radion Evropa e Lirë disa prindër dhe nxënëse.

Nxënëset që “dështojnë” në këtë test po raportohen në polici dhe shërbimet e sigurisë, sipas një punëtori të arsimit që është në dijeni me këtë fushatë.

“Në qytetet e Balkanabat dhe Turmenbashi, të gjitha nxënëset nga klasa e nëntë deri në të njëmbëdhjetën po detyrohen që t’iu nënshtrohen ekzaminimeve gjinekologjike. Lista e vajzave, që gjatë testimeve identifikohen se kanë pasur marrëdhënie seksuale, ndahet me departamentin lokal të policisë dhe Ministrinë e Sigurisë Kombëtare”, tha një person për REL-in. 

Policia shpesh kontrollon telefonat mobilë të vajzave që gjenden në listë për të kërkuar informacione për partnerët e tyre të dyshuar seksualë, pretendoi një punonjës tjetër i arsimit.

“Zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë shpjeguar se kjo po bëhet për të identifikuar dhe për të sjellë para drejtësisë personat që kanë pasur raporte intime me minorenet”, tha ky person që punon në kryeqytetin provincial, Balkanabat.

“Inspektime në shkallë të gjerë po kryen aktualisht në provincë”, shtoi ai.

Punëtorët e arsimit folën në kushte anonimiteti, duke u thirrur në arsye të sigurisë në shtetin e kontrolluar ashpër të Azisë Qendrore.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar zyrtarët qeveritarë në provincën Balkan për koment, por ata nuk janë përgjigjur.

Qeveria nuk ka dhënë asnjë shpjegim publik se pse po kryen testet gjinekologjike, por punonjësit në Balkanabat dyshojnë se testet janë të lidhura me një rritje të raportuar të shtatzënive në mesin e adoleshenteve në këtë provincë muajve të fundit. Gjashtë raste të tilla janë regjistruar vetëm në Balkanabat, tha një nga punëtorët e arsimit.

“Ky informacion shkoi deri te Ministria e Arsimit, e cila lëshoi më pas një qortim të ashpër për kreun e departamentit lokal të arsimit në Balkan. Pas kësaj, autoritetet provinciale nisën të kryenin kontrolle në qytetet e mëdha për ‘pastërtinë morale’”, tha ai.

Të ashtuquajturit teste të virgjërisë nuk janë të paprecedent në Turkmenistan, ku Qeveria autoritare ushtron kontroll të madh ndaj jetës së qytetarëve.

Më 2018, zyrtarët policorë dhe të sigurisë shoqëruan gjinekologët që të kryenin bastisje të befasishme në shkollat në rajonin verior të Dashoguzit. Zyrtarët kontrolluan telefonat mobilë të nxënësve meshkuj, duke kërkuar video pornografike, ndërkaq nxënëset u grumbulluan për të kryer teste të virgjërisë në zyrën e infermierisë së shkollës, thanë dëshmitarët.

“Gjatë testimeve u zbulua se disa vajza nuk ishin të virgjëra dhe prindërit e tyre u thirrën nga autoritetet dhe u ofenduan në sy të të gjithëve në shkollë”, tha atëbotë për REL-in një burim që kishte njohuri për këtë ngjarje.

Sipas atij burimi nga departamenti policor në Dashoguz, testimet e vitit 2018 supozohet se ishin pjesë e përpjekjeve të Qeverisë rajonale për të luftuar prostitucionin në mesin e adoleshentëve. Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë këtë pretendim.

Më 2019, administrata e shkollave në provincën juglindore të Marit urdhëroi që të gjitha nxënëset nga klasa e tetë deri të njëmbëdhjetën t’iu nënshtroheshin ekzaminimeve gjinekologjike “pavarësisht nëse prindërit e tyre japin pëlqim apo jo”.

Shumë aktivistë për të drejtat e grave në mbarë botën kanë dënuar të ashtuquajturit teste të virgjërisë, duke i cilësuar absurd dhe duke kërkuar ndalimin e një praktike të sigurisë.

Shumë ekspertë shëndetësorë argumentojnë se testime të tilla nuk mund të përcaktojnë nëse një person është i virgjër sepse himeni mund të dëmtohet në mënyra të ndryshme, jo vetëm përmes marrëdhënieve seksuale. Disa gra, madje, lindin pa himen./ Marrë nga REL.

turkmenistan

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale