LIVE UPDATES
Bota

Trupi gjykues pritet të caktojë datën e fillimit të gjykimit ndaj Pjetër Shalës

Në konferencën përgatitore për gjykim në Dhomat e Specializuara të Kosovës, kryetarja e trupit gjykues Mappie Veldt Foglia tha se përveç kësaj do të nxjerrin vendim edhe për viktimat pjesëmarrëse në procesin gjyqësor si dhe një vendim për njohjen në tërësi të dëshmitarëve.

19 Tetor 2022, 13:22 Nga I.A
Trupi gjykues pritet të caktojë datën e fillimit të gjykimit
Pjeter Shala

HAGË- Trupi gjykues në rastin kundër Pjetër Shalës në Hagë pritet të nxjerrë vendimin që përcakton datën e fillimit të procesit gjyqësor. Në konferencën përgatitore për gjykim në Dhomat e Specializuara të Kosovës, kryetarja e trupit gjykues Mappie Veldt Foglia tha se përveç kësaj do të nxjerrin vendim edhe për viktimat pjesëmarrëse në procesin gjyqësor si dhe një vendim për njohjen në tërësi të dëshmitarëve. Ajo tha se në periudhën në vijim turpi gjykues do të nxjerrë vendim edhe për pranueshmërinë e provave.

“Në periudhën në vijim, trupi gjykues synon të nxjerrë ndër të tjera vendimet e mëposhtme. Sigurisht, një vendim që përcakton datën për fillimin e procesit gjyqësor që ka të bëjë me viktimat pjesëmarrëse në procesin gjyqësor dhe për mbrojtjen e viktimave, ne do të mundohemi të jemi sa më gjithëpërfshirës të jetë e mundur sa i takon informacionit që nevojitet për këtë aspekt. Një vendim për njohjen në tërësi të dëshmitarëve, një vendim për pranueshmërinë e provave dhe një vendim sigurisht për kryerjen e proceseve gjyqësore”, tha ajo.

Në këtë konferencë përgatitore për gjykim, trupi gjykues ka marrë një sërë vendimesh ndër të cilat edhe atë ku miraton kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të ndryshuar listën e provave duke shtuar gjashtë dokumente. Kjo ishte kundërshtuar dje nga pala mbrojtëse. Në konferencën e djeshme avokati Jean-Louis Gilissen tha se është e vështirë të pranohen dokumente disa para konferencës përgatitore për gjykim meqë të njëjtat marrin kohë të analizohen. Ai kritikoi ndryshmet nga ana e prokurorisë që përfshijnë heqjen e disa dëshmitarëve në këtë periudhë kohore dhe shtimin e dokumenteve.

“Trupi gjykues është i mendimit se numri i materialeve që dëshiron të shtojë prokuroria është i kufizuar dhe vet këto dokumente nuk janë të gjërësishme, e dyta trupi gjykues mban parasysh faktin që parashtrimet e ZPS-së thonë që këto dokumente janë me vlerë provuese dhe trupi gjykues mendon që këto dokumente janë të rëndësishme për të arritur në të vërtetën. E treta, informacioni i këtyre materialeve është në domenin e publikun, është i shfrytëzueshëm nga publiku siç e ka pranuar edhe pala mbrojtëse. Trupi gjykues nënvizon që është e parakohshme kjo nëse mbrojtja nuk ka bërë parashtrime përmbi vlerën provuese të këtyre dokumenteve. ZPS e ka bërë këtë kërkesë përpara fillimit të gjyqit, për këtë arsye trupi gjykues është i bindur se ZPS ka treguar arsye të qëndrueshme dhe e ka bërë në kohë mocionin e saj. Trupi gjykues i kërkon ZPS-së që t’i nxjerrë këto dokumente për mbrojtjen dhe t’i bëjë pjesë të listës së dëshmitarëve të tyre, jo më vonë se data 28 tetor 2022”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Gjykatësja gjithashtu bëri të ditur se trupi gjykues dëshiron të shohë listën e të gjithë dëshmitarëve të ZPS-së, dëshmia e të cilëve synon të shfrytëzohet në gjyq.

“Trupi gjykues i kërkon ZPS-së të përfshijë dëshmitarët ekspertë mbi dëshmitë e të cilëve dëshiron të mbështetet dhe të paraqesë informacion mbi ekspertizën apo kualifikimet e të gjithë ekspertëve, dhe kjo përpara të premtes 28 tetor dhe për ta plotësuar gjithë kuadrin dhe për të qenë të qartë turpi gjykues e bën të qartë se dëshiron të shohë në listën e dëshmitarëve të gjithë dëshmitarët, dëshmia e të cilëve do të shfrytëzohet në gjyq nga ZPS-ja, pavarësisht nëse ata do të thirren për të dhënë dëshmi apo në mënyra të tjera”, tha ajo.

Po ashtu ajo miratoi kërkesën e ZPS-së për t’i shtuar 85 dokumente në njoftimin saj të rregullës 103. Ajo kërkoi nga mbrojtësi i viktimave që deri më 21 tetor të paraqesin listën e individëve të cilët do të kenë status të dyfishtë të viktimave dhe dëshmitarëve. Kryetarja e turpit gjykues theksoi se kjo listë do të jetë rreptësisht konfidenciale. Mbrojtja e të akuzuarit dhe mbrojtja e viktimave kanë afat deri më 11 nëntor 2022 të bëjnë parashtrimet e tyre lidhur me procedurat e zhdëmtimit.

pjeter shala kosova ne hage

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale