LIVE UPDATES
Bota

Trump: Zelenskyy të pranojë marrëveshjen për t'i dhënë fund konfliktit

Në Evropë janë shtuar shqetësimet mbi Ukrainën, ndërsa bota merret me pasojat e takimit që u mbajt javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

4 Mars 2025, 16:32 Nga r.ll
Trump: Zelenskyy të pranojë marrëveshjen për t'i
trump, zelenskyy

SHBA- Evropa po përpiqet të marrë rol udhëheqës mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump të hënën ndërpreu të gjithë ndihmën ushtarake për Kievin. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell zhvillimet e fundit, posaçërisht pas debatit të ashpër në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar kanë tërhequr vëmendjen e kryeqyteteve të mëdha në pothuajse të gjitha anët e botës.

Në Evropë janë shtuar shqetësimet mbi Ukrainën, ndërsa bota merret me pasojat e takimit që u mbajt javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

Diskutimi i ashpër mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit ukrainas Volodomyr Zelensky bëri që të mos nënshkruhej marrëveshja mbi mineralet e rralla ukrainase. Presidenti Trump thotë se marrëveshja është me rëndësi thelbësore për vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Kievin.

Të hënën, presidenti tha se nëse Ukraina dëshiron të mbijetojë, Presidenti Zelensky duhet të jetë i gatshëm për paqe.

“Ne duhet të bëjmë një marrëveshje dhe ajo mund të bëhet shumë shpejt. Unë besoj se Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje. Unë besoj se populli i Ukrainës dëshiron të bëjë një marrëveshje”, tha Presidenti Trump.

Presidenti Trump gjithashtu reagoi ashpër në rrjetin social ‘Truth’ kundër deklaratës së Presidentit Zelensky se lufta mund të vazhdojë shumë më gjatë. Rusia e filloi agresionin në Ukrainë më 2022.

Analistët thonë se ata nuk mund të parashikojnë lëvizjen e ardhshme të Presidentit Trump në lidhje me marrëveshjen që duket se është çelësi i kësaj situate.

Anna Borshchevskaya Instituti i Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Afërt

“Është ende e paqartë se cili është në të vërtetë plani i zotit Trump. Atë që kemi parë gjatë fundjavës, është se Evropa po bën më shumë për të penguar Rusinë”, thotë Anna Borshchevskaya nga Instituti i Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Afërt.

Presidenti Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë të premten dhe fluturoi përtej Atlantikut, për të marrë pjesë në një takim me aleatët kryesisht evropianë.

Kryeministri Keir Starmer e priti atë ngrohtësisht në Londër të hënën, duke përsëritur planin britanik për dërgimin e paqeruajtësve dhe duke ndarë 2 miliardë dollarë për 5000 raketa të mbrojtjes ajrore për Ukrainën.

“Është e vërtetë që Evropa duhet të bëjë më shumë për të mbështetur paqen në kontinentin tonë. Megjithatë, për të pasur sukses, kjo përpjekje duhet të ketë edhe mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara”, tha kryeministri Starmer gjatë një fjalimi në Parlamentin britanik.

Megjithatë, udhëheqësit e dy vendeve në luftë përsëritën mesazhet e tyre, duke treguar se sa larg janë në këtë konflikt që ka bllokuar Evropën për tre vjet.

“Mendoj se mbështetja amerikane do të vazhdojë, sepse dështimi i Ukrainës nuk është vetëm sukses i Putinit, është dështim i Evropës, është dështim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mendoj se të gjithë jemi të interesuar që të mos i japim Putinit një mundësi për të fituar”, tha Presidenti Zelensky.

“Ata duan që lufta të vazhdojë. Prandaj, në këtë situatë, natyrisht që përpjekjet e Uashingtonit dhe vetëm gatishmëria e Moskës nuk do të mjaftojnë, mungon një element vendimtar”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i presidencës ruse.

Ndërkaq, Pekini gjithashtu shprehu dëshirën për fundin e luftës.

“Kina nuk është palë e krizës në Ukrainë, por ne mbështesim të gjitha përpjekjet që ndihmojnë në arritjen e një zgjidhje paqësore. Shpresojmë që të gjitha palët e interesuara të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme që trajton shqetësimet e njëri-tjetrit”, tha Lin Jian zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka shtuar trysninë, duke thënë se administrata Trump “po ndalon dhe rishikon ndihmën tonë (për Ukrainën) për të siguruar që ajo po kontribuon për një zgjidhje”./VOA

Presidenti Trump gjithashtu paralajmëroi për një njoftim të ardhshëm të rëndësishëm për Ukrainën.

“Do të mbaj një fjalim. Ju ndoshta keni dëgjuar për fjalimin e të martës,”, tha ai.

Presidenti Trump do të mbajë një fjalim para dy dhomave të Kongresit, të martën në mbrëmje, me orën e Uashingtonit.

donald trump volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës