LIVE UPDATES
Bota

Për çfarë pritet të flasë presidenti Trump para Kongresit?

Sfida më urgjente për Presidentin Trump do të jetë bashkimi i shumicës republikane në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve për të miratuar buxhetin për financimin e qeverisë, para 14 marsit, afatit kur skadon buxheti aktual.

4 Mars 2025, 16:25 Nga r.ll
Për çfarë pritet të flasë presidenti Trump para
donald trump

SHBA- Presidenti Donald Trump do t’i drejtohet sot në mbrëmje Kongresit pas disa javësh në detyrë gjatë së cilës ka marrë vendime që kanë pasur ndikimin më të madh në historinë e çdo presidence.

Presidentit Trump pritet të paraqesë vizionin e tij mbi ekonominë dhe politikën e imigracionit.

Po kështu ai pritet të mbrojë disa nga vendimet e fundit polemizuese të tij, siç është ai për të shkurtuar qeverinë federale, apo mbi përplasjen me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Por sfida më urgjente për Presidentin Trump do të jetë bashkimi i shumicës republikane në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve për të miratuar buxhetin për financimin e qeverisë, para 14 marsit, afatit kur skadon buxheti aktual.

Republikanët ndahen në çështje që lidhen me shkurtimin e programeve jetike të tilla si ‘Medicaid’, që ofron sigurim shëndetësor për personat me të ardhura të ulëta, uljen e borxhit, si dhe zgjatjen, ose jo të një ligji të miratuar në vitin 2017, për shkurtimin e taksave, miratuar gjatë mandatit të parë të zotit Trump.

Presidenti Trump ka bërë thirrje për miratimin e atij që e ka quajtur "një ligj të madh e të bukur" për të financuar axhendën e tij të politikës së brendshme.

“Ne kemi shumë punë përpara nesh, por do të ofrojmë rezultate lidhur me axhendën Amerika e Parë”, u tha gazetarëve javën e kaluar kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson.

"Ne do ta zbatojmë atë të gjithën dhe jo vetëm pjesë të saj", shtoi ai.

Demokratët e Kongresit thonë se qasja e republikanëve mbi buxhetin do të thotë përfitim për të pasurit.

"Nuk duhet të keni asnjë dyshim, se do të grabisë të moshuarit, fëmijët personat me aftësi të kufizuar, ata do të paguajnë që të pasurit të bëhen më të pasur", tha javën e kaluar kreu i pakicës në Senat, Chuck Schumer.

Presidenti Trump pritet të flasë gjithashtu mbi çështjen e tarifave ndaj vendeve të tjera dhe të mbrojë nevojën e vendosjes së tyre.

Të martën hynë në fuqi tarifat prej 25% ndaj mallrave që importohen nga Kanadaja e Meksika.

Presidenti Trump thotë se tarifat do të ishin një nxitje për kompanitë që të prodhonin më shumë brenda Shteteve të Bashkuara, si një mënyrë për t’i shmangur ato.

"Pra, ajo që ata duhet të bëjnë është të ndërtojnë fabrikat e tyre të makinave, apo për produkte të tjera në Shtetet e Bashkuara e në këtë mënyrë nuk kishin tarifa", tha ai.

Por eksperti Shannon Bow O'Brien tha për Zërin e Amerikës se një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë.

"Me siguri ajo që do të ndodhë është se shumica e prodhuesve do të shkojnë në vende të tjera ndaj të cilave nuk janë vendosur tarifa, ose thjesht do të largohen", tha Shannon Bow O'Brien, profesor i asociuar në Universitetin e Teksasit në Austin.

“Nuk besoj se (Presidenti Trump) do të arrijë atë që ai dëshiron, që është që prodhimi të bëhet brenda Shteteve të Bashkuara”, tha zoti O’Brien.

Javët e para në detyrë të Presidentit Trump u shënuan nga urdhra ekzekutivë që trajtonin një nga çështjet kryesore të fushatës së tij, reformën në imigracion.

Gjatë fjalimit në Kongres zoti Trump pritet të theksojë ndryshimet që administrata e tij ka bërë lidhur me sigurinë e kufirit jugor të vendit me Meksikën.

Ai mund të flasë gjithashtu edhe mbi Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, njohur gjithashtu si ‘DOGE’, një departament që drejtohet nga biznesmeni miliarder Elon Musk.

Ndërsa tradicionalisht fjalimet presidenciale në Kongres përqëndrohen tek çështjet e brendshme, Presidenti Trump do të trajtojë edhe disa sfida urgjente të politikës së jashtme.

Pas takimit me tone të ashpra në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësin e Ukrainës Zelenskyy të premten e kaluar, Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai nuk mendon se Ukraina e ka pranuar plotësisht se Shtetet e Bashkuara e kanë ndihmuar me rreth 200 miliardë dollarë që nga fillimi i sulmit rus më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti Trump pritet gjithashtu të trajtojë çështjen e armëpushimit në Gazë si dhe planet e tij për rindërtimin e rajonit të përfshirë nga lufta.

Do të jetë senatorja dhe ish-analistja e CIA-s Elissa Slotkin, e cila do të mbajë fjalimin në emër të demokratëve, si përgjigje ndaj fjalimit të Presidentit Trump.

Zonja Slotkin fitoi zgjedhjet në shtetin e fushëbetëjës, atë të Miçiganit, duke u përqendruar në çështje si ekonomia./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet