Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Trump tha se ka urdhëruar dislokimin e dy nëndetëseve bërthamore për shkak të “deklaratave jashtëzakonisht provokuese” të bëra nga Medvedevi.
RUSIA- Rusia bëri thirrje për kujdes, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, javën e kaluar njoftoi për dislokimin e dy nëndetëseve bërthamore afër Rusisë, pas një përplasjeje online me ish-presidentin rus, Dmitry Medvedev. Trump tha se ka urdhëruar dislokimin e dy nëndetëseve bërthamore për shkak të “deklaratave jashtëzakonisht provokuese” të bëra nga Medvedevi.
Presidenti amerikan nuk specifikoi nëse bëhej fjalë për nëndetëse të pajisura me armë bërthamore apo vetëm nëndetëse që operojnë me energji bërthamore. Ai po ashtu nuk dha detaje për vendndodhjen e nëndetëseve, pasi vendndodhjet e tyre mbahen sekret nga ushtria amerikane.
“Rusia është shumë e vëmendshme ndaj çështjes së mospërhapjes bërthamore. Ne besojmë se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me retorikën bërthamore”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një prononcimi për gazetarë më 4 gusht.
Përplasja mes Medvedevit dhe Trumpit ndodhi në kohën kur Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë afat Rusisë deri më 8 gusht që t’i japë fund luftës kundër Ukrainës ose në të kundërtën do të përballet me sanksione. Medvedev i tha Trumpit se “çdo ultimatum është kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo në mes të Rusisë dhe Ukrainës, por kundër shtetit të tij”.
Aktualisht, Medvedev është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë të Rusisë. Medvedev njihet për deklaratat e tij provokuese dhe nxitëse që nga fillimi i luftës në Ukrainë në 2022. Ai shpesh ka bërë kërcënime bërthamore dhe ka fyer udhëheqësit perëndimorë përmes postimeve në rrjetet sociale. Trump dhe Medvedev janë përplasur edhe në të kaluarën përmes postimeve në rrjetet sociale./ REL
Alessandro Venier ITALI- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen makabre të 35-vjeçarit Alessandro Venier n&eu...
foto ilustruese MOSKË- Në Moskë nis gjykimi ndaj 19 personave që akuzohen për përfshirje në sulmin në sallën ...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Qindra zyrtarë të sigurisë izraelite në pension, përfshirë ish-krerët e agjencive të...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Udhëheqësit perëndimorë kanë dënuar pamjet e shfaqura në videot e pengjeve izraelit...
Vladimir Putin dhe Donald Trump SHBA- Është shumë e pazakontë që presidentët amerikanë të urdhërojn&...
Foto ilustruese UKRAINA- Në Ukrainë, hetuesit kanë zbuluar një skandal të ri korrupsioni që lidhet me pro...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff mund të udhëtojë p&e...
Harta JEMEN- Më shumë se 60 emigrantë humbën jetën kur një anije që transportonte rreth 150 persona u mbyt në ...
Foto ilustruese AFGANISTAN- Një agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara, e themeluar më 2008, për të vlerësuar përpje...
foto ilustruese GAZA- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë një diskutim të posaçëm mbi pe...