LIVE UPDATES
Bota

Trump u mburr para bashkëpunëtorëve se ai e dinte "të palarat" e jetës seksuale të Macron

Dy burime me njohuri për këtë çështje i thanë revistës amerikane Rolling Stone se Trump ka përfolur për "të palarë" të Macron gjatë mandatit të tij dhe pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë. Madje, burimet thanë se ai kishte mësuar për jetën e dashurisë së Macron nga “informacionet” që ose i kishte parë ose ja kishin thënë.

30 Gusht 2022, 15:16 Nga d.a.
Trump u mburr para bashkëpunëtorëve se ai e dinte "të
Trump dhe Macron

SHBA- Një skandal i ri është shkaktuar nga informacioni se ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump për vite me radhë ju mburr bashkëpunëtorëve të tij se dinte informacione “të nxehta” për jetën sentimentale të Emmanuel Macron. 

Dy burime me njohuri për këtë çështje i thanë revistës amerikane Rolling Stone se Trump ka përfolur për "të palarë" të Macron gjatë mandatit të tij dhe pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë. Madje, burimet thanë se ai kishte mësuar për jetën e dashurisë së Macron nga “informacionet” që ose i kishte parë ose ja kishin thënë.

Një nga dy burimet tha se Donald Trump nuk dha hollësi se çfarë dinte për presidentin francez, megjithatë "është e vështirë të dallosh nëse ai po fliste marrëzi apo i kishte të vërteta". Deri më tani nuk dihet nëse Donald Trump kishte informacione që ekspozonin Macron.

Megjithatë, në bastisjen e fundit të FBI-së në resortin e Trumpit në Florida, Mar-a-Lago, ndër të tjera u sekuestrua një dosje e etiketuar "info re: Presidenti i Francës". Nuk është ende e qartë nëse përmbajtja e dosjes përmban informacione nga shërbimet e inteligjencës amerikane apo nëse ajo që renditet është e klasifikuar.

Jennifer Palmieri, ish-ndihmëse e Hillary Clinton, nuk e përjashtoi mundësinë që dosja të kishte "kompromat", duke përdorur termin rus për informacione që mund të përdoren për shantazh.

Megjithatë, një përfaqësues i presidencës franceze sqaroi për revistën amerikane se nuk kishte asnjë pyetje për administratën Biden për informacion në lidhje me dokumentet e sekuestruara në resortin Trump në Florida.

Gjatë mandatit të tij në detyrë, Donald Trump pati një marrëdhënie mjaft të stuhishme me Emmanuel Macron. Fillimisht ai tregoi se mbështet Marine Le Pen në zgjedhjet presidenciale të 2017. Madje e ftoi në Kullën Trump në Nju Jork dhe foli shumë për të në intervista.

Macron e ftoi kur u zgjodh në festimet e 14 korrikut në Paris. Trump iu përgjigj ftesës dhe ishte aq i impresionuar nga parada saqë kishte kërkuar një ngjarje të ngjashme në Uashington. Vazhdimi ishte shpërthyes. Macron kërcënoi se do ta përjashtonte Trumpin nga një deklaratë e përbashkët e unitetit të G7. Edhe pse në vitin 2019 ai donte të rivendoste marrëdhëniet e tyre, duke i dërguar Trumpit një "pemë miqësie" për të mbjellë në Shtëpinë e Bardhë, situata nuk u përmirësua.

Në dhjetor të atij viti, Trump akuzoi Macron-in se kishte bërë komente "shumë, shumë të shëmtuara" në periferi të një samiti të NATO-s. Ish-ndihmësja e Trump-it, Stephanie Grisham, shkroi gjithashtu në librin e saj se Trump e quajti privatisht Macron-in një "zuskë" dhe e përçmoi presidentin francez si " 60 kg zemërim".

donald trump emmanuel macron jennifer palmieri hillary clinton

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet