Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Trump për Mojtaba Khamenein: Nuk do t'ju tregoj planet e mia për të, por nuk jam i kënaqur...
Kur u pyet se cilat ishin planet e tij për Udhëheqësin e ri Suprem të vendit, ai tha nuk do e tregojë për momentin. Nga klubi i tij i golfit në Doral, pranë Majamit, Presidenti amerikan tha gjithashtu se nuk ka asnjë qëllim të dërgojë trupa amerikane në Iran për të nxjerrë material bërthamor nga Isfahani.
9 Mars 2026, 17:25Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij me udhëheqësin e ri në Iran. Në një deklaratë për New York Post, Trump tha hapur se nuk ishte i kënaqur me emërimin e Ajatollah Mojtaba Khamenei si pasardhës i babait të tij të vrarë.
Kur u pyet se cilat ishin planet e tij për Udhëheqësin e ri Suprem të vendit, ai tha nuk do e tregojë për momentin. Nga klubi i tij i golfit në Doral, pranë Majamit, Presidenti amerikan tha gjithashtu se nuk ka asnjë qëllim të dërgojë trupa amerikane në Iran për të nxjerrë material bërthamor nga Isfahani.
"Ne nuk kemi marrë asnjë vendim për këtë. Nuk kemi asnjë qëllim", tha Trump për dërgimin e trupave amerikane në impiantin nëntokësor të pasurimit të uraniumit të Iranit pranë kryeqytetit historik./Dosja.al