LIVE UPDATES
Bota

Trump paralajmëron Rusinë për tarifa shumë të ashpra

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi Moskën se do të vendosë ndaj Rusisë dhe vendeve që zhvillojnë tregti me Rusinë tarifa "shumë shumë të rënda" tregtare dhe doganore që shkojnë deri në 100%.

15 Korrik 2025, 10:42 Nga N.F
Trump paralajmëron Rusinë për tarifa shumë të ashpra
Foto

SHBA- Presidenti i SHBA-së tha se është "shumë i pakënaqur" me Rusinë dhe paralajmëroi se do të vendosë "tarifa shumë të ashpra" nëse brenda 50 ditësh nuk do të arrihet një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi Moskën se do të vendosë ndaj Rusisë dhe vendeve që zhvillojnë tregti me Rusinë tarifa "shumë shumë të rënda" tregtare dhe doganore që shkojnë deri në 100%.

Kjo masë është pjesë e përpjekjeve për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Njoftimi i Trumpit erdhi gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Presidenti Trump shprehu zhgënjimin e tij me Rusinë dhe paralajmëroi për pasoja të rënda ekonomike, nëse brenda 50 ditësh nuk do të arrihet një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

"Do të vendosim tarifa dytësore, nëse nuk kemi një marrëveshje brenda 50 ditësh. Kjo është shumë e thjeshtë, dhe ato do të jenë 100%, ja kështu do ta bëjmë", u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trumpi e bëri këtë deklaratë ndërsa ishte ulur krah për krah me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Zyrën Ovale. Trump tha: "Unë e përdor tregtinë për shumë gjëra. Por ajo është shumë e mirë edhe për përfundimin e luftërave". Komentet e Trumpit vijnë në mes të tensioneve në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

I dërguari special i Uashingtonit në Kiev

Ndërkohë, i dërguari special i Uashingtonit për Ukrainën, Keith Kellogg, mbërriti në Kiev, ku u takua me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski për të diskutuar sigurinë dhe sanksionet kundër Moskës. Sipas një postimi të Zelenskit në rrjetet sociale ata kishin pasur një bisede "produktive" gjatë së cilës diskutuan për bashkëpunimin dypalëshnë fushën e mbrojtjesdhe për sanksionet ndaj Rusisë

"Diskutuam rrugën drejt paqes dhe çfarë mund të bëjmë praktikisht së bashku për ta sjellë atë sa më afër", shkroi presidenti ukrainas në platformën X.

"Kjo përfshin forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, prodhimin e përbashkët dhe prokurimin e armëve mbrojtëse në bashkëpunim me Evropën. Dhe sigurisht sanksione kundër Rusisë dhe atyre që e ndihmojnë atë", shtoi Zelenski.

Ai e falënderoi të dërguarin special Kellogg për vizitën në Ukrainë dhe Trumpinpër dërgimin e "sinjaleve të rëndësishme për mbështetje".

Vizita e Keith Kellogg është parashikuar të zgjasë rreth një javë dhe vjen pas njoftimit të Donald Trumpit se SHBA-të do të dërgojnë sisteme me raketa mbrojtëse kundërajrore Patriot në Ukrainë./ DW

trump rusia

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale