LIVE UPDATES
Bota

Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?

Falë zgjerimit të prodhimit të dronëve Rusia tani është në gjendje të kryejë sulme kaq masive. Ajo nuk është më e varur nga Irani, siç ishte rasti në vitin 2022.

15 Korrik 2025, 08:16 Nga N.F
Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?
Foto

UKRAINË- Kievi dhe Odesa janë nën sulmet më masive ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Moska po sulmon me qindra dronë dhe raketa. Po pse tani? Rusia kreu prapë një sulm tjetër me dronë në Odessa. Sipas mediave lokale, u goditën ndërtesa e qendrës së rekrutimit të ushtrisë ukrainase dhe ndërtesa banimi. Një ditë më parë, të paktën dy persona u vranë në një sulm masiv në Kiev të Ukrainës.   Disa lagje të qytetit u goditën. Kryebashkiaku Vitali Klitschko raportoi se një stacion ambulance u shkatërrua.

Kohët e fundit, është regjistruar një seri sulmesh masive të kombinuara ruse. Ajo që ndodhi natën e 4 korrikut në Kiev, për shembull, quhet edhe si "nata e ferrit"  nga mediat ukrainase. Ushtria ruse përdori më shumë se 500 dronë dhe raketa Kinzhal dhe Iskander. Por më pas janë përdorur prapë qindra dronë e raketa.

Pas kësaj, edhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump,  i cili më parë e paraqiti veten si ndërmjetës në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, tha se ishte i zhgënjyer me Rusinë. Ai gjithashtu e ashpërsoi retorikën e tij ndaj Kremlinit. "Putin po bën shumë budallallëqe", tha Trump, duke shtuar se presidenti rus është "gjithmonë shumë i sjellshëm", por në fund "rezulton të jetë e parëndësishme".

Menjëherë pas këtyre deklaratave, Shtetet e Bashkuara rifilluan dërgesat e llojeve të caktuara të armëve në Ukrainë. Këto janë, sipas Reuters, predha artilerie dhe obus vetëlëvizës. Ndërkohë SHBA  ka vendosur të dërgojë prapë edhe sisteme Patriot.

Prodhim mijëra dronësh në muaj

Falë zgjerimit të prodhimit të dronëve Rusia tani është në gjendje të kryejë sulme kaq masive. Ajo nuk është më e varur nga Irani, siç ishte rasti në vitin 2022.

"Rusia ka përdorur dronë që nga viti 2022, por tani ka ndryshuar sasia", tha për DW eksperti i teknologjisë ushtarake David Hambling. "Tani po prodhohen në muaj mijëra, ndoshta dhe dhjetëra-mijëra dronë. Kjo është e mjaftueshme për të mbingarkuar shumicën e sistemeve mbrojtëse të projektuara për të kapur raketa."

Koloneli Markus Reisner nga ushtria austriake thekson në një intervistë me DW se Rusia nuk do të ishte në gjendje të kryente sulme kaq masive pa ndihmën e vendeve të tjera. Kina, thotë ai, furnizon Rusinë me pjesë për të prodhuar dronë, ndërsa Koreja e Veriut furnizon Moskën me raketa balistike. "Është e qartë se Rusia llogarit në mbështetjen e vendeve të tjera këtu", përfundon Reisner.

Terrorizimi i popullsisë ukrainase

Pas sulmit të fundit ndaj Kievit, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu mendimin e tij se pse Rusia po intensifikon bombardimet e kryeqytetit. Vladimir Putin dëshiron që, siç thotë ai, "njerëzit të vuajnë dhe të ikin nga Ukraina, që shtëpitë, shkollat - jetët e tyre - t'i shkatërrojë kudo, jo vetëm në front", raporton portali ukrainas NV.

New York Times shkruan, duke cituar burime pranë Kremlinit, se në këtë mënyrë Rusia dëshiron të thyejë mbrojtjen ukrainase në muajt e ardhshëm.

Koloneli Reisner beson se Putin po përpiqet të arrijë dy qëllime strategjike me sulmet e fundit të kombinuara - së pari, të shkatërrojë kompleksin ushtarako-industrial të Ukrainës dhe së dyti, të ndikojë në publik duke sulmuar civilët. "Sulmet e synuara ndaj popullsisë, e cila është dobësuar nga terrori, janë një përpjekje indirekte për të ushtruar presion mbi qeverinë ukrainase", shpjegon ai.

A po fillon ofensiva ruse e verës?
Shumë analistë ushtarakë presin që Rusia të nisë një ofensivë të re këtë verë. Shkencëtari politik gjerman Andreas Heinemann-Grüder i sheh sulmet e kombinuara të intensifikuara që Ukraina i është nënshtruar së fundmi si pjesë të asaj fushate.

Qëllimi i Rusisë, beson ai, është të dobësojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës deri në atë pikë sa humbjet të mos mund të kompensohen nga furnizimet perëndimore të armëve dhe sistemeve mbrojtëse. Kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë se Rusia po përgatitet për një "betejë vendimtare", sugjeron Heinemann-Grüder.

Ai nuk e përjashton mundësinë që Rusia të jetë në gjendje ta rrethojë Ukrainën deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm dhe ta detyrojë atë të pranojë kërkesat e Kremlinit.

Çfarë mund të bëjë Perëndimi?

Ekspertët thonë për DW se Perëndimi duhet të veprojë më me vendosmëri për t'i mohuar Rusisë iniciativën në fushën e betejës. Në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila u mbajt në Romë ditët e fundit, Presidenti Zelensky tha se Ukraina kishte gjetur një zgjidhje për të sprapsur sulmet ruse - me dronë të caktuar. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se sektori i mbrojtjes i vendit të tij ka nevojë urgjente për investime të mëdha.

Koloneli Reisner konfirmon se Ukraina tashmë po arrin rezultate të mira në prodhimin e dronëve të saj. Megjithatë, mbrojtjen efikase nuk mund të bëjë pa mbështetjen perëndimore.

"Ne kemi nevojë për ndihmën perëndimore, veçanërisht kur bëhet fjalë për sisteme të specializuara armësh, siç janë sistemet raketore të mbrojtjes ajrore Patriot."

Qëndrimet e kancelarit Merz

Kancelari gjerman Friedrich Merz  tha më parë se Gjermania ishte gati të blinte këto sisteme nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën. Donald Trump u tha gazetarëve të dielën se do t'i dërgonte Ukrainës "armë shumë të sofistikuara" dhe se këto armë do të "paguheshin 100 për qind". Ai shpjegoi se këto sisteme do t'i paguajë NATO.

Për të ofruar ndihmë efektive, Perëndimi duhet të kapërcejë frikën se armët e dërguara mund të bien në duart e Rusisë, thotë Andreas Heinemann-Grüder. Disa kompani perëndimore të armëve kanë frikë se kjo mund të rezultojë në humbjen e avantazhit teknologjik.

Ato janë gjithashtu të shqetësuara se krijimi i sipërmarrjeve të përbashkëta me Ukrainën mund të ulë çmimet e produkteve të tyre. "Sipas mendimit tim, kjo mënyrë e të menduarit duhet të kapërcehet", thotë eksperti. /DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale