LIVE UPDATES
Bota

Gjykata në SHBA ndalon përkohësisht përpjekjet për t’iu hequr mbrojtjen afganëve

Gjykata e Apelit për Qarkun e Katërt në Riçmond, Virxhinia, vendosi një pezullim administrativ mbi vendimin për t’i dhënë fund statusit të mbrojtjes së përkohshme për afganët, duke e shtyrë atë deri më 21 korrik. Kjo masë erdhi pas një kërkese nga organizata CASA, e cila mbron të drejtat e imigrantëve.

15 Korrik 2025, 09:06 Nga N.F
Gjykata në SHBA ndalon përkohësisht përpjekjet për
Foto

SHBA- Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ndaloi përkohësisht vendimin e Qeverisë amerikane për t’iu hequr statusin e mbrojtjes së përkohshme afganëve që gjenden në SHBA. Kjo u jep së paku edhe një javë kohë mijëra afganëve që rrezikojnë të dëbohen dhe të kthehen në Afganistan - vendin që kontrollohet nga talibanët.

Gjykata e Apelit për Qarkun e Katërt në Riçmond, Virxhinia, vendosi një pezullim administrativ mbi vendimin për t’i dhënë fund statusit të mbrojtjes së përkohshme për afganët, duke e shtyrë atë deri më 21 korrik.Kjo masë erdhi pas një kërkese nga organizata CASA, e cila mbron të drejtat e imigrantëve.

CASA paraqiti një kërkesë urgjente më 14 korrik, pikërisht në ditën kur pritej të përfundonte statusi i mbrojtjes për afganët. Gjykata nuk dha asnjë arsye për vendimin e saj, ndërsa administrata amerikane ka afat deri më 16 korrik, ora 23:59, për të dhënë përgjigje.

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare njoftoi qysh më 12 maj se statusi i mbrojtjes së përkohshme për afganët do të skadojë më 14 korrik. Ky vendim do t’i prekte rreth 9.000 deri në 12.000 afganë që aktualisht jetojnë dhe punojnë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara, në kuadër të këtij programi.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe vetë refugjatët afganë e kritikuan ashpër vendimin, duke thënë se ai vë në rrezik jetën e mijëra njerëzve dhe injoron situatën e vështirë dhe të rrezikshme që vazhdon në Afganistan.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha atëkohë se vendimi për t’i dhënë fund statusit të mbrojtjes së përkohshme, është marrë duke u bazuar në vlerësimin e tij se kushtet në Afganistan “janë përmirësuar mjaftueshëm” dhe nuk i plotësojnë më kërkesat ligjore për të pasur këtë status.

Mbështetësit e afganëve thonë se shumë prej atyre që jetojnë në SHBA, kanë punuar me ushtrinë amerikane ose me organizata të tjera në Afganistan. Kjo, sipas tyre, i bën ata të rrezikuar nga trajtimi i ashpër nga talibanët, të cilët nuk njihen si qeveri legjitime nga Uashingtoni dhe shumica e vendeve të botës.

Kjo frikë bazohet në ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Afganistan që kur talibanët u rikthyen në pushtet në vitin 2021. Që nga ajo kohë, talibanët zbatojnë rregulla shumë strikte - bazuar në ligjin islamik - duke kufizuar shumë të drejta dhe liri, sidomos për gratë dhe vajzat.

Ato nuk lejohen më të ndjekin arsimin e mesëm dhe nuk mund të punojnë në shumicën e vendeve të punës. Raportet nga OKB-ja dhe organizatat për të drejtat e njeriut tregojnë se në Afganistan ka shkelje serioze të të drejtave të njeriut.

Ato përfshijnë vrasje pa gjyq, zhdukje të njerëzve me forcë, tortura dhe rrahje në publik. Këto veprime bëhen kryesisht kundër ish-zyrtarëve qeveritarë dhe njerëzve që janë kundër regjimit./ REL

shba emigrante afgane

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje