11 Tetor 2025, 11:03
Nga I.A
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Kinën të premten vonë me tarifa shtesë prej 100 për qind, si dhe me anulimin e një takimi me presidentin kinez Xi Jinping, duke e ringjallur luftën tregtare me Pekinin për shkak të mosmarrëveshjeve mbi kufizimet e eksporteve të mineraleve të rralla.
Trump tha se tarifat shtesë, së bashku me kufizimet e reja të SHBA-së mbi “çdo lloj softueri jetik”, do të hyjnë në fuqi më 1 nëntor, si kundërpërgjigje ndaj asaj që ai e quajti veprim “jashtëzakonisht agresiv” të Pekinit.
“Është e pamundur të besosh se Kina do të ndërmerrte një veprim të tillë, por e bëri, dhe pjesa tjetër është histori”, tha ai në platformën e tij Truth Social.
Mallrat kineze aktualisht përballen me tarifa prej 30 për qind në SHBA, të vendosura nga Trump më herët, kur ai akuzonte Pekinin se ndihmonte tregtinë e fentanilit dhe për praktika të padrejta tregtare. Tarifat hakmarrëse të Kinës aktualisht janë 10 për qind.
Trump kishte paralajmëruar për tarifat disa orë më herët në një postim të gjatë dhe të papritur në Truth Social, ku pretendonte se Kina u kishte dërguar letra vendeve të ndryshme duke detajuar kufizimet e saj të reja të eksporteve për mineralet e rralla.
Mineralet e rralla janë thelbësore për të prodhuar shumëçka, nga telefonat inteligjentë dhe automjetet elektrike deri te pajisjet ushtarake dhe teknologjitë e energjisë së ripërtëritshme. Kina zotëron pjesën dërrmuese të prodhimit dhe përpunimit global të këtyre materialeve.
“Nuk ka shanse që Kina të lejohet ta mbajë botën ‘peng’”, shkroi Trump, duke përshkruar qëndrimin e Kinës si “shumë armiqësor”.
Presidenti amerikan pastaj vuri në dyshim planet e tij për t’u takuar me presidentin kinez Xi në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) më vonë këtë muaj. Ky do të ishte takimi i parë mes udhëheqësve të dy ekonomive më të mëdha në botë që nga kthimi i Trump në pushtet në janar.
“Do të takoja presidentin Xi pas dy javëve, në APEC, në Korenë e Jugut, por tani duket se nuk ka arsye për ta bërë”, shkroi ai.
Më vonë, Trump u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se nuk e kishte anuluar takimin.
“Nuk e kam anuluar, por nuk e di nëse do ta mbajmë. Megjithatë, unë do të jem atje gjithsesi, kështu që supozoj se mund të ndodhë”, tha ai.
Presidenti amerikan tha se nuk e kuptonte pse Kina po vepronte tani. “Disa gjëra shumë të çuditshme po ndodhin në Kinë! Po bëhen shumë armiqësorë”, deklaroi ai.
Trump shtoi se vende të tjera kishin kontaktuar Shtetet e Bashkuara për të shprehur zemërimin e tyre ndaj “armiqësisë së madhe tregtare të Kinës, e cila ndodhi papritmas”.
Uashingtoni dhe Pekini ishin përfshirë në një luftë tarifash këtë vit që kërcënoi ta ndalte plotësisht tregtinë midis dy ekonomive më të mëdha të botës./REL
donald trump
Bota
11 Tetor 2025, 10:44
I.A
TIRANË- Belfasti si simbol i pajtimit: Eshtë një ditë e vrenjtur vjeshte në Belfast, thënë më saktë në k&eum...
Bota
11 Tetor 2025, 10:05
E.d
Foto ilustruse
ITALI - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë e një zjarri të madh kanë humbur...
Bota
11 Tetor 2025, 08:44
E.d
Foto ilustruse
PALESTINË - Gaza do të furnizohet me ushqim menjëherë pas marrëveshjes së armëpushimit, e cila ë...
Bota
11 Tetor 2025, 08:17
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Kryebashkiakja gjermane Iris Stalzer, e cila u gjet e goditur 13 herë me thikë, është qëlluar nga vajza e...
Bota
11 Tetor 2025, 08:01
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Administrata e Presidentit, Trump ka pushuar nga puna mijëra punonjës federalë. Këtë e ka bërë...
Bota
11 Tetor 2025, 07:44
E.d
Foto ilustruse
PALESTINË - Mijëra palestinezë janë kthyer në shtëpitë e tyre, pas vendosjes së armëpushimit n&...
Bota
10 Tetor 2025, 22:04
E. D
Emmanuel Macron dhe Sébastien Lecornu
FRANCË- Presidenti Emmanuel Macron i ka kërkuar Sébastien Lecornu të kthehet si kryemini...
Bota
10 Tetor 2025, 20:44
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Drejtori i Zyrës së Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, Russ Vote, njoftoi sot n&e...
Bota
10 Tetor 2025, 20:23
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Qeveria e Nicolas Maduros, duke kërkuar t'i japë fund konfliktit të saj të gjatë me Shtetet e Bashkuara...
Bota
10 Tetor 2025, 20:03
E. D
Melania Trump
SHBA- Melania Trump ka deklaruar se tetë fëmijë ukrainas janë ribashkuar me familjet e tyre pas bisedimeve të vazhd...