LIVE UPDATES
Bota

Tregjet e rrjetit të errët gjenerojnë miliona të ardhura nga shitja e të dhënave personale që janë vjedhur

Në total, kishte 2.158 shitës që reklamuan të paktën një nga 96.672 listimet e produkteve në 30 tregje të errëta. Shitësit dhe listat e produkteve, nuk u shpërndanë në mënyrë të barabartë nëpër tregje. Mesatarisht, tregjet kishin 109 pseudonime unike të shitësve dhe 3.222 listime produktesh në lidhje me produktet e të dhënave të vjedhura.

28 Dhjetor 2022, 23:26 Nga DOSJA
Tregjet e rrjetit të errët gjenerojnë miliona të ardhura nga
Haker

Nga Christian Jordan Howell & David Maimon

Sot është e zakonshme të dëgjosh lajme mbi shkelje të mëdha të të dhënave. Por çfarë ndodh kur vidhen të dhënat e tua personale? Studimi ynë tregon se si ashtu me shumicën e mallrave legale, produktet e të dhënave të vjedhura rrjedhin përmes një zinxhiri furnizimi të përbërë nga prodhues, shitës me shumicë dhe konsumatorë.

Por ky zinxhir furnizimi, përfshin ndërlidhjen e organizatave të shumta kriminale, të cilat veprojnë në tregje të paligjshme. Ai fillon me prodhuesit – hakerët që shfrytëzojnë sistemet e cenueshme dhe që vjedhin informacione të ndjeshme si numrat e kartave të kreditit, kodet e llogarisë bankare dhe numrat e sigurimeve shoqërore.

Më pas, të dhënat e vjedhura reklamohen nga tregtarët e shumicës dhe shpërndarësit që i shesin të dhënat. Dhe në fund, të dhënat blihen nga konsumatorët që i përdorin për të kryer forma të ndryshme mashtrimi, përfshirë transaksione mashtruese me kartën e kreditit, vjedhje të identitetitdhe sulme kibernetike “phishing” (peshkimit, pra hakerimit të telefonit të dikujt përmes dërgimit të një linku).  

Ky trafik i të dhënave të vjedhura midis prodhuesve, shitësve me shumicë dhe konsumatorëve mundësohet nga tregjet e errëta (darket), të cilat janë faqe interneti që i ngjajnë faqeve tëzakonshme të tregtisë elektronike (online), por që janë të aksesueshme vetëm duke përdorur shfletues të veçantë ose kode të veçanta të autorizimit.

Gjatë kërkimit tonë, ne zbuluan mijëra shitës që shisnin dhjetëra mijëra produkte të dhënash të vjedhura në 30 tregje të errëta. Këta shitës kishin më shumë se 140 milionë dollarë të ardhura gjatë një periudhe 8-mujore. Ashtu si faqet tradicionale të tregtisë elektronike, edhe tregjet e rrjetit të errët ofrojnë një platformë për shitësit, i lidh shitësit me blerësit e mundshëm për të lehtësuar transaksionet.

Por këto tregje janë të njohura për shitjen e produkteve të paligjshme. Një tjetër dallim thelbësor,është se qasja në tregjet e rrjetit të errët kërkon përdorimin e softuerit të veçantë si Onion Router, ose TOR, i cili ofron siguri dhe anonimitet. Silk Road, që u shfaq për herë të parë në vitin 2011, kombinoi TOR dhe Bitcoin për tu bërë tregu i parë i njohur si darknet.

Ky treg u zbulua në vitin 2013 dhe themeluesi i tij, Ros Ulbriht, u dënua me 2 burgime të përjetshme plus 40 vjet, pa mundësinë e lirimit me kusht. Dënimi i rëndë i Ulbriht nuk dukej se pati efektin e synuar parandalues. Sepse tregje të shumta të ngjashme u shfaqën për të mbushur boshllëkun, dhe në këtë mënyrë krijuan një ekosistem të lulëzuar që përfitonte nga të dhënat personale të vjedhura.

Duke njohur rolin e tregjeve të rrjetit të errët në trafikimin e të dhënave të vjedhura, ne kryem ekzaminimin më të madh sistematik të tregjeve të të dhënave të vjedhura, për të cilat jemi në dijeni, për të kuptuar më mirë madhësinë dhe shtrirjen e këtij ekosistemi të paligjshëm në internet.

Për këtë, ne identifikuam fillimisht 30 tregje të rrjetit të errët që reklamonin shitjen e të dhënave të vjedhura. Më pas, mblodhëm informacione mbi produktet e të dhënave të vjedhura nga tregjet çdo javë për 8 muaj me radhë, nga 1 shtatori 2020 deri më 30 prill 2021. Më pas e përdorëm këtë informacion për të përcaktuar numrin e shitësve që shesin të dhënat e vjedhura, numrin eprodukteve të reklamuara, numri e produkteve të shitura si dhe shumën e të ardhurave të krijuara.

Në total, kishte 2.158 shitës që reklamuan të paktën një nga 96.672 listimet e produkteve në 30 tregje të errëta. Shitësit dhe listat e produkteve, nuk u shpërndanë në mënyrë të barabartë nëpër tregje. Mesatarisht, tregjet kishin 109 pseudonime unike të shitësve dhe 3.222 listime produktesh në lidhje me produktet e të dhënave të vjedhura.

Kështu Marketplaces regjistroi 632.207 shitje në këto tregje, të cilat gjeneruan 140.337.999 dollarë të ardhura. Gjithsesi në këtë treg ka një variacion të lartë. Mesatarisht, tregjet kishin 26.342 shitje dhe gjeneruan 5.847417 dollarë të ardhura. Pas vlerësimit të tipareve të ekosistemit, ne analizuam individualisht secilin prej tregjeve.

Në këtë mënyrë zbuluam se një pjesë e vogël e tregjeve të errëta, ishin përgjegjëse për trafikimin e shumicës së produkteve të të dhënave të vjedhura. Tre tregjet më të mëdha, Apollon, WhiteHouse dhe Agartha, përmbanin 58 për qind të të gjithë shitësve. Numri i listimeve varionte nga 38 në 16.296, ndërsa numri i përgjithshëm i shitjeve varionte nga 0 në 237.512.

Edhe të ardhurat totale të këtyre tregjeve ndryshonin ndjeshëm gjatë periudhës 35-javore:atovarionin nga 0 dollarë në 91.582.216 dollarë për tregun më të suksesshëm, Agartha. Sa për krahasim, shumica e kompanive të mesme që operojnë në SHBA, fitojnë nga 10 milion deri në 1 miliard dollarë në vit.

Si Agartha ashtu edhe Cartel fituan të ardhura të mjaftueshme brenda periudhës 35-javore që ne i gjurmuam ato, respektivisht 91.6 milion dollarë dhe 32.3 milion dollarë. Tregje të tjera si Aurora, DeepMart dhe WhiteHouse ishin gjithashtu në rrugën e duhur për të arritur të ardhurat e një kompanie të mesme nëse kishin në dispozicion një vit kohë.

Këto tregje të rrjetit të errët janë të vështira për tu shkatërruar drejtpërdrejt. Por përpjekjet për të penguar përdorimin nga zotëruesit e të dhënave të vjedhura, ofron njëfarë shprese. Ne besojmë se përparimet në Inteligjencën Artificiale, mund tu ofrojnë agjencive të zbatimit të ligjit, institucioneve financiare dhe të tjerëve informacionin e nevojshëm për të parandaluar përdorimin e të dhënave të vjedhura për të kryer mashtrime. Kjo mund të ndalë rrjedhën e të dhënave të vjedhura përmes zinxhirit të furnizimit, dhe të sabotojë ekonominë informale që përfiton nga vjedhja dhe shitja e të dhënave tuaja personale. / “The Conversation” – Bota.al

hakerat christian jordan howell david maimon

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet