Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Mbytja e një peshkarexhe me emigrantë në Kalamata të Greqisë është kthyer në tragjedi. •Deri tani raportohen 78 të vdekur në ujërat e detit Mesdhe. •Operacionet e shpëtimit po zhvillohen në jug të gadishullit të Peleponezit në zonën më jugore të Pylos, ku deri tani janë shpëtuar 104 persona. •Një zhytës grek 45-vjeçar ka humbur jetën teka tentonte të nxirrte trupat e pajetë të emigrantëve që ishin bllokuar në anijen e mbytur. •Shkaqet e mbytjes së peshakrexhës nuk dihen ende, por detajet paraprake nga autoritetet raportojnë se anija ishte e mbingarkuar dhe emigrantët nuk kishin pranuar ndihmën e rojeve bregdetare, pak orë para përmbytjes. •Numri i viktimave pritet të rritet, ndërsa po punohet për gjetjen e trupave.
4 artikuj për këtë temë.
GREQI- Ka shkuar në 78 numri i emigrantëve të vdekur nga fundosja e peshkarexhës në Kalamata të Greqisë. Anija e peshkimit është lokalizuar sapo ka hyrë në ujërat ndërkombëtare , por Greqia është përgjegjëse për kërkimin dhe shpëtimin.
Anëtarët e ekuipazhit të mjetit lundrues të Rojës Bregdetare, në orët e vona të natës kanë treguar se ka patur një problem, motori i anijes së peshkimit ka pushuar së punuari, shkruan Protothema.gr.
Në kuvertën e anijes së hekurt të peshkimit u bë një rrëmujë dhe brenda pak sekondash ajo u përmbys, siç përshkruhet nga roja bregdetare. Sipas vlerësimeve, me panikun e shkaktuar kur motori ndaloi, pasagjerët shkuan papritur në njërën anë të varkës, pati një zhvendosje të papritur të peshës dhe për këtë arsye ajo u përmbys.
GREQI- Një zhytës grek 45-vjeçar ka humbur jetën teka tentonte të nxirrte trupat e pajetë të emigrantëve që ishin bllokuar në anijen e mbytur në Lavrios, raportojnë mediat e huaja.
Zhytësi është bllokuar në mekanizmin e thithjes së ujit që përdoret për ftohjen e motorëve të anijes dhe makinerive të tjera.
Deri më tani raportohen se 59 të vdekur në ujërat e detit Mesdhe, ndërkohë që janë shpëtuar rreth 104 emigrantë klandestinë.
GREQI- Kyriakos Mitsotakis ka anuluar tubimin parazgjedhor në Ptras, si pasojë e tragjedisë së emigrantëve të mbytur në në ujërat ndërkombëtare pranë Pylos.
Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë, Ioannis Sharma , për t'u informuar për situatën pas peshkarexhës së përmbytur , ku deri taki 59 persona kanë humbur jetën, raporton Protothema.

GREQI- 59 të vdekur deri tani është bilanci i tragjedisë së radhës në ujërat e detit Mesdhe. Protothema raporton se një peshkarexhë e nisur nga Libia u batua dhe në vazhdim u mbyt në ujërat ndërkombëtare që ndajnë Greqinë me Italinë, 47 milje në jug të gadishullit të Peleponezit në zonën më jugore të tij Pylos.
Ndërkohë që numri i viktimave pritet të rritet, një operacion i madh për gjetjen e rrënojave është duke u zhvilluar në zonë dhe deri tani numri i të shpëtuarëve ka arritur në 104.
Detaje tronditëse janë zbardhur pas tragjedisë, ku mësohet se disa orë para mbytjes së anijes, emigrantët e refuzuan ndihmën nga Roja Bregdetare dhe Frontex. Varka e Frontex iu ofroi ndihmë emigrantëve pasi anija ishte plot, siç u konstatua edhe nga një dron i anijes në vendngjarje. Emigrantët në bordin e varkës thuhet se refuzuan ndihmën e ofruar për ta dhe thanë se donin të vazhdonin udhëtimin për në Itali. Disa orë më vonë dhe në kushte të paqarta, anija u përmbys dhe u fundos pas mesnate.
Zyrtarët e Rojës Bregdetare vlerësojnë se numri i incidenteve të tilla do të rritet, pasi shtohet numri i emigrantëve që, qoftë nga brigjet turke, qoftë nga Afrika e Veriut, udhëtojnë kryesisht drejt Italisë për t'u nisur më lehtë drejt Europës Qendrore dhe Veriore. Varkat janë të vjetra dhe shumë prej tyre nuk janë mirëmbajtur, ndërsa numri i pasagjerëve është shumë më i lartë se sa lejohet.