Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zyrtarët ukrainas thonë se Moska po has vështirësi për të ndërmarrë një ofensivë në shkallë të gjerë në atë zonë.
UKRAINË- Forcat ruse vazhduan gjatë fundjavës të bombardojnë qytetet ukrainase mes një përpjekjeje agresive për të zgjeruar kontrollin e territorit në lindje të vendit. Zyrtarët ukrainas thonë se Moska po has vështirësi për të ndërmarrë një ofensivë në shkallë të gjerë në atë zonë.
Një person u vra dhe një tjetër u plagos të dielën në mëngjes nga bombardimet në Nikopol, një qytet në rajonin juglindor të Dnipropetrovskit, njoftoi guvernatori Serhii Lysak. Goditjet me granata dëmtuan katër ndërtesa banimi, një shkollë profesionale dhe një objekt për trajtimin e ujit.
Në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, një person u plagos pasi tre raketa ruse S-300 goditën objektet e infrastrukturës gjatë natës, tha guvernatori rajonal Oleh Syniehubov. Ushtria ruse tha se kishte goditur fabrikën Malyshev në këtë qytet, ku sipas saj po montoheshin automjete të blinduara.
Forcat ukrainase thane se rrëzuan gjithashtu pesë dronë në rajonet pjesërisht të pushtuara të Zaporizhzhias dhe Donetskut të shtunën në mbrëmje. Forcat ruse kryen 12 raketa dhe 32 sulme ajrore në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit, si dhe mbi 90 goditje me raketa, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.
Sulmet vijnë ndërsa forcat ruse po përpiqen të marrin më shumë territor në zemrën industriale lindore të Donbasit, të përbërë nga rajonet Donetsk dhe Luhansk. Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë kanë paralajmëruar se Rusia mund të nisë një ofensivë të re të zgjeruar, ndërsa afrihet një vjetori i luftës. Por zyrtarët ukrainas thonë se Moska po has pengesa në ndërmarrjen e kësaj ofensive.
Marrë nga REL
Antony Blinken SHBA- Qytetarët amerikanë, për herë të parë, panë një gjë të prekshme nga Kina, që e ...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se që nga viti 1999, për shkak të veprimeve të Serbisë, Kos...
Termeti SIRI- Tendat janë aq afër murit kufitar midis Sirisë dhe Turqisë, saqë pothuajse po e prekin atë. Ata që jetojn&...
BELGJIKË- Prokurorët belgë kanë ngritur akuza ndaj një eurodeputeti tjetër të, Marc Tarabella, për korrupsion në ...
SHBA- Ndërsa dy ekipe amerikane përballen sot për finalen e kampionatit të futbollit amerikan, Superbowl, pjestarë të ligës...
Banoret ZELANDA E RE- Mijëra njerëz në Zelandën e Re kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa disa pjesë të vendit ...
F-22 SHBA- Shtetet e Bashkuara besojnë se objektet fluturuese të rrëzuara mbi hapësirën ajrore të Amerikës së Veri...
Termet SIRI- Grupet e ndihmës dhe ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se një seri tërmetesh shkatërrue...
Kanabis KOSOVË- Dy serbë janë arrestuar dhe janë zbuluar tre laboratorë droge në veri të Kosovës, bëri të...
Foto Ilustruese PALESTINË- Ushtarët izraelitë vranë një djalë 14-vjeçar palestinez të dielën gjat&...