Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ata dorëheqjen ia dorëzuan shefit të ndërrimit në Jarinje dhe ai do t'ia përcjellë Prishtinës.
KOSOVË- 11 serb të punësuar në pikat doganore Jarinjë dhe Bërnjak janë dorëhequr ditën e sotme. Kosovo Online shkruan se në momentin që kanë dorëzuar dorëhqejet ata kanë deklaruar se ky është një akt moral dhe shenjë solidariteti me popullin e tyre dhe dëshmi e mospajtimit me politikën e Albin Kurtit. Ata dorëheqjen ia dorëzuan shefit të ndërrimit në Jarinje dhe ai do t'ia përcjellë Prishtinës.
“Në këtë moment unë dhe kolegët e mi që punuam në vendkalimin Jarinje dhe Bërnjak dhamë dorëheqjen për arsye morale. Ne u solidarizuam me njerëzit tanë. Ajo që dua të them është se kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me kolegët tanë shqiptarë, si nga dogana dhe kolegë nga policia. Shpresoj se do të gjendet një zgjidhje”, na tha një nga ish-punëtorët në vendkalimin Jarinje.
ÇFARË PO NDODH NË VERI TË KOSOVËS?
Situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në Republikën e Kosovës. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.
Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe kanë akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Mirëpo, ky regjistrim është shoqëruar me incidente në veri të Kosovës. Serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS, po u digjen makinat. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Sot ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.
Policia greke GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Athinë ku persona ende të paidentifikuar nga Policia ...
Donald Trump dhe Melania Trump SHBA- Akoma më shumë raporte po vijnë në lidhje me reagimet e zemëruara të ish-presidentit Don...
Peter Stano BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka përsëritur edhe një herë thirrjen për ulje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbi...
Joe Biden SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i quajti zgjedhjet e mes-mandatit si një ditë e mirë për demokracinë dhe shto...
Parullat e protestuesëve BRITANI- Autostrada M25 është "pushtuar" nga aktivistë të mbrojtjes së mjedisit, të cilët...
Harta SHBA- Është ende e paqartë se cila parti do të kontrollojë Dhomën dhe Senatin, por Joe Biden shprehu optimizëm sot...
foto ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës do të bëjë shqyrtimin dhe miratimi e rekom...
20- vjeçari i plagosur GREQI- Një 20- vjeçar dhe e dashura e tij në Greqi kanë përjetuar momente tmerri mëngjesin e ...
Diana Ramirez KOLUMBI- Diana Ramirez po cilësohet si policja më e bukur në botë nga ndjekësit e saj në instagram. Policja kol...
foto ilustruese RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20 të liderëve botërorë n&e...