LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në Veri/ Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Bundestag: Kurti dhe Vuçiç të ulen në bisedime, të shtensionohet situata

Boris Mijatovic, thotë për DW se Kurti dhe Vuçiç duhet të ulen në tryezën e bisedimeve për shtensionimin e situatës.

18 Qershor 2023, 13:49 Nga I.A
Tensionet në Veri/ Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në
Boris Mijatovic

GJERMANI- Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut Boris Mijatovic, thotë për DW se Kurti dhe Vuçiç duhet të ulen në tryezën e bisedimeve për shtensionimin e situatës.

Deutsche Welle: Z. Mijatovic,Situata mes Serbisë dhe Kosovës po përshkallëzohet. Si duhet të arrijnë palët në një zgjidhje?

Boris Mijatovic: Nuk ka zgjidhje të lehtë, por shumë punë. Kryeministri Albin Kurti është zgjedhur me shumicë absolute mbi 50% të votave. Ai sigurisht është në gjendje të zbatojë atë që ka premtuar tani dhe nuk mund të tregojë kompromise në një koalicion. Z. Kurti është i përkushtuar për Punë dhe Drejtësi dhe vepron në këtë drejtim. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka fituar  gjithashtu zgjedhjet, por duhet të përballet me forcat e tij revanshiste dhe nacionaliste në vend dhe të fillojë të përmbushë atë për çka  është rënë dakord. Sigurisht që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet realizuar dhe ai është një sfidë për të dyja palët. Ka një sugjerim shumë të mirë nga Fondacioni Friedrich Ebert. Ka shumë modele të tjera se si të zbatohet një shoqatë komunash. Z. Vuçiq tani po flet sërish për autonomi. Nuk mendoj se është toni i duhur. Ne si bashkësi ndërkombëtare  duhet të jemi të kujdesshëm që të dyja palët të qëndrojnë në tavolinë dhe të mos gjuajnë njeri-tjetrin me këmbë nën tryezë.

Deutsche Welle: Komisioni i BE-së dhe SHBA-ja tani po kërcënojnë me sanksione Kosovën, nëse, për shembull, Kosova nuk organizon zgjedhje të reja në veri. A është kjo rruga e duhur?

Boris Mijatovic: Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm që të mos veprojmë shumë si lojtar në këtë situatë. Ne nuk jemi aktor politik në parlamente apo në qeveri. Ne kemi një rol të politikës së jashtme. Ne mund ta mbështesim situatën me shkëmbime diplomatike. Por gabojmë kur ndërhyjmë në politikë dhe bëhemi aktorë politikë në terren. Ky është një problem që haset edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, siç mund ta shohim nga z. Schmidt. Është më mirë  t'i qasemi situatës dhe detyrës me përulësi dhe të përqendrohemi në atë që duam: që z. Vuçiq dhe z. Kurti të ulen në një tryezë dhe të mendojnë se si duhet ta trajtojnë situatën në kufi, në mënyrë që të sigurojnë një të ardhme paqësore të dy vendeve fqinje në Evropë.

Deutsche Welle: Pa SHBA-në dhe BE si fuqi mbrojtëse, Kosova mund të humbasë shumë: mbështetjen në organizmat ndërkombëtarë, anëtarësimin në Këshillin e Evropës apo liberalizimin e vizave. Të paktën ky është shqetësimi, pas deklaratave të fundit të të dërguarit të posaçëm amerikan Escobar. Sa realist është skenari?

Boris Mijatoviç: Ajo që po skiconi janë sigurisht modele apo perspektiva që nuk janë të favorshme. Por më mirë le të përqendrohemi te gjërat pozitive, dhe jo te frika. Kemi një marrëveshje, Marrëveshjen e Ohrit, në pranverë, ajo  ka katër ose pesë anekse, që kanë mbetur për t'u negociuar. Ka punë për të bërë. Z. Vuçiq dhe z. Kurti duhet të ulen në një tavolinë dhe të mendojnë së bashku se si e shohin situatën. Pak ditë më parë gjatë prezantimit të kryetarëve të komunave u plagosën njerëz. Jo vetëm 41 ushtarë të KFOR-it nga Hungaria dhe Italia, por edhe mbi 50 demonstrues. I uroj të gjithëve një shërim të shpejtë. Por do të doja të dija pse kishte plagë me armë zjarri. Do të doja të dija se nga vijnë bombat ndezëse. Unë do të doja të di se kush i dërgoi këta njerëz atje ose pse këta njerëz në mënyrë të pavarur sjellin armë në një demonstratë që lëndojnë njerëzit? Sulmet ndaj forcave të sigurisë janë të papranueshme dhe të patolerueshme. Pres që të gjithë, nga z. Vuçiq dhe z. Kurti si dhe nga aktorët ndërkombëtarë, t'i përgjigjen pyetjes se kush i ka kryer këto krime. Kjo është kërkesa ime për momentin. Ne jemi prezent aty me forcat e sigurisë. Nëse i kemi këta njerëz në terren, gjë që duan të dyja qeveritë, do të dëshiroja që qeveritë të punojnë për të garantuar sigurinë e tyre. 

Marrë nga DW

boris mijatovic tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet