LIVE UPDATES
Bota

"Ne mund të dëgjonim rrahjet dhe britmat në burg", rrëfimi i një protestuese iraniane

Një protestuese në të 20-at e saj, e cila kaloi një javë në burg dhe u lirua së fundmi me kusht, i tha gazetarit të BBC-së Khosro Kalbasi Isfahani se ajo ishte dëshmitare e torturave fizike dhe psikologjike dhe keqtrajtime të tjera.

9 Nëntor 2022, 20:36 Nga d.a.
"Ne mund të dëgjonim rrahjet dhe britmat në burg",
Protestat ne Iran

IRAN- Protestat antiqeveritare në Iran kanë hyrë në javën e tetë, pavarësisht një goditjeje nga forcat e sigurisë, në të cilat aktivistët lokalë të të drejtave të njeriut thonë se të paktën 321 persona janë vrarë dhe 14,800 të tjerë janë arrestuar.

Një protestuese në të 20-at e saj, e cila kaloi një javë në burg dhe u lirua së fundmi me kusht, i tha gazetarit të BBC-së Khosro Kalbasi Isfahani se ajo ishte dëshmitare e torturave fizike dhe psikologjike dhe keqtrajtime të tjera.

Ky artikull përmban detaje që disa lexues mund t'i konsiderojnë shqetësuese.

Rrëfimi:

Jam liruar nga burgu, por ndihem sikur jam ende e prangosur. Kisha dëgjuar histori për njerëz të arrestuar dhe torturuar, por është ndryshe kur sheh gjëra të tilla nga dora e parë. Ndjej se do të shpërthej nga inati, pasi nuk mund të bëj asgjë për ata që janë ende në burg. Unë thjesht dua ta nxjerr këtë dëshmi atje. Mes personave të ndaluar me ne kishte edhe vajza deri në 15 vjeç. Dy vajza të reja vuanin nga sëmundje kronike, por rojet tona të burgut refuzuan t'u jepnin ilaçe. Njërës prej tyre e kapi paniku dhe i ra të fikët kur iu shqiptua një dënim i rëndë me burg. Por oficerëve të sigurisë nuk u interesuan. Ne u kërkuam atyre të thërrisnin një ambulancë, por një oficere femër tha se "do të ishte mirë së shpejti.

Të njëjtat gra u torturuan gjatë marrjes në pyetje ku tregon se i thyen duart aq rëndë sa thuajse të gjithë thonjtë ju thyen. Kur një grua tjetër pati një krizë, rojet thjesht e tërhoqën supet, duke thënë se nëse ajo vdiste do të thoshte "një copë plehre më pak në tokë". Ajo vuante nga epilepsia, por rojet ia refuzuan aksesin në mjekim.

Një grua e katërt kishte kancer. Por oficerët e sigurisë refuzuan aksesin e saj në kujdesin mjekësor. Ajo kishte letra nga mjekë të respektuar duke thënë se ajo duhej të vizitonte qendrat mjekësore për procedura rutinë, por ata refuzuan kujdesin e saj mjekësor.

Një vajzë 17-vjeçare tha se shqetësimi i saj kryesor ishte se nuk do të arrinte të merrte nota të mira në provimet përfundimtare të shkollës, sepse nuk mund të studionte në burg. Ajo na tha se shpresonte që nëna e saj t'u kishte thënë drejtorëve të shkollës se ishte e sëmurë, kështu që ata do ta linin të kthehej në shkollë pasi të lirohej.

Një i ri rreth të 20-ave, i cili u arrestua në të njëjtën kohë me ne, u rrah aq keq nga forcat e sigurisë. E kanë goditur me shkopinj në kokë. Ai kishte frikë se do të vdiste aty-këtu. Na dha emrin dhe adresën e prindërve të tij që ne të mund t'u tregonim për momentet e tij të fundit. Nuk e di ku e kanë çuar.

Ata sollën edhe të rinj në qelinë ngjitur me tonën dhe i rrahën. Mund të dëgjonim zhurmën e rrahjeve dhe britmat e tyre. Na kapi paniku kur dëgjuam ato tinguj.

Një tjetër gjë e tmerrshme për arrestimin gjatë protestave ishte se nuk u ndoqën procedura të qarta. Nuk e dinit se çfarë mund të ndodhte me ju, orë pas ore. Gjithçka varej nga tekat e oficerit që trajtonte çështjen tuaj. Dhe ata vazhdimisht ju gënjejnë. Jeni mbajtur në gjendje të paqartë.

Shumë protestues gjithashtu nuk mund të përballojnë garancitë e majme që kërkojnë gjyqtarët, që do të thotë se janë të bllokuar në burg.

Që nga lirimi e kam ndjerë se më janë lidhur duart. Ata kanë instaluar aq shumë kamera vëzhgimi në të gjithë qytetin tim, saqë ndjej se kudo që shkoj ata vazhdimisht më shikojnë.

Shumë njerëz kanë ndaluar marrjen e celularëve të tyre në protesta, sepse kjo do t'i ekspozojë ata ndaj rreziqeve shtesë nëse arrestohen.

Disa protestues merrnin me vete "telefonat e vjetër" [celularët bazë pa internet apo aplikacione]. Por forcat e sigurisë janë bërë të kujdesshme për këtë dhe tani i akuzojnë ata si "udhëheqës të trazirave". Në disa raste, ata kanë liruar persona nga qendrat e paraburgimit dhe më pas kanë bastisur shtëpitë e tyre dhe kanë sekuestruar të gjitha pajisjet e tyre elektronike.

Shpresoj që askush tjetër nuk do të detyrohet të vuajë qoftë edhe një copëz të asaj që pamë dhe duruam. Unë jam rrahur në momentin e arrestimit tim. Por dhimbja juaj personale bëhet e parëndësishme kur shihni dhimbjen e të tjerëve. Mund të them me besim se pothuajse askush nuk qau për plagët e veta - ishte vetëm për dhimbjen e të tjerëve ose nga frika për familjet e tyre”.

protestat ne iran mahsa amini

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet