LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në veri/ Banorët e Banjskës: Jemi të tmerruar, të na tregojë dikush se çfarë ka ndodhur

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, u ka thënë mediave, pas hapjes së fshatit, se rreziku nuk ka kaluar ende dhe hetimet nuk do të përfundojnë edhe një kohë të gjatë.

27 Shtator 2023, 17:25 Nga r.ll
Tensionet në veri/ Banorët e Banjskës: Jemi të tmerruar,
fshati Banjskë

KOSOVË- Fshati Banjskë i Zveçanit, në veri të Kosovës, është hapur në mesditën e së mërkurës, ka raportuar ekipi i Radios Evropa e Lirë (REL) në terren. Më 24 shtator, afër manastirit të Banjskës ka ndodhur një përleshje e armatosur mes Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur. Për pasojë janë vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe tre sulmues. Kosova e konsideron këtë sulm si terrorist.

Zveçani dhe tri komuna tjera në veri janë të banuara me shumicë serbe. Në mesditën e së mërkurës, ekipi i REL-it ka vërejtur se fshati është i zbrazët dhe njerëzit kryesisht janë të mbyllur nëpër shtëpi. Vetëm ekipe të gazetarëve dhe zyrtarët policorë shihen nëpër rrugë. Rrugës për në fshat shihen vetëm pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë ka arritur të flasë me disa banorë. Ata kanë shprehur frikë dhe kanë thënë se nuk e dinë çfarë ka ndodhur.

"Jemi të tmerruar, kemi nevojë që dikush të na tregojë se çfarë ka ndodhur", ka thënë një banore e nacionalitetit serb në Banjskë, duke iu referuar zhvillime të së dielës në atë fshat.

Sipas saj, situata e së dielës ka qenë më e rëndë sesa e luftës.

“Në errësirën e parë kemi hyrë në shtëpi,”- ka thënë ajo për REL-in.

Një tjetër banor i zonës thotë se të shtënat, në natën mes së shtunës dhe të dielës, e kanë zgjuar atë dhe familjen e tij nga gjumi.

"Ka pasur buçima nga të gjitha anët. Nuk e kemi pasur idenë se çfarë po ndodhte. Vetëm kam pritur kur dikush do të na hyjë në shtëpi. Ishte e tmerrshme,"- tha ai për REL-in.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, u ka thënë mediave, pas hapjes së fshatit, se rreziku nuk ka kaluar ende dhe hetimet nuk do të përfundojnë edhe një kohë të gjatë.

“Është interesant edhe për ne ta dimë se pse është zgjedhur ky fshat dhe cili ka qenë qëllimi i këtyre njerëzve të armatosur. Është një fshat i qetë, një fshat i mirë, një fshat turistik. Njerëzit janë shumë të mirë, shumë të qetë. Ndoshta puna e kufirit, sepse logjistika ka pasur mundësi të vijë nga ana e shtetit serb atje”, ka thënë Elshani para mediave.

Ai ka thënë se Policia vlerëson se ka bërë “kontroll goxha të mirë edhe rreth malit”, ndonëse e ka përmendur rrezikun e përhapjes së mjeteve të paeksploduara, sepse Elshani ka thënë se autoritetet kanë gjetur shumë të tilla. Sipas tij, Policia e Kosovës nuk e ka pasur qëllim vrasjen e 30 personave.

“Nuk e kemi pasur qëllim vrasjen e asnjë njeriu. Qëllimi ynë ka qenë marrja e territorit tonë, lirimi i këtij territorit prej grupeve kriminale që nuk është dashur të jenë këtu. Dhe nëse gjatë atij procesi ka pasur të lënduar, apo viktima, ajo është pjesë e procesit”.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se nënkryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë - Millan Radoiçiç i ka organizuar sulmet dhe ka qenë pjesë e tyre. Ato madje e kanë publikuar një pamje me dronë, dhe aty pretendohet se shihet Radoiçiç i armatosur, në mesin e një grupi burrash, po ashtu me armë në duar dhe të veshur me uniforma. Në Serbi, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç ka thënë se shihet qartë që video-incizimi nuk është i ditës së sulmeve në veri të Kosovës.

“Nuk e kam atë informacion nëse ai [Radoiçiç] është në video-material apo jo, nuk e di”, ka thënë ai për Radiotelevizionin e Serbisë.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe është bërë thirrje për përballjen e fajtorëve me drejtësi./REL

tensionet në veri të kosovës zveçan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet