Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Aty thuhet se të dyja palët duhet “menjëherë t'i japin fund armiqësive mes tyre dhe deklaratave nxitëse, si dhe të veprojnë me përgjegjësi”. BE-ja thotë se të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve duhet të adresohen përmes dialogut.
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë në Kosovë dhe Serbi që menjëherë t’i japin fund retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi. BE-ja ka shprehur shqetësim për deklaratat në të cilat përmenden lufta dhe konflikti, dhe ka shtuar se “do t’i mbaj përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”.
Kështu thuhet në deklaratën e 14 gushtit të BE-së, dërguar nga zëdhënësi, Peter Stano.
“Rritja e retorikës nxitëse kohëve të fundit nga ana e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat rreth luftës dhe konfliktit në Ballkanin Perëndimorë paraqesin shqetësim të madh. Politikanët e lartë nga të dyja palët do të mbahen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi që mund të qoj deri tek ndonjë rritje të tensioneve dhe potencialisht në dhunë në rajon”, thuhet në këtë deklaratë.
Aty thuhet se të dyja palët duhet “menjëherë t'i japin fund armiqësive mes tyre dhe deklaratave nxitëse, si dhe të veprojnë me përgjegjësi”. BE-ja thotë se të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve duhet të adresohen përmes dialogut.
“BE-ja pret që dy liderët të diskutojnë këto tema sfiduese në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel me 18 gusht.
Bashkimi Evropian rikujton se arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese për normalizimin e plotë të raporteve kërkon një klimë e cila do t’i kontribuonte kthimit të besimit, pajtimit dhe raporteve të mira, “ku marrëveshjet e së kaluarës respektohen dhe implementohen në tërësi, dhe ku veprimet e deklaratat të cilat nuk janë në përputhje me interesat e përgjithshme dhe qëllimet strategjike të rajonit nuk kanë vend”.
BE-ja thotë se bashkë me EULEX-in në Kosovë, është në koordinim të afërt me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet Bashkuara të Amerikës.
Më 17 gusht, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të mbajë takime të ndara në Bruksel me kryeministrin kosovar, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Një ditë pas, më 18 gusht do të zhvillohet takimi i dy liderëve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky takim ishte thirrur pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.
Më 31 korrik, serbët lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me targat dhe dokumentet serbe.
Barrikadat u hoqën më 1 gusht dhe Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimit për pajisjen e shtetasve të Serbisë me dokument për hyrje-dalje, me të hyrë në territorin e Kosovës. Prej atëherë liderët politikë kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për tensionimin e situatës./REL/
avion BRITANI- Një baba i tre fëmijëve ishte ai që arriti të frenonte një grua që doli me të brendshme në...
Vuk Boriloviç MAL I ZI- Një masakër e paprecedentë në historinë e Malit të Zi ka kryer Vuk Boriloviç...
Salman Rushdie SHBA- Sulmi me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie, u dënua nga shkrimtarë dhe politikanë në mbarë botë...
Sulm ne Australi AUSTRALI- Pasagjerët janë lejuar të rihyjnë në aeroportin e Kanberrës, disa orë pasi një inci...
Foto ilustruese Në Gjermani, në vitin 2021, më shumë se gjysma e të rinjve të moshës 15 deri në 24 vjeç jet...
Foto ilustruese RUSI- Në selinë e njësitit 51460 të ushtrisë ruse, në rajonin e largët lindor Kabarovsk, nuk ka shum&eum...
Ahmeti MAQEDONIA E VERIUT- Në ditën historike të shënimit të përvjetorit të 21-të të Marrëveshjes Paq&eum...
Protesta ne Afganistan AFGANISTAN- Luftëtarët talebanë rrahën protestuesit femra dhe qëlluan në ajër të shtunë...
Macron FRANCË- Presidenti Emmanuel Macron nënshkroi dhe ratifikoi në emër të Francës protokollet e pranimit të Suedis&eu...
thatesire ne europe EVROPË- Meqenëse në ditët në vijim nuk priten reshje të konsiderueshme parashikohet që nga fundjava ...