LIVE UPDATES
Bota

Brigada 64: Njësiti famëkeq i ushtrisë ruse me numër të madh viktimash

Në mur shihen fotografitë e 44 ushtarëve dhe zyrtarëve tjerë, sipas një fotografie që fillimisht është publikuar në rrjetin social, VK dhe më pas i është konfirmuar Radios Evropa e Lirë (REL).

14 Gusht 2022, 10:31 Nga d.a.
Brigada 64: Njësiti famëkeq i ushtrisë ruse me numër të
Foto ilustruese

RUSI- Në selinë e njësitit 51460 të ushtrisë ruse, në rajonin e largët lindor Kabarovsk, nuk ka shumë kohë prej kur është krijuar një mur për ushtarët e vdekur. Ky njësit njihet si Brigada e 64-të e Gardës së veçantë të pushkëve motorike.

Në mur shihen fotografitë e 44 ushtarëve dhe zyrtarëve tjerë, sipas një fotografie që fillimisht është publikuar në rrjetin social, VK dhe më pas i është konfirmuar Radios Evropa e Lirë (REL).

Në mur nuk ka shumë të dhëna se ku janë vrarë këta ushtarë, mirëpo vetëm se të gjithë janë nderuar me titullin e famshëm, Urdhri për Kurajë.

Aleksei Astashov, burri që e ka publikuar fotografinë, i ka treguar Radios Evropa e Lirë se ku janë vrarë ata: në Kiev, Izjum dhe Sllovjansk të Ukrainës.

Pushtimi rus në Ukrainë ka hyrë në muajin e gashtë dhe inteligjenca perëndimore beson se Rusia ka regjistruar më shumë humbje të ushtarëve, sesa në gjithë dekadën e luftës sovjetike në Afganistan më 1980.

“Secili ka shkuar në SVO”, ka thënë Astashov për REL-in, duke iu referuar “operacionit special ushtarak”, shprehja që e përdor Kremlini kur e përmend luftën në Ukrainë.

Sipas tij, të gjithë ushtarët e brigadës janë dërguar në Ukrainë, përveç “vajzave, rekrutëve të rinj dhe stafit administrativ”.

Sipas tij, shumica i kanë nënshkruar kontratat nën presion.

“Pjesa më e madhe e tyre janë transferuar në Ukrainë, teksa kanë qenë duke kryer stërvitjet në Bjellorusinë fqinje”, ka thënë ai.

Sipas Astashovit, brigada ka pasur rreth 1.500 trupa dhe tani numri i të vdekurve shkon në “të paktën disa qindra”.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar situatën e sigurisë në Evropë, ka transformuar aleanca, ka ndryshuar strategjitë ushtarake të Perëndimit, ka goditur ekonominë globale dhe e ka përshpejtuar rënien e Rusisë në udhëheqësi autoritare.

Kjo luftë ka shpërfaqur edhe dobësinë e forcave ushtarake të Rusisë.

Zyrtarisht, Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar vetëm një herë të dhëna për viktimat e luftës.

Sipas një deklarate të 25 marsit, autoritetet ruse kanë thënë të kenë regjistruar 1.351 viktima dhe mbi 3.800 të plagosur.

Megjithatë, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara, William Burns, ka thënë muajin e kaluar se beson që Rusia mund të ketë humbur të paktën 15.000 njerëz dhe të ketë të plagosur rreth 45.000 ushtarë.

Këto shifra janë përmendur sërish këtë muaj nga zyrtarë tjerë amerikanë.

“Mund të sugjerojmë se rusët mund të jenë përballur me 70-80.000 viktima në më pak se gjashtë muaj”, u ka thënë një zyrtar amerikan gazetarëve.

“Këto shifra janë kombinim i të vrarëve dhe të plagosurve. Ky numër mund të jetë pak më i madh ose pak më i vogël, mirëpo aty diku është, dhe përbën shifër të konsiderueshme, duke marrë parasysh se rusët nuk kanë arritur asnjërën prej objektivave të presidentit rus, Vladimir Putin, të cilat i ka bërë të ditura në fillim të luftës”.

Me bazë në Kabarovsk - rreth 9.000 kilometra në lindje të Ukrainës - brigada e pushkëve është riorganizuar në vitet 1990 në kuadër të angazhimit në Çeçeni, përgjatë luftës së parë atje.

Kjo brigadë është modernizuar në fund të viteve 2000.

Ky njësit ka fituar famë globale pasi njësitet ruse janë tërhequr nga distriktet në veri të Kievit në fund të muajit mars, duke zmbrapsur ofensivën e tyre në kryeqytetin ukrainas.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka akuzuar këtë brigadë për mizoritë e kryera në qytezën Buça dhe rajonet përreth ku janë kryer vrasje masive dhe ka dyshime për krime tjera.

Më 8 gusht, autoritetet në Buça kanë thënë se kanë identifikuar 458 trupa të vdekur, prej të cilëve 419 besohet se janë vrarë apo torturuar.

Disa javë pas raportimeve për masakër në këtë qytet, Putin ka nderuar brigadën e 64-të për mbrojtje të “tokës amë dhe interesave shtetërore”.

Ai ka lavdëruar brigadën për “heroizmin dhe kurajën që ka treguar”.

Sipas të dhënave që gjenden në murin përkujtimor në kampin e brigadës, rreth 20 minuta larg Kabarovskut, të paktën 44 ushtarë të njësitit kanë vdekur në fund të muajit shkurt dhe mars – periudhë koincidente me fazën e parë të pushtimit rus.

Datat tjera lidhen me ofensivën e radhës, pasi komandantët rusë kanë tërhequr Brigadën e 64-të dhe njësitet tjera nga Kievi dhe i kanë ripozicionuar në rajonin lindor të Donbasit, duke përfshirë zonat rreth Harkivit.

Në total, Radio Evropa e Lirë ka arritur të vërtetojë vdekjet e 30 prej 44 ushtarëve - fotografitë e të cilëve janë shfaqur në murin përkujtimor - duke përdorur informacione të disponueshme nga publikimet zyrtare, mediat sociale dhe raportimet e mediave.

Shkalla e lartë e të vdekurve dhe të plagosurve në anën e Rusisë u është atribuuar disa faktorëve.

Forcat ukrainase kanë zhvilluar beteja të ashpra duke mbrojtur jo vetëm rajonet në veri të Kievit, por edhe lokacione tjera, përfshirë Donbasin dhe qytetin port Mariupol.

Në këtë të fundit Ukraina është dorëzuar pas disa muajsh luftime.

Mbrojtja ukrainase është përforcuar dukshëm nga armët e Perëndimit, të cilat i kanë zëvendësuar armët e periudhës sovjetike.

Në ditët e para të luftës, trupat ukrainase kanë përdorur raketat anti-tanke Javelin të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara dhe NLAW nga Britania, për të shkatërruar tanket ruse dhe makinat tjera të armatosura.

Në mesin e dobësive tjera të Rusisë përfshihet mungesa e pajisjeve mjekësore dhe teknikave moderne për trajtim dhe evakuim të të plagosurve.

Pas tërheqjes nga rajoni i Kievit, shumë njësite ruse janë shkatërruar, kanë thënë zyrtarë ushtarakë amerikanë dhe ekspertë të jashtëm.

Sipas disa vlerësimeve, disa njësite ruse kanë humbur një të tretën e personelit.

Michael Kofman, ekspert për ushtrinë ruse në Qendrën për Analiza Detare – me bazë në SHBA – ka thënë se pas çdo ushtari rus të vrarë, janë mbrapa edhe rreth 3.5 të plagosur.

Yury Fedorov, ekspert ushtarak rus, ka vlerësuar se personeli total i Brigadës 64, që përfshin dy batalione me pushkë të motorizuara dhe një batalion me tanke, ka shkuar në rreth 2.500 trupa ushtarake përpara luftës.

“Brigada e 64-të është nga rajoni i largët i lindjes dhe shumë njësite të saj kanë qenë të dobëta dhe të pajisura keq”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Ekziston një praktikë që kur trupat goditen rëndë, atëherë krijohen brigada të reja me pjesëtarë të mbetur të brigadave të ndryshme”, ka thënë Federov.

“Për të qenë gati për luftë, brigada të tilla duhet të kalojnë nëpër procesin e koordinimit luftarak. Komandantët e togave duhet të njihen me njëri-tjetrin, të korrigjojnë kanalet e komunikimit. Kjo kërkon të paktën disa muaj".

Megjithatë, Brigada e 64-të nuk mund të shpërbëhet, sipas tij, sepse kjo gjë do të dëmtonte vendimet e Putinit.

“Shpërbërja nënkupton se kjo brigadë është përgjegjëse për krimet në Buça”, ka thënë Federov.

“Prandaj, ka shumë mundësi që në të do të dërgohen ushtarë të rinj”, ka thënë ai.

Analistë tjerë në grupin hulumtues, Ekipi për Inteligjencë të Konflikteve, ka thënë se shifrat për viktima, që ka prezantuar Astashov, do të ishin të besueshme, nëse aty përfshihen vetëm ushtarët me kontrata.

Ekspertët kanë përmendur edhe moralin e ulët dhe disiplinën e dobët, në mesin e faktorëve tjerë që kanë çuar në numër kaq të madh të viktimave.

Astashov, i cili punon në njësitin mjekësor në Brigadën e 64-të, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se të paktën 100 ushtarë mund të kenë refuzuar për të luftuar në Ukrainë, sidomos pas humbjeve që u janë shkaktuar forcave ruse në fillim të luftës.

“Prej muajit janar, ata janë dërguar në Bjellorusi për ushtrime dhe më pas në Ukrainë, mirëpo askush nuk i ka lejuar” që të shkojnë në shtëpi, apo të kenë pushime, ka thënë ai në disa biseda që ka zhvilluar me një gazetar të REL-it në platformën VK. Më vonë ai e ka bllokuar gazetarin e REL-it nga llogaria që ka./REL/

yury fedorov michael kofman lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 14 Gusht 2022, 09:31 d.a.

Evropa goditet rëndë nga thatësira

thatesire ne europe EVROPË- Meqenëse në ditët në vijim nuk priten reshje të konsiderueshme parashikohet që nga fundjava ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet