13 Maj 2026, 14:15
Nga E.d
Emmanuel Macron dhe Golfitech Farahani
FRANCA- Motivi i shuplakës që Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron dha ndaj presidentit francez Emmanuel Macron është zbuluar nga redaktori politik i revistës ‘Paris Match’, Florian Tardif, në librin e tij të titulluar “Një çift perfekt”. Gjatë një interviste radiofonike në Francë, Florian Tardif u shpreh se incidenti ka ndodhur për shkak të një xhelozie nga ana e Brigitte Macron. Sipas tij Macron ka komplimentuar aktoren iraniane Golshifteh Farahani, duke i thënë se është shumë e bukur, përmes një mesazhi celular.
Gjë e cila është parë Brigitte dhe ka shkaktuar zemërim tek ajo. Mediat franceze shkruajnë se gazetari këmbënguli se bëri kërkime të gjera për të verifikuar këtë pretendim, ndërsa shtoi se ishin pikërisht këto mesazhe të cilat çuan në tensione dhe përfunduan me grindjen e tyre, e cila më pas u bë publike.
“Ajo që ndodhi ishte se Brigitte Macron pa një mesazh nga një person i famshëm, aktorja iraniane Golfitech Farahani. Presidenti francez kishte një lidhje dashurie platonike me aktoren për disa muaj. Ma kishin thënë këtë vazhdimisht. Mesazhet që më treguan ishin mjaft të avancuara, të stilit “je shumë e bukur”. Këto mesazhe çuan në tensione që përfunduan me grindjen private që u bë publike, pasi në një moment u krijua përshtypja se gjithçka ishte për shkak të një keqkuptimi, një keqkuptim veçanërisht serioz që kishte mbaruar. Përveç se nuk ndodhi kështu” tha gazetari.
Në kohën e incidentit, shoqëruesit e presidentit minimizuan sekuencën, duke sugjeruar fillimisht se imazhet ishin nxjerrë jashtë kontekstit përpara se të ofronin shpjegime të mëtejshme.
"Ishte një moment kur presidenti dhe gruaja e tij po relaksoheshin për herë të fundit para fillimit të udhëtimit të tyre, thjesht duke u argëtuar pak. Ishte një moment intimiteti i përbashkët", pohuan ata.
Vetë Emmanuel Macron e kishte hedhur poshtë idenë e një grindjeje familjare. Macron pranoi gjithashtu se imazhet ishin të vërteta, ndërsa denoncoi interpretimet që u bënë nga mediat.
"Jam i befasuar që kjo video është bërë një katastrofë globale. Por ato po bëhen për të thënë shumë budallallëqe", deklaroi Presidenti i Republikës./Dosja.al
brigitte macron emmanuel macron franca
Bota
13 Maj 2026, 13:17
D.S
Kulla Trump
AUSTRALI- Planet për të ndërtuar Kullën e parë Trump në Australi janë anulua...
Bota
13 Maj 2026, 13:02
E.d
Peter Magyar
Që nga viti 1990 asnjë kryeministër në Hungarinuk mund t'i shmanget detyrimit të pashkruar për ta...
Bota
13 Maj 2026, 12:54
E.d
Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, dhe presdienti amerikan, Donald Trump.
Roli i Pakistanit si ndërmjetës mes Iranit dhe Shteteve të B...
Bota
13 Maj 2026, 10:33
D.S
Foto ilustruese`
BRAZIL- Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë importin e mishit brazilian duke filluar nga data 3 shtator 2026. Sipas Euronew...
Bota
13 Maj 2026, 09:45
D.S
SHBA- Sam Altman dëshmoi në një gjyq që mund të përcaktojë të ardhmen e OpenAI, kompanisë që qëndr...
Bota
13 Maj 2026, 09:22
D.S
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se udhëheqësi kinez, Xi Jinping, ka qenë “relativisht i mirë&rdquo...
Bota
13 Maj 2026, 08:50
D.S
SHBA- Akuza të reja serioze për abuzim seksual ndaj të miturve kundër ikonës së muzikës, Michael Jackson&nb...
Bota
13 Maj 2026, 08:01
D.S
IRAN- Marrëdhënia midis Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka arritur në një pikë kritike ku Teherani ka nisur t&rsquo...
Bota
13 Maj 2026, 07:55
D.S
IRAN- Mes luftës SHBA-Izrael me Iranin, ndërsa bota shikon me padurim Ngushticën e Hormuzit, Teherani po rrit në heshtje presionin mb...
Bota
13 Maj 2026, 07:45
D.S
KINË-Lufta me Teheranin po e zbeh takimin e rëndësishëm që presidenti amerikan, Donald Trump, pritet ta zhvillojë këtë...