LIVE UPDATES
Bota

Temperaturat e larta tek Shkëmbinjtë e Mëdhenj Koralorë në Australi, studimi: Po shkakton çngjyrosjen e koraleve dhe zhveshjen e tyre nga algat

Shkëmbinjtë e Mëdhenj Koralorë të Australisë janë sistemi më i madh i këtij lloji dhe ndoshta më i famshmi. Ai shtrihet në një hapësirë të madhe sa afro sipërfaqja e Italisë dhe mund të shihet nga hapësira si struktura më e madhe e vetme e përbërë nga organizma të gjallë.

15 Dhjetor 2024, 22:00 Nga N.F
Temperaturat e larta tek Shkëmbinjtë e Mëdhenj Koralorë
Australi

AUSTRALI- Temperaturat e ujit rreth Shkëmbinjve të Mëdhenj Koralorë në Australi janë në nivelin më të lartë në 400 vitet e fundit, sipas një studimi të ri. Rritja e temperaturave të detit në atë zonë ka të ngjarë të jetë rezultat i ndryshimeve klimatike të nxitura nga veprimet e njerëzve dhe po shkakton çngjyrosjen e koraleve dhe zhveshjen e tyre nga algat.

Shkëmbinjtë koralorë janë mes mjediseve detare më të bukura dhe të larmishme. Shkëmbinjtë e Mëdhenj Koralorë të Australisë janë sistemi më i madh i këtij lloji dhe ndoshta më i famshmi. Ai shtrihet në një hapësirë të madhe sa afro sipërfaqja e Italisë dhe mund të shihet nga hapësira si struktura më e madhe e vetme e përbërë nga organizma të gjallë.

Në vitin 1981 këtij sistemi iu dha statusi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, gjë që konfirmoi rëndësinë e tij. Por vitet e fundit, këta shkëmbinj i janë nënshtruar një çngjyrosjeje masive të nxitur nga rritja e temperaturave të ujit.

Një raport i botuar në revistën Nature po përdor të dhënat e skeleteve të koraleve për të përftuar të dhëna të sakta për këtë dukuri. Kolonitë e koraleve janë shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të mjedisit dhe mund të jetojnë për qindra vjet. Prandaj seletet e tyre mund të shërbejnë si sistem regjistrimi për kushtet e ujit.

Benjamin Henley është profesor i Universitetit të Melburnit dhe anëtar nderi në Universitetin e Uollongongut në Australi. Ai dhe kolegët e tij kanë mbledhur të dhënat e temperaturës së sipërfaqes së detit nga viti 1618 deri në 1995 duke përdorur kampionë të bazës së koraleve nga rajonet e Detit Koralor dhe Paqësorit Jugperëndimor. Këto të dhëna janë kombinuar me temperaturat e regjistruara të sipërfaqes së detit nga viti 1990 deri në vitin 2024.

Hulumtimi i tyre identifikoi temperatura të qëndrueshme të detit para vitit 1900, por vëzhgoi një ngrohje mesatare vjetore prej 0.12 Celsius për dekadë nga viti 1960 deri në 2024

"Ne po përpiqemi të vlerësojmë pasojat e këtyre zbardhjeve masive të koraleve. Shkëmbinjtë e Mëdhenj Koralorë janë të mëdha sa Italia, kështuqë bëhet fjalë për pasoja masive, dhjetë herë më të mëdha se sa ciklonet më ekstreme tropikale. Pra është një zonë jashtëzakonisht e gjerë dhe ndikimi mund të jetë katastrofik, prandaj po e studiojmë me kaq kujdes”, thotë Prof. Henley.

Studiuesit po përqendrohen në muajt më të nxehtë të verës midis janarit dhe marsit dhe zbuluan se në vitet e fundit të zbardhjes masive të koraleve (2016, 2017, 2020, 2022 dhe 2024) temperatura e detit ishte dukshëm më e lartë se në çdo vit para vitit 1900. Këto vite ishin gjithashtu pesë nga gjashtë vitet më të nxehta që ka përjetuar rajoni në katër shekujt e fundit.

Studimi sugjeron gjithashtu se shkalla e ngrohjes pas vitit 1900, mund t'u atribuohet veprimeve njerëzore.

“Rreziku se mund ta humbasim këtë pasuri, ose të paktën në formën aktuale, shpresoj të jetë një kambanë alarmi për qeveritë në mbarë botën se duhet të bëjmë shumë më tepër dhe duhet të ndërmarrim veprime të koordinuara globale”, thotë Prof. Henley.

Në Universitetin e Laikasterit në Britani, profesori i Paleobiologjisë Jens Zinke po analizon një kampion të koraleve që i është dërguar nga Australia. Profe. Zinke nuk është pjesë e studimit, por të dhënat e tij janë përdorur nga Prof. Henley në hulumtimet e tij. Korali nuk ka ngjyrat e ndezura të fundit të oqeanit dhe Prof. Zinke mund të identifikojë shenja treguese të stresit shkaktuar nga episodet ekstreme të motit.

"Koralet janë sensorë të përsosur të oqeanit. Kështu që ato luajnë rolin e instrumentave nënujore. Ato janë në fakt sensorë të gjallë që qëndrojnë nën oqean për qindra vjet dhe regjistrojmë gjithçka që u ka ndodhur për shekuj me radhë, gjatë ekzistencës së tyre", thotë ai.

Jo të gjitha koralet preken njëlloj nga rritja e temperaturave të detit dhe koralet në përgjithësi kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme për t’iu përshtatur ndryshimeve, por profesor Zinke është i shqetësuar nga prirjet aktuale.

“Nëse vazhdon kjo prirje dhe nëse njerëzit nuk ndryshojnë mënyrën e jetesës, patjetër do të shohim më shumë valë nxehtësie. Po i shohim më shpesh dhe në 20-30 vitet e fundit, këto valë të nxehti të skajshme po ndodhin më shpesh dhe koralet kanë më pak kohë të ripërtërihen”, thotë ai.

Studiuesit parashikojnë se edhe nëse ngrohja globale qëndron nën nivelin e objektiveve të Marrëveshjes së Parisit, 70-90 për qind e koraleve në të gjithë globin mund të zhduken dhe se shkëmbinjtë koralorë në të ardhmen do të jenë më pak bio-të larmishme për shkak të këtyre prirjeve të rritjes së vazhdueshme të temperaturave./ VOA

australi shkembinje koralore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet