LIVE UPDATES
Bota

Teknologjia eksperimentale që po shndërron rrënojat e Ukrainës në çimento

Eksperti për materialet infrastrukturore në Universitetin Leeds është një nga drejtuesit e S3RoU (rindërtimi i sigurt, i qëndrueshëm dhe i shpejtë i Ukrainës), nismë që udhëhiqet nga inxhinierët britanikë, ukrainas, holandezë, që po e shndërrojnë rrënojat e luftës në lëndë të parë ndërtimore.

25 Tetor 2025, 16:15 Nga E. D
Teknologjia eksperimentale që po shndërron rrënojat e
foto ilustruese

UKRAINË- Pas vitesh të tëra të sulmeve ruse me dronë dhe raketa, grumbuj të copëzave të betonit janë shndërruar në problem të madh në Ukrainë.

“Nuk mund t’i hedhësh në deponi të mbeturinave, nuk mund t’i injorosh, madje as nuk mund ta përdorësh këtë beton për të mbushur gropat sepse nuk ka aq shumë gropa që duhet të mbushen”, tha për Radion Evropa e Lirë Leon Black.

Eksperti për materialet infrastrukturore në Universitetin Leeds është një nga drejtuesit e S3RoU (rindërtimi i sigurt, i qëndrueshëm dhe i shpejtë i Ukrainës), nismë që udhëhiqet nga inxhinierët britanikë, ukrainas, holandezë, që po e shndërrojnë rrënojat e luftës në lëndë të parë ndërtimore.

Teknologjia eksperimentale që po shndërron rrënojat e

“Para pushtimit rus, nuk kishte shumë vëmendje te reciklimi”, tha Black, duke përmendur rezervat e bollshme të gurëve dhe mineraleve në Ukrainë që përdoren për prodhimin e betonit. “Konflikti e ka bërë të qartë se ka shumë rrënoja për t’i groposur në depo të mbeturinave ose për t’i përdorur në ndërtime me cilësi të ulët”.

Projekt S3RoU përdor një teknologji të re për të shtypur, “praktikisht për të ndarë” dhe ngrohur mbeturinat prej betoni, duke i kthyer në përbërës bazë: zhavorr, rërë dhe pastë të tharë çimentoje. Procesi shurdhues mekanik krahasohet me marrjen e një torteje dhe shpërbërjen e saj në miell, sheqer dhe vezë, prej të cilave bëhet një ëmbëlsirë tjetër.

Themeluesit e projektit pretendojnë se përbërësi i përfituar do të jetë 30 për qind më i lirë se përzierja origjinale e çimentos. Black tha se materiali i ricikluar është i përshtatshëm për shumicën e aplikimeve ndërtimore.

Shpërbërja e rrënojave emeton vetëm një pjesë të vogël të dyoksidit të karbonit që lëshohet nga prodhimi i çimentos së re, i cili është përgjegjës për 8 për qind të të gjitha emetimeve të gazrave serrë të shkaktuara nga njeriu në mbarë botën.

Teknologjia eksperimentale që po shndërron rrënojat e

Qëllimi përfundimtar i S3RoU-së është krijimi i një flote “stacionesh mobile për ndarjen e betonit”, që do të mund të transportoheshin nga një vend në vendin tjetër në mbarë Ukrainën për të bluar rrënojat e çimentos dhe për t'i vendosur nëpër thasë.

Një impiant i tillë përpunimi u dërgua në Ukrainë gjatë kësaj vere për testim dhe aktualisht po iu nënshtrohet provave në periferi të Kievit. Produktet demonstruese, përfshirë pllaka trotuaresh prej betoni të përpunuar nga rrënojat dhe të stampuara me kodet QR për të promovuar projektin e riciklimit, aktualisht janë në fazën e planifikimit.

Nëse riciklimi i rrënojave në shkallë të gjerë bëhet realitet në Ukrainë, një nga rreziqet kryesore do të jetë azbesti i shkatërruar nga bombat. Ky mineral që shkakton kancer është i ndaluar që të përdoret në ndërtim në Bashkimin Evropian që nga viti 2005, por në Ukrainë u ndalua më 2022 dhe është i përhapur në gjithë vendin.

Black tha se po zhvillohej një detektor për asbestin, që dukej premtues, por kompania që qëndronte prapa këtij zhvillimi e anuloi produktin. “Pra, jemi kthyer në tavolinën e vizatimit, në pikën zero sa i përket mënyrës se si do ta trajtojmë këtë problem”, tha ai.

Teknologjia eksperimentale që po shndërron rrënojat e

Oleksii Hunyak është një nga akademikët ukrainas që punon në projektin e financuar nga Britania. Shtëpia e tij në Lviv pothuajse u shkatërrua kur një raketë ruse goditi lagjen e tij, duke thyer dritaret e apartamentit të tij.

Ai tha se projekti i riciklimit “do të kontribuojë drejtpërdrejt në rimëkëmbjen e sigurt dhe të shpejtë të Ukrainës duke na ndihmuar të shndërrojmë mbeturinat e ndërtesave të shkatërruara në një burim për rindërtim të qëndrueshëm”./REL

teknologji ukraine lufta ukraine-rusi


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet