LIVE UPDATES
Bota

Teatri rus Bolshoi, përpjekje për forcimin e lidhjeve me Kinën

Drejtori i këtij teatri, Vladimir Urin, njoftoi së fundmi në Moskë programin për vitin 2023/24, duke thënë se ai ishte i trishtuar nga ndërprerja e bashkëpunimit të rregullt krijues me kompani dhe artistë të teatrove në vendet perëndimore.

16 Korrik 2023, 22:39 Nga k.m.
Teatri rus Bolshoi, përpjekje për forcimin e lidhjeve me Kinën
Foto ilustruese

Ashtu si qeveria ruse, Teatri Bolshoi, një nga dy qendrat më të mëdha të operës dhe baletit në botë, po bojkotohet nga Perëndimi për shkak të fushatës ushtarake të Moskës në Ukrainë. Për këtë arsye, drejtuesit e teatrit po përpiqen të thellojnë lidhjet me Kinën dhe vende të tjera të lindjes.

Pavarësisht sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksioneve të Perëndimit ndaj Moskës, Teatri Bolshoi vazhdon të japë shfaqje të baletit dhe operës. Drejtori i këtij teatri, Vladimir Urin, njoftoi së fundmi në Moskë programin për vitin 2023/24, duke thënë se ai ishte i trishtuar nga ndërprerja e bashkëpunimit të rregullt krijues me kompani dhe artistë të teatrove në vendet perëndimore.

"Jam thellësisht i bindur se vetëm kultura dhe arti mund t'i ndihmojnë vërtet vendet që ta kuptojnë më mirë njëri-tjetrin. Madje edhe në situatën e ndërlikuar dhe të vështirë që kemi tani në botë", tha ai.

Trupa e Baletit e Teatrit Bolshoi tashmë pritet të shkojë në Kinë në korrik, dhe zoti Urin tha se diskutime të hollësishme janë duke u zhvilluar si për bashkëpunimin në fushën e baletit ashtu edhe atë të operës gjatë vitit 2024.

Por ai tha se arsyet për udhëtimet jashtë vendit asnjëherë nuk kanë qenë financiare dhe se nuk është e vërtetë që ato sollën të ardhura të konsiderueshme.

"Kjo ka të bëjë më shumë me imazhin, ndarjen me të tjerët të gjërave që dimë t’i bëjmë. Pra, kjo ka të bëjë me krijimitarinë, më shumë se çdo gjë tjetër", tha ai.

Këtë sezon në Rusi do të shfaqet premiera e operës së Verdit, Luisa Miller, ku do të interpretojë tenori italian Antonio Poli. Ndonëse ai duhet të fluturojë përmes Turqisë për shkak të sanksioneve perëndimore, 37 vjeçari Poli nuk ka asnjë shqetësim lidhur me interpretimin e tij në Rusi.

“Shumë këngëtarë italianë dhe ndërkombëtarë vijnë këtu. Kjo është hera e parë për mua këtu dhe më duhet të them se është vërtet një vend i mrekullueshëm për të bërë prova dhe për të kënduar”, tha ai

Orkestra Bolshoi do të bashkëpunojë me Teatrin Maly të Moskës për herë të parë këtë vit për një produksion të shfaqjes së Aleksandër Ostrovskit "The Snow Maiden", me muzikë nga Çajkovski, për të shënuar 150 vjetorin e shfaqjes së saj të parë.

Trupa ruse e baletit do të udhëtojë gjithashtu në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk në nëntor dhe në Oman në janar./VOA

teatri bolshoi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet