LIVE UPDATES
Bota

Të moshuarit, në duart e kujt përfundojnë?

Asnjë komunë ose organizatë joqeveritare nuk mund të themelojë objekt banimi për njerëzit në nevojë pa lejen e kësaj ministrie, thuhet në ligj.

5 Nëntor 2022, 11:50 Nga k.m.
Të moshuarit, në duart e kujt përfundojnë?
Foto ilustruese

Kush i mbikëqyr shtëpitë e pleqve? Kush bën kontrolle atje? E kujt është përgjegjësia? Këto dhe pyetje të tjera janë duke qarkulluar në opinion publik në Kosovë, pas një sulmi fizik që u raportua të mërkurën e 2 nëntorit në një qendër për përkujdesjen e të moshuarve në Pejë, mbi 80 kilometra larg Prishtinës. Në një video të shpërndarë në mediat sociale, një punonjëse e kësaj qendre shihej duke sulmuar fizikisht një grua rreth të 70-tave.

Në lidhje me këtë rast u arrestuan tre persona të dyshuar, ndaj të cilëve nisën hetimet, ndërsa denoncimet ishin të shumta - nga organizatat për të drejtat e njeriut deri te presidentja e shtetit, Vjosa Osmani.

Pasditen e 4 nëntorit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës njoftoi se qendrës në Pejë i është tërhequr licenca e punës, të cilën duhet ta dorëzojë deri më 7 nëntor. REL kontaktoi këtë qendër për më shumë informacione rreth mënyrës se si ka funksionuar, por një përfaqësuese e saj tha shkurtimisht se “nuk ka të drejtë të flasë”.

Kjo qendër në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit në Kosovë figuron nga muaji maj i vitit 2016. Ndërsa, në ueb-faqen e saj thuhet se për mision ka “ofrimin e strehimit dhe të përkujdesjes për të moshuarit e paaftë për t’u kujdesur për veten dhe në pamundësi për të pasur kujdesin e familjarëve”. Sipas Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare në Kosovë, përgjegjësinë për themelimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve rezidenciale, strehimoreve të mbrojtura dhe strehimoreve emergjente për njerëzit në nevojë e ka Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Asnjë komunë ose organizatë joqeveritare nuk mund të themelojë objekt banimi për njerëzit në nevojë pa lejen e kësaj ministrie, thuhet në ligj. Në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, nga kjo ministri thonë se këto shtëpi monitorohen nga Divizioni i Aftësisë së Kufizuar dhe Personave të Moshuar në Departamentin e Politikave Sociale dhe Familjes, ndërsa inspektohen nga Njësia e Monitorimit dhe Inspektimit - që të dyja këto në kuadër të kësaj ministrie.

Përkundër pyetjeve të REL-it, në deklaratë nuk jepen detaje se si monitorohen ato apo në çfarë periudhash kohore.

Aty thuhet se, për t’u licencuar këto institucione, nevojitet plotësimi i disa kritereve, duke filluar nga kërkesa për hapje, certifikata nga gjykata që personi nuk është nën hetime, e deri te marrëveshjet për zbatimin e projekteve në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.

Sipas deklaratës nga ministria, për këtë veprimtari janë të licencuara katër subjekte private: dy në Pejë, një në Suharekë dhe një në Istog.

Në Kosovë janë, po ashtu, edhe katër shtëpi të tjera për të moshuar, që udhëhiqen nga shteti. Për përcjelljen e zbatimit të kritereve të kërkuara obligohet Inspektorati i Punës, por ky organ nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it rreth kësaj çështjeje. Brenda Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë funksionon Inspektorati Shëndetësor, i cili monitoron profesionistët shëndetësorë të këtyre vendbanimeve - nëse ata janë të pajisur ose jo me licencat e nevojshme të punës.

Nga ky inspektorat thonë për REL-in se qendra në Pejë, ku u raportua sulmi fizik ndaj një banoreje të moshuar, nuk ishte inspektuar më herët, por nuk japin më shumë hollësi për arsyet. Në deklaratën e dërguar me shkrim thuhet se pas inspektimit më 2 nëntor, katër punëtoreve të kësaj qendre u është tërhequr përkohësisht leja e punës.

Institucioni i Avokatit të Popullit thotë se “ka vizituar rregullisht” dhe “pa paralajmërim” shtëpitë e pleqve në Prishtinë, Skenderaj dhe Istog, që udhëhiqen nga shteti.

“Gjatë vizitave, [institucioni i Avokatit të Popullit] ka intervistuar një numër të rezidentëve dhe nuk ka marrë asnjë ankesë për keqtrajtim fizik apo abuzime verbale, si dhe për shkelje të dinjitetit njerëzor të rezidentëve”, thuhet në deklaratën dërguar REL-it.

Besim Kodra, nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, thotë se në shtëpitë e pleqve dhe në institucione të tjera të ngjashme duhen bërë vazhdimisht kontrolle dhe inspektime.

“Shteti duhet të garantojë që secili i moshuar të trajtohet në shtëpi të moshuarave me dinjitet. Nëse këtë nuk e bën, të gjithë potencialisht mund të jemi pre e një abuzimi të tillë në të ardhmen”, thotë Kodra për Radion Evropa e Lirë.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë se sulmi i raportuar në shtëpinë e pleqve në Pejë duhet të jetë “alarm zgjimi” për institucionet e shtetit që t’i rrisin standardet dhe mbikëqyrjen.

“Pas publikimit të këtij rasti [në Pejë], ministritë duhet ta marrin seriozisht këtë çështje dhe të vendosin kritere. Kriter duhet të jetë që secila shtëpi për përkujdesje të të moshuarve, të ketë psikolog. Duhet të koordinohen tri inspektorate - ai i punës, sanitar dhe shëndetësor - dhe t’i monitorojnë apo kontrollojnë një herë... ose në çdo dy javë këto qendra. [Kontrollet] do të mund t’i parandalonin rastet e tilla”, thotë Sejdiu.

REL kontaktoi një qendër private për përkujdesje ndaj të moshuarve në rajonin e Dukagjinit - pjesa perëndimore e Kosovës - ku thanë se “kushtet janë në nivelin e duhur” dhe se “qendra ka psikolog”. Përfaqësues të saj nuk pranuan që emri i qendrës të bëhet publik e as nuk dhanë hollësi të tjera. Në vitin 2018, Iniciativa Kosovare për Stabilitet publikoi një raport me titull “Mos u plaksh”, i cili nxori në pah kushte jo të mira në shtëpitë e pleqve në Kosovë, si: mungesë e ujit të ngrohtë për çdo ditë, hapësira jo të mjaftueshme për të gjithë personat dhe hapësira jo të ndara për personat e moshuar dhe ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje.

Sipas raportit, në gjithë vendin funksionojnë katër shtëpi të tilla, që udhëhiqen nga shteti, dhe 25 të tjera private.

“Jo vetëm institucionet, por edhe shoqëria, në përgjithësi, nuk u kushton rëndësi të moshuarve”, thotë për Radion Evropa e Lirë udhëheqësja e kësaj iniciative, Brikenë Hoxha.

Sipas saj, këto shtëpi nuk u sigurojnë “numër të madh votash” politikëbërësve. Statistikat se sa persona banojnë në shtëpitë e pleqve në Kosovë nuk janë të qarta./REL

azilet ne kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet