LIVE UPDATES
Bota

Të gjitha vendimet që u morën gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës

23 Nëntor 2022, 18:10 Nga d.a.
Të gjitha vendimet që u morën gjatë mbledhjes së
Qeveria e Kosoves

KOSOVË- Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e 109-të. Gjatë kësaj mbledhje ndër të tjerash është marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të datës 12 shkurt të vitit 2020, sipas të cilit iu ulen pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Po ashtu, u ndan 287 mijë euro për kompensim të njëhershëm të ish- delegatëve të Kuvendit të Kosovës që shpallen Pavarësinë dhe Kushtetutën e Kosovës në Kaçanik në vitin 1990.

Sot, Qeveria mori vendim për nisjen e procedurave për blerjen e objekteve të ambasadave të Kosovës në Kroaci dhe Senegal.

U dha mendimi i Qeverisë lidhur me nismën legjislative për “Projektligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore”. Ajo vlerëson se Nisma Legjislative është në pajtim me legjislacionin në fuqi që rregullon këtë fushë, si dhe rregullon më gjerësisht të drejtën dhe detyrimin e institucioneve në lidhje me mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore

U dha mendimi i Qeverisë lidhur me Nismën Legjislative për “Projektligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor”. Nisma legjislative është përcaktuar që Projektligji duhet të analizohet hollësisht në mënyrë që të adresohen rekomandimet e dhëna si dhe të harmonizohet me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës dhe me qëllimi të jetë rritja e sigurisë në trafikun rrugor dhe të përcaktohen bazat kryesore të ndërsjella në marrëdhëniet dhe sjelljen e pjesëmarrësve dhe subjekteve tjera në trafikun rrugor.

U bë ndryshimi dhe plotësimi i vendimit të Qeverisë Nr. 01/02 të datës 12.02.2020, ku me ç’rast shfuqizohet pika 3 dhe 4 e Vendimit Nr.01/02 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shkak të rrethanave të ndryshuara ligjore. Pagat e sistemit gjyqësor, përfshirë ato të Gjykatës Kushtetuese, kthehen në lartësinë e përcaktuar me rregullimin juridik të mëparshëm. Të gjitha pikat tjera të Vendimit Nr.01/02 të datës 12.02.2020 mbesin të pandryshuara.

U miratua Projektligji për Zyrtarët Publikë. Ky projektligj adreson problematikat me të cilat është përballur administrata jonë ndër vite dhe zbrazëtitë që ka ligji aktual. Me këtë projektligj po hapim administratën për të gjithë duke përfshirë nëpunësit brenda shërbimit civil, mërgatën tonë, profesionistët nga sektori privat dhe të rinjtë e të rejat tona.

U miratua Projektligji për Pagat në Sektorin Publik. Ky projektligj po krijon për herë të parë në Republikën e Kosovës sistemin e unifikuar të pagave. Ky sistem ka në thelb drejtësinë në rregullimin e pagës për të gjithë të punësuarit që paguhen nga dhe përmes buxhetit të shtetit

U miratua Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC, për Zhvillim Ndërkombëtar. Marrëveshja e kredisë për “Financat Publike të Kosovës dhe Rritjen ekonomike” kap vlerën prej 40 milionë dollarë, dhe paraqet një marrëveshje për mbështetjen bugjetore të drejtpërdrejtë për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

U miratua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjekësinë Ligjore. Ky projektligj ka për qëllim reformimin dhe avancimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, për ofrimin e shërbimeve  cilësore mjeko ligjore dhe akreditimin e laboratorëve të këtij Instituti në pajtim me standardet ndërkombëtare. Çështjet që trajtohen në këtë Projektligj janë: përcaktimi i parimeve themelore të rregulluara sipas standardeve ndërkombëtare në organizimin, zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve mjeko  – ligjore si dhe përgjegjësit procedural dhe llogaridhënëse për kryerjen e ekzaminimeve mjeko – ligjore.

U miratua Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe Ministrisë së Mbrojtjes në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me atashimin e personelit nga Forca e Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në Ishujt Falklands.

U aprovua Rregullorja për Atashe të Mbrojtjes. Kjo Rregullore përcakton statusin, detyrat dhe përgjegjësitë, procesin e përzgjedhjes, pranim-dorëzimin e detyrës, kohëzgjatjen e shërbimit, pagën, kompensimet tjera dhe ndërprerjen e shërbimit të Atasheut të  Mbrojtjes dhe  Përfaqësuesit Ushtarak të akredituar në misionet diplomatike të Republikës së Kosovës apo organizata ndërkombëtare.

U miratua Analiza juridike për vlerësimin e bazës ligjore të akteve nënligjore të nxjerra nga Qeveria. Pas vazhdimit të punës në analizën e akteve juridike nënligjore, me këtë vendim shfuqizohen edhe 337 akte juridike nënligjore të cilave ju mungon baza dhe mbështetja ligjore.

U aprovua Protokolli Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës Seksuale. Ky Protokoll është përgatitur si dokument pune dhe mjet praktik që përmban udhëzime se si duhet të ofrohen shërbimet për viktimat/ të mbijetuarat/ mbijetuarit e dhunës seksuale, duke mundësuar krijimin e përgjegjësisë institucionale përmes qasjes shumë sektoriale të koordinuar. Ai plotëson detyrimin për zbatimin e Konventës së Stambollit, legjislacionit në fuqi, si dhe Strategjisë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022 – 2026.

Filluan procedurat për blerjen e objekteve të ambasadave të Republikës së Kosovës në Zagreb/Kroaci dhe Dakar/Senegal. Me blerjen e objekteve të ambasadave në këto shtete do të rritet prezenca dhe aktiviteti diplomatik i Republikës së Kosovës në këto dy vende.

Arsim Tahiri u emërua Drejtori i Përgjithshëm në Shërbimin Sprovues të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë me mandat katër vjeçar.

U miratua vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për nënshkrimin e Marrëveshjes për Bashkëfinancimin e Bursave të Arsimit të Lartë në Nivel të studimeve Master, ndërmjet Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Si qeveri jemi të përkushtuar të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme për të rinjtë tanë për të studiuar në universitet prestigjioze. Në linjë me këtë, dje ministrja Nagavci ka nënshkruar vendimin për ndarjen e 43 bursave për studentët e doktoratës të cilët studiojnë në top 500 universitetet botërore.

U miratua nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Banka Evropiane për Investime, për projektin “Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore 10 – B”. Marrëveshja siguron një kredi në vlerën totale prej 38 milionë eurove për realizimin dhe finalizimin e punimeve në këtë projekt.

U miratua Nisma për negocimin e Kornizës së Partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Danimarkës e përfaqësuar nga Ministria për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për “Bashkëpunim të shtuar për Zhvillim”. Qeveria e Danimarkës, sipas marrëveshjes, do të mbështes projektet dhe programet përkatëse në këtë kornizë, në vlerën prej 30 milionë eurove, në periudhën pesëvjeçare 2022-2026.

U mor Vendimi për caktimin e vlerës së shpenzimeve të transportit detar dhe kontejnerëve në shtojcën 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 06/2015 për përcaktimin e kostos së shpenzimeve të transportit të mallrave të importuara. Dogana e Kosovës gjatë vlerësimit, analizës dhe hulumtimeve të bëra ka evidentuar se kostot e shpenzimeve të transportit detar në nivel global të shpenzimeve kanë pësuar rënie të theksuar, kryesisht si rezultat i rrënjës së vëllimit tregtar. Në këtë drejtim, me qëllim të ndjekës dhe harmonizimit të çmimit të transporti detar, Dogana e Kosovës ka rekomanduar rishikimi e shpenzimeve të transporti detar.

U miratua Plani i Zbatimit të Garancisë Rinore. Plani do të mundësojë zbatimin e veprimeve të bashkërenduara në disa fusha, si: arsimi dhe trajnimi, puna dhe punësimi, mbrojtja sociale dhe rinia; do të maksimalizojë përdorimin e fondeve në dobi tët rinjve; dhe forcimin e kapaciteteve të akterëve kryesorë për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave të punësimit të të rinjve. Ai paraqet një katalizator për të përafruar kornizën e politikave të punësimit të të rinjve në Kosovë me parimet e Garancisë Rinore, e cila zbatohet në vendet e Bashkimit Evropian.

U ndan 500 mijë euro për Organizatat Jo- Qeveritare të cilat ofrojnë shërbime sociale për të siguruar mbulueshmëri gjatë fazës tranzitore për realizimin e procedurave për shpallje të thirrjeve publike të mbështetjeve për vitin 2023. Përfitues të drejtpërdrejt do të jenë 43 entitete të ndryshme.

U ndan 287 mijë euro për kompensim të njëhershëm të ish- delegatëve të Kuvendit të Kosovës që shpallen Pavarësinë dhe Kushtetutën e Kosovës në Kaçanik në vitin 1990. Shuma do të ndahet proporcionalisht për të gjithë delegatët që janë gjallë ndërsa për delegatët e vdekur do të përfitojnë familjarët sipas ligjit për familjen./Express/

qeveria e kosovës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet