LIVE UPDATES
Bota

Gjermania i kërkon Kosovës të mos aplikoj gjoba, apel dy vendeve të arrijnë zgjidhje për targat

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit bën thirrje që grindja për targat të mos e pengojë dialogun e normalizimit. Hebestreit: Asociacioni të hyjë në axhendën e dialogut.

23 Nëntor 2022, 17:22 Nga d.a.
Gjermania i kërkon Kosovës të mos aplikoj gjoba, apel dy vendeve
Vucic dhe Kurti

GJERMANI- Qeveria gjermane është shprehur të mërkurën, 23.11. e zhgënjyer që takimi Kurti / Vucic të hënën, 21.11.,  nuk është arriti një marrëveshje për targat: 

"Qeveria gjermane është  e zhgënyjer që kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, nuk arritën të hënën të bien dakord për një zgjidhje të krizës aktuale,"- tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, të mërkurën pasdite në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë gjermane, duke iu përgjigjur kështu një pyetjeje të Deutsche Welles. 

"Bisedimet me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Borrell, por edhe me Lajçakun, për targat e vjetra serbe në Kosovë përfunduan pa rezultat", shtoi ai. 

"Të arrithet një zgjidhje për krizën"

Hebestreit e përshëndeti faktin që Kurti e shtyu afatin për marrjen e masave ndëshkuese dhe bëri thirrje që kjo kohë të shfrytëzohet për arrijtjen e një zgjidhjeje: 

"Është mirë që qeveria në Kosovë ka vendosur që t'i pezullojë për 48 orë masat ekzekutive, pra vendosjen e gjobave, Është me rëndësi që kjo periudhë të shfrytëzohet për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme në këtë mosmarrëveshje, çka do të sillte edhe shpërshkallëzim të situatës.”

Hebestreit apeloi te qeveria e Kosovës që të mos vërë gjoba në këtë periudhë:

"Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë asnjë masë ekzekutive që ka të bëjë me shkëmbimin e targave, në mënyrë që të mos pengohet një zgjidhje e qëndrueshme.”

"Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është urgjent"

Zëdhënësi i qeverisë gjermane më tej vuri në dukje domosdoshmërinë e arritjes sa më shpejt të një marrëveshjeje në dialog. "Përshkallëzimi aktual tregon edhe një herë se sa urgjent është progresi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy shteteve.”

Hebestreit shtoi më tej se Gjermania e mbështet dialogun e drejtuar nga Borrell dhe Lajçak. "Qeveria Federale mbështet përpjekjet e përfaqësuesit të BE-së për punët e jashtme dhe të të dërguarit të posaçëm Lajcak, për të harmonizuar dialogun mes këtyre dy vendeve në këtë çështje.” Dhe shtoi: "Apeli ynë për qeveritë e të dy vendeve është që të angazhohen në mënyrë konstruktive për këtë çështje". Sipas qeverisë gjermane, në axhendën e dialogut duhet të hyjë edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe". Këtë të fundit qeveria e Kosovës e ka refuzuar deri tani. 

E ndodhur nën trysninë e SHBA-së dhe BE-së,qeveria e Kosovës e pat shtyrë të hënën edhe për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe,Vendimi parshihte nisjen e gjobitjes së shoferëve që qarkullojnë me targa ilegale. Përfqësues të qeverisë së Kosovës dhe Serbisë ndoodhen aktualisht në Bruksel për të gjetur një zgjidhje të mundshme për të dalë nga kriza aktuale. /DW/

steffen hebestreit dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet