Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndihma është siguruar përmes një autoriteti presidencial që mundëson realizimin me shpejtësi të ndihmës përmes tërheqjes nga rezervat e Pentagonit.
SHBA-Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihma për Ukrainën që kapin vlerën deri në 250 milionë dollarë. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se kjo do të jetë paketa e fundit e ndihmës ushtarake për Ukrainën për këtë vit, ndërsa në Kongres vazhdon ngërçi që ka bllokuar miratimin e një pakete ndihme të propozuar nga Presidenti Joe Biden.
Ndihma e fundit përfshin një sërë municionesh për mbrojtjen ajrore dhe sisteme të raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, municione artilerie dhe sisteme kundër blindave, mbi 15 milionë fishekë, pajisje mjekësore dhe të tjera.
Ndihma është siguruar përmes një autoriteti presidencial që mundëson realizimin me shpejtësi të ndihmës përmes tërheqjes nga rezervat e Pentagonit.
Në një deklaratë, nënkoloneli i Marinës Garron Garn, tha se Pentagoni nuk ka fonde të tjera për të zëvendësuar armët e marra nga rezervat e Departamentit të Mbrojtjes. Po ashtu, Nisma për Sigurinë e Ukrainës, e cila merret me financimet afatgjata, ka ngelur pa fonde.
Si rezultat, zoti Garn tha të mërkurën se “pa financim shtesë, do të ketë mungesë në rezervat ushtarake të Shteteve të Bashkuara, duke ndikuar në gatishmërinë ushtarake amerikane”.
Presidenti Joe Biden po i kërkon Kongresit miratimin e një pakete ndihme prej 110 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe nevoja të tjera të sigurisë kombëtare. Kjo paketë përfshin 61.4 miliardë dollarë për Ukrainën, gjysma e së cilave për të rimbushur rezervat e Pentagonit.
Paketa përfshin gjithashtu rreth 14 miliardë dollarë për Izraelin dhe luftën e saj kundër Hamasit, ndërsa 14 miliardë janë për sigurinë kufitare të Shteteve të Bashkuara. Fondet e tjera do të shkojnë për nevojat e sigurisë në Azi-Paqësor.
Ky projektligj po kushtëzohet nga republikanët, të cilët kërkojnë miratimin e fondeve për të forcuar sigurinë përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se pa miratimin e fondeve shtesë, ndihma amerikane për Kievin do të mbarojë deri në fund të vitit. Shtetet e Bashkuara kanë miratuar disa paketa ndihme për Ukrainën në luftën e saj për të rimarrë territoret e pushtuar nga forcat ruse që nga fillimi i agresionit të Kremlinit në shkurt 2022.
Kongresi ka miratuar më shumë se 110 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën që pas sulmit të Rusisë, por nuk ka miratuar asnjë fond që kur republikanët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në janar të vitit 2023.
Ndihma e fundit amerikane vjen ndërsa lufta në Ukrainë po futet në maujin e 22-të. Ndërkohë, Rusia ka sulmuar me pothuajse 50 dronë Shahed në objektiva të ndryshme në Ukrainë dhe bombardoi një stacion treni në qytetin jugor të Khersonit, ku mbi 100 civilë po prisnin një tren që shkonte drejt Kievit. Ditë më parë, avionët luftarakë ukrainas dëmtuan një luftanije ruse në Detin e Zi pranë Krimesë, ndërsa ushtarët e të dyjave palëve po përpiqen të përparojnë përgjatë vijave të frontit./VOA
dicka marty ZVICËR- Ish-senatori dhe prokurori zviceran Dick Marty ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 78-vjeçare...
Foto ilustruese IZRAEL-Një video e cila po qarkullon në mediat sociale tregon disa burra dhe fëmijë palestinezë të zhveshur,...
artila kameri KOSOVË- Një 34-vjeçare, Artila Kameri, ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në një ho...
Nano Dronet UKRAINË-Ata janë dronët më të vegjël dhe më të lehtë ushtarakë në shërbim. Ata pes...
foto nga gaza IZRAEL- Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë pranuar se ka pasur atë që ushtria izraelite e quan "dëm të paq&eum...
foto e kamioneve POLONI- Qeveria është pranë dhënies fund të bllokadës në disa vendkalime kufitare me Ukrainën nga...
SHBA- Donald Trump ka mohuar pretendimet e bëra nga regjisori Chris Columbus se ai kërkoi të luante një skenë në filmi...
Edhe pse Kushtetuta e Kosovës ua garanton të drejtën për pronë të gjithëve, janë më pak se 20 për qind e pro...
Policia e Kosovës KOSOVË- Autoritetet e drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit në Kosovë, kanë konfirmuar të...
Gazmend Hoxha KOSOVË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për...