LIVE UPDATES
Bota

Tarifat speciale të SHBA-së për çelikun dhe aluminin/ Presidentja e Komisionit Evropian: BE do t'i përgjigjet me kundërmasa proporcionale!

Sipas Presidentes së KE von der Leyen, BE do t'u përgjigjet tarifave speciale të SHBA-së për çelikun dhe aluminin me "kundërmasa proporcionale".

11 Shkurt 2025, 22:19 Nga B.Z
Tarifat speciale të SHBA-së për çelikun dhe aluminin/
Ursula von der Leyen

SHBA - Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar një përgjigje të vendosur ndaj tarifave speciale doganore për importet e çelikut dhe aluminit të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump. "Më vjen shumë keq për vendimin e SHBA," tha ajo. "Tarifat e paligjshme në kurriz të BE-së nuk do të mbeten pa përgjigje: ato do të nxisin kundërmasa të vendosura dhe proporcionale."

BE do të veprojë për të mbrojtur interesat e veta ekonomike, tha von der Leyen. Punëtorët, bizneset dhe konsumatorët do të mbrohen. Tarifat janë taksa: të këqija për bizneset dhe akoma më të këqija për konsumatorët.

Në një deklaratë të mëparshme të BE thuhej se tarifat do të nënkuptojnë se qeveria e SHBA do të tatojë qytetarët e saj, duke rritur kostot për bizneset dhe duke nxitur inflacionin. Për më tepër, tarifat rrisin pasigurinë ekonomike dhe prishin efikasitetin dhe integrimin e tregjeve globale.

Komisioni i Brukselit, përgjegjës për politikën tregtare, gjithashtu njoftoi një përgjigje. BE nuk sheh asnjë justifikim për vendosjen e tarifave mbi eksportet e tij.

Tarifat speciale për produkte amerikane mund të rikthehen

Megjithatë, nuk është e qartë se për cilat masa bëhet fjalë. Komisioneri i Tregtisë së BE Maroš Šefčovič i tha Parlamentit Evropian se po shqyrtohet shtrirja e masave të Trumpit është duke u shqyrtuar. Më pas do të merren kundërmasa.

Tarifat speciale të pezulluara aktualisht për produktet amerikane si xhinset, uiski bourbon, motoçikletat dhe gjalpi i kikirikut ka të ngjarë të rikthehen menjëherë. Kjo ishte edhe përgjigja e BE  gjatë mandatit të parë të Trumpit, kur u vendosën tarifa speciale për eksportet e çelikut dhe aluminit të BE. Ato aktualisht janë pezulluar sipas një marrëveshjeje me administratën e mëparshme amerikane të Joe Biden-it.

Bernd Lange, kryetar i Komisionit të Tregtisë së BE, i tha studios së ARD-së në Bruksel se tarifat e SHBA - të cilat do të hyjnë në fuqi më 12 mars - "do të çojnë automatikisht në rivendosjen e kundërmasave më 1 prill".

Šefčovič theksoi se BE është i gatshëm të negociojë për të gjetur zgjidhje të dobishme reciproke aty ku është e mundur. Sipas një vlerësimi të mëparshëm nga von der Leyen, mund të ketë një marrëveshje të re për të zgjeruar eksportet amerikane të gazit natyror të lëngshëm (LNG), për shembull. Do të ishte gjithashtu e mundur të importohej më shumë teknologji ushtarake dhe produkte bujqësore nga SHBA dhe të uleshin tarifat e importit për automjetet amerikane. Kohët e fundit, këto tarifa, me dhjetë për qind, ishin dukshëm më të larta se norma e tarifave amerikane prej 2.5 për qind.

Kanadaja dënon tarifat, Koreja e Jugut dëshiron të negociojë

Koreja e Jugut është gjithashtu e fokusuar në negociatat me Trumpin. "Qeveria është e vendosur të mbrojë interesat e kompanive tona dhe të zvogëlojë pasiguritë duke ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë me administratën Trump dhe duke zgjeruar mundësitë diplomatike”, tha presidenti i Koresë së Jugut Choi Sang Mok. Vendi i Azisë Lindore është eksportuesi i katërt më i madh i çelikut në SHBA.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dënoi veprimin e Trumpit. Nëse është e nevojshme, përgjigja e Kanadasë do të jetë e ashpër dhe e qartë, tha ai.

Trumpi shpall një "plan shumë të sofistikuar"

Trump i nisi tarifat dje siç njoftoi. "Ata janë 25% pa përjashtime apo lehtësime," tha ai. Në rastin e tarifave të çelikut, megjithatë, ai po konsideron një përjashtim për Australinë sepse "ata blejnë shumë avionë. Ata janë mjaft larg dhe kanë nevojë për shumë avionë".

Tarifat ishin "biznes i madh", tha Presidenti i SHBA. Në këtë mënyrë, SHBA do të pasuroheshin sërish. Ai la të kuptohej gjithashtu se po shqyrtonte vendosjen e tarifave shtesë për automjetet, medikamentet dhe gjysëmpërçuesit kompjuterikë.

Ai gjithashtu nuk do të kishte asgjë kundër që vendet e tjera të marrin kundërmasa hakmarrëse, tha Trumpi. Ai do të përgjigjej me një "plan shumë të sofistikuar” brenda dy ditëve të ardhshme./DW

shba tarifa be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet