LIVE UPDATES
Bota

Tarifat shkaktojnë pasiguri në ekonominë amerikane

Presidenti Trump lejoi hyrjen në fuqi të tarifave të planifikuara prej 25% për importet e çelikut dhe aluminit nga Kandaja, për të mbështetur produktet e prodhuara në Amerikë.

12 Mars 2025, 14:58 Nga r.ll
Tarifat shkaktojnë pasiguri në ekonominë amerikane
foto ilustruese

SHBA- Debati për tarifat bashkë me frikën e inflacionit shkaktoi rënie të madhe të tregut të aksioneve në Shtetet e Bashkuara të hënën dhe të martën. Një shkëmbim të martën mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit të provincës më të populluar të Kanadasë, Ontarios, Doug Ford, tensionoi më tej marrëdhëniet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Tregu i aksioneve në Shtetet e Bashkuara shënoi rënie të madhe dy ditë radhazi. Rënia pasoi përshkallëzimin e luftës tregtare nga Presidenti Donald Trump, i cili kërcënoi se do të dyfishonte tarifat për metalet e importuara nga Kanadaja, pas planeve të Kanadasë për të rritur çmimin e eksporteve të energjisë elektrike në Shtetet e Bashkuara.

Në fund, Presidenti Trump dhe kryeministri i provincës së Ontarios u tërhoqën, duke lënë pas një tronditje të tregut të aksioneve.

Megjithatë, Presidenti Trump lejoi hyrjen në fuqi të tarifave të planifikuara prej 25% për importet e çelikut dhe aluminit nga Kandaja, për të mbështetur produktet e prodhuara në Amerikë.

"Ne po bëjmë gjërat e duhura. Ne do t'i kthejmë vendet e punës në Amerikë dhe nuk do të bëhemi objekt talljesh", tha Presidenti Trump.

Në 36 vitet e fundit, Ramon Pereiras ka drejtuar restorantin Taberna del Alabardero. Biznesi i tij mbijetoi koronavirusin dhe tarifat e mandatit të parë të Presidentit Trump.

“E mbani mend vitin 2018, vitin 2020? Do të jetë në rregull. Politika është një lojë, apo jo?”, tha ai.

Indeksi Dow Jones, që përfshin 30 kompanitë më të mëdha amerikane, shënoi rënie në nivel 2 për qind të hënën dhe 1 për qind të martën. Pasojat e rënies u ndjenë nga Roger Frechette, pensionist nga Virxhinia.

“Është vërtet e vështirë të shohësh një rënie kaq të shpejt të vlerës së aksioneve. Mendoj se një pjesë e madhe rritjes së gjithë vitit tashmë është zhdukur”, thotë ai.

“Njerëzit po nxitojnë dhe po reagojnë me një nivel paksa të tepruar tani, kështu që do të shohim. Duhen rreth 30 ditë për të parë se çfarë efekti do të kenë këto tarifa. Edhe vetë Presidenti Trump vazhdon të ndryshojë mendje, kështu që kush e di se çfarë do të ndodhë”, thotë Michael, një banor tjetër i Virxhinias.

Analistët financiarë thonë se paparashikueshmëria është ajo që sjell pasojat më të rënda.

“Është e vështirë për investitorët, bizneset dhe konsumatorët amerikanë, që të kuptojnë se si do të duken politikat e ardhshme. Një siguri më e madhe në këtë aspekt do të ishte e dobishme për njerëzit”, thotë Layna Mosely nga Universiteti Princeton.

Kur u pyet nëse ai parashikon një recesion, Presidenti Trump tha: "Nuk e shoh këtë". Megjithatë, shumë amerikanë shohin ecurinë e tregut të aksioneve si përgjigje për këtë./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale