LIVE UPDATES
Bota

Tarifat e Trump ndaj BE-së/ Gjermania në alarm: Rrezik ekzistencial për industrinë

Ata flasin për një "rrezik ekzistencial" dhe bëjnë thirrje që Bashkimit Evropian të zvogëlojë varësinë nga tregu amerikan. Ekonomistët, nga ana e tyre, shpresojnë që Uashingtoni të tërhiqet.

13 Korrik 2025, 07:28 Nga E. D
Tarifat e Trump ndaj BE-së/ Gjermania në alarm: Rrezik ekzistencial
foto ilustruese

GJERMANI- Përveç qeverisë, përfaqësues të ekonomisë dhe industrisë po shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me vendosjen e tarifave shtesë nga qeveria amerikane për produktet e importuara evropiane. Ata flasin për një "rrezik ekzistencial" dhe bëjnë thirrje që Bashkimit Evropian të zvogëlojë varësinë nga tregu amerikan. Ekonomistët, nga ana e tyre, shpresojnë që Uashingtoni të tërhiqet. Federata e Industrisë Gjermane (BDI) e quajti këtë masë një “sinjal paralajmërues” për industrinë në të dy anët e Atlantikut.

"Një konflikt tregtar midis dy zonave ekonomike kaq të lidhura ngushtë si BE-ja dhe SHBA-ja do të dëmtonte rimëkëmbjen ekonomike, forcat e inovacionit dhe në fund të fundit besimin në bashkëpunimin ndërkombëtar", paralajmëroi në një deklaratë anëtari i bordit ekzekutiv të BDI-së, Wolfgang Niedermark. 

Shoqata Gjermane e Tregtisë së Jashtme (BGA) nga ana e saj bëri thirrje për negociata nga BE-ja dhe foli për një strategji negociuese nga Uashingtoni. 

"Njoftimi i Donald Trump për tarifat prej 30% është një pjesë e përgatitur mirë e strategjisë negociuese të presidentit të SHBA-së, por Evropa nuk duhet të impresionohet prej saj, por duhet të kërkojë me maturi një zgjidhje në tryezën e negociatave me kushte të barabarta", tha presidenti i shoqatës, Dirk Jandura.

Ai theksoi se Evropa duhet të zvogëlojë varësinë e saj nga tregu i SHBA-së. 

"Një zonë e tregtisë së lirë me vendet e ASEAN-it dhe ratifikimi i shpejtë i Mercosur-it janë thelbësore", shtoi ai.

Në të njëjtën linjë, Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) kërkoi një marrëveshje gjithëpërfshirëse BE-SHBA për të gjitha sektorët.

“Kompanitë tona kanë nevojë për perspektiva të qarta dhe të besueshme për marrëdhëniet tregtare dhe investimet me partnerin tonë më të madh ekonomik. Vetëm një marrëveshje e fuqishme mund të rikthejë parashikueshmërinë dhe besueshmërinë,” deklaroi Volker Treier, Drejtor për Tregtinë e Jashtme në DIHK për agjencinë Reuters.

Shoqata Gjermane e Industrisë së Automobilave (VDA) paralajmëroi se tarifat mund të kërcënojnë vetë ekzistencën e shumë kompanive. Presidentja e VDA-së, Hildegard Müller, tha për ARD: “Është për të ardhur keq që po afrohet një tjetër përshkallëzim i përplasjeve tregtare. Kostoja për kompanitë tona tashmë ka arritur në miliarda euro dhe po rritet çdo ditë.”

Ajo shtoi se furnitorët e industrisë së automjeteve po ndiejnë tashmë ndikime të forta edhe nga tarifat për produktet që vijnë nga Meksika. Shoqata Gjermane e Makinerive dhe Inxhinierisë (VDMA) vlerësoi se tarifat 30% për eksportet drejt SHBA mund të rrezikojnë ekzistencën e shumë ndërmarrjeve.

“Shumë kompani do të mbijetonin me tarifa 10%, por 30% është krejt ndryshe,” deklaroi presidenti i VDMA-së, Bertram Kawlath, për revistën Politico, duke bërë thirrje për më shumë fokus në tregun evropian.

tarifat gjermani donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet