LIVE UPDATES
Bota

Tarifat e SHBA-ve, ministri i Jashtëm gjerman: Është një lojë humbëse, dëmtojnë si evropianët ashtu dhe amerikanët

Një partneritet i fortë transatlantik kërkon marrëdhënie të forta ekonomike në të ardhmen, u shpreh ministri i Jashtëm gjerman, Wadephul lidhur me politikat ndëshkuese të tarifave nga SHBA.

30 Maj 2025, 08:42 Nga M.B
Tarifat e SHBA-ve, ministri i Jashtëm gjerman: Është një
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Johann Wadephul dhe homologu i tij amerikan Marco Rubio gjatë takimit në State Department

GJERMANIA- Në sfondin e politikave ndëshkuese tarifore të qeverisë amerikane, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul (CDU) ka paralajmëruar kundër kufizimeve të reja tregtare. “Një partneritet i fortë dhe i suksesshëm transatlantik do të vazhdojë të kërkojë marrëdhënie të forta ekonomike në të ardhmen”, tha Wadephul për gazetën “Bild”. “Barrierat e reja tarifore i dëmtojnë të gjithë - amerikanët dhe evropianët”, shtoi ai. Kur u pyet nëse tarifat ndëshkuese do ta godisnin më fort Evropën apo SHBA-në, Wadephul u përgjigj: "Mendoj se të dyja njësoj. (...) Është një lojë humbëse. Të dyja palët do të humbisnin."

Ministri i Jashtëm gjerman, nuk deshi të komentonte vendimet e fundit gjyqësore në SHBA. "SHBA-të janë një shtet kushtetues," tha ai. "Gjyqësori amerikan punon në mënyrë të pavarur." Një gjykatë tregtare amerikane hoqi të mërkurën tarifat shtesë ndëshkuese të vendosura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Trump tejkaloi autoritetin e tij duke thirrur një ligj emergjence të vitit 1977, thuhej në vendim.

Qeveria amerikane e kundërshtoi këtë. Të enjten, një gjykatë apeli vendosi që tarifat mund të mbeten në fuqi për momentin, ndërsa procesi i apelimit është në pritje. Trump kohët e fundit e kërcënoi BE-në me tarifa prej 50 përqind duke filluar nga 9 korriku, por këto nuk kanë hyrë ende në fuqi dhe negociatat me BE-në janë duke vazhduar. Pas një telefonate të Trump me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u vendos që data të shtyhet.

Wadephul u takua me Rubio

Ndërkohë ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul kreu vizitën e tij të parë në SHBA (28-29.05). Pas takimit në Uashington me kreun e Departamentit të Shtetit, Marco Rubio, kreu i diplomacisë gjermane Johann Wadephulvuri në dukje, se janë "dakordësuar, që hapat e mëtejshëm do t'i koordinojmë në bashkëpunim të ngushtë, në mënyrë që (kreu i Kremlinit Vladimir) Putin më në fund të ulet në tryezën e bisedimeve, që Rusia të nisë seriozisht bisedimet", tha politikani kristiandemokrat. Wadephul theksoi, se është e rëndësishme të vazhdohet presioni ndaj Putinit. "Ne të dy duam një armëpushim të menjëhershëm. Kjo është theksuar vazhdimisht."

Ministri i Jashtëm Wadephul i hodhi poshtë akuzat ruse, sipas të cilave ndihma gjermane për ndërtimin e raketave ukrainase me rreze të gjatë veprimi nënkupton veprime luftënxitëse. Rusia po bën një luftë në shkelje të juridiksionit dhe së drejtës ndërkombëtare kundër Ukrainës, tha Wadephul në Uashington. "Ne mbrojmë të drejtën ndërkombëtare, duke qendruar në krah të Ukrainës. (...) Kjo luftë mund të ndalet menjëherë dhe ky është kushti, që Rusia të ndërpresë përgjegjësinë e saj luftarake", shtoi ai. E kjo, sipas tij, do të ishte vërtetë heqje dorë prej veprimeve luftënxitëse.

Sforcime në raportet transatlantike

Përpara takimit me Wadephul-in, ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio bëri dy deklarata, që nxorrën në pah sforcimin në raportet transatlantike qëkurse është në post presidenti Donald Trump.

Ministri i Jashtëm i SHBA-së pezulloi dhënien e vizave për studentët e huaj Gjithashtu Rubio deklaroi pak para se të shtrëngonte duart me Wadephul-in, se në të ardhmen në SHBA është i padëshiruar kushdo që në Europë apo diku tjetër vendos "censurë" ndaj shtetasve apo firmave të SHBA-së. Wadephul nuk ishte i përgatitur për këto deklarata të kolegut të tij. Pas takimit ai tha, se fillimisht duhen shqyrtuar pasojat e këtyre masave të reja./ DW

shba gjermania

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet