LIVE UPDATES
Bota

“Tani Kosova është më e sigurt”/ Blerja e dronëve ushtarakë nga qeveria Kurti, DW: S'mund të përdoren pa autorizimin e KFOR

Vetëm një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur plot krenari se Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, deklaroi se për përdorimin e tyre duhet marrë leja nga komandanti i KFOR-it, sepse hapësira ajrore e Kosovës është nën autoritetin e plotë të misionit paqeruajtës të NATO-s që nga viti 1999.

18 Korrik 2023, 13:36 Nga k.m.
“Tani Kosova është më e sigurt”/ Blerja e
Albin Kurti

Kosova ka blerë dronë ushtarakë Bayraktar TB-2 nga Turqia, por për përdorimin e tyre nevojitet leja e forcave paqeruajtëse të NATO-s, të cilat veprojnë në Kosovë nën mandatin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Vetëm një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur plot krenari se Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, deklaroi se për përdorimin e tyre duhet marrë leja nga komandanti i KFOR-it, sepse hapësira ajrore e Kosovës është nën autoritetin e plotë të misionit paqeruajtës të NATO-s që nga viti 1999.

Kurti: Kosova më e sigurt dhe gjithnjë krenare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkroi në Facebook: Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar me mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare!.

Ai shpërndau edhe fotografi së bashku me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant, Bashkim Jasharin, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe oficerë që kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

KFOR-i ka autoritetin kryesor mbi hapësirën ajrore të Kosovës

Përmes një deklarate KFOR-i rikujtoi menjëherë qeverinë e Kosovës se “Lidhur me përdorimin e të gjitha kategorive të dronëve dhe kufizimet përkatëse, duke përfshirë Bayraktar TB-2, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, Komandanti i Forcave të Kosovës (KFOR) ka autoritetin kryesor për hapësirën ajrore mbi Kosovë. Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për të fluturuar mbi Kosovë nga një vend në tjetrin përmes fluturimeve komerciale.”

Pa lejen e KFOR-it dronët nuk lejohet të përdoren

Më tej në deklaratë thuhet se “mbështesim FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile siç janë shuarja e zjarreve, asgjësimi i mjeteve shpërthyese, kërkimi dhe shpëtimi dhe reagimi ndaj derdhjeve të materialeve të rrezikshme”, por se për përdorimin e dronëve KFOR-i pret që institucionet në Kosovë të koordinohen dhe të respektojnë procedurat ekzistuese me KFOR-in.

Dronët Bayraktar TB-2 mund të fluturojnë kryesisht në lartësi deri në 5.000 metra. Ata mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë. Dronët Bayraktar konsiderohen si armë mjaft e rëndësishme në konflikte, përfshirë edhe luftën në Ukrainë. Dronët Bayraktar TB-2 aktualisht përdoren nga së paku 11 ushtri të botës. Tani për tani nuk ka informacione se sa dronë Bayraktar TB-2 ka blerë Kosova./DW

albin kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet