Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai foli dy ditë pasi Sekretari i ri i Shtetit, Marco Rubio, tha se Uashingtoni mund të vendosë një "shpërblim shumë të madh" për kapjen e udhëheqësve talebanë, duke sugjeruar se ata mund të jenë duke mbajtur më shumë pengje amerikane sesa dihej më parë.
AFGANISTAN- Një diplomat i talebanëve në Afganistan paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të hënën kundër masave kërcënuese si përgjigje ndaj ndalimit të shtetasve amerikanë në këtë vend.
"Politika jonë është të arrijmë një zgjidhje me mjete paqësore", i tha Zërit të Amerikës me shkrim, Suhail Shaheen, ambasadori i talebanëve në Katar.
Ai foli dy ditë pasi Sekretari i ri i Shtetit, Marco Rubio, tha se Uashingtoni mund të vendosë një "shpërblim shumë të madh" për kapjen e udhëheqësve talebanë, duke sugjeruar se ata mund të jenë duke mbajtur më shumë pengje amerikane sesa dihej më parë.
Javën e kaluar, autoritetet afgane liruan amerikanët Ryan Corbett dhe William McKenty në këmbim të një anëtari Taleban që vuante një dënim të përjetshëm në një burg federal të Shteteve të Bashkuara për akuzat për drogë dhe terrorizëm. Shkëmbimi i të burgosurve u negociua nga administrata e ish-presidentit Joe Biden.
“Përballë presionit dhe agresionit, lufta e shenjtë e kombit afgan në dekadat e fundit është një mësim të cilin të gjithë duhet ta kuptojnë”, tha zoti Shaheen.
Talebanët nuk kanë publikuar ende numrin e të ndaluarve të huaj në Afganistan. Megjithatë, të afërmit dhe zyrtarët amerikanë raportojnë për ndalimin e të paktën dy amerikanëve të tjerë në këtë vend. Ata janë George Glezmann, një ish-mekanik i një kompanie ajrore dhe Mahmood Habibi, një amerikan i natyralizuar.
“Sapo dëgjova se talebanët po mbajnë më shumë pengje amerikane sesa është raportuar”, thuhet në një postim të zotit Rubio në platformën e mediave sociale X të publikuar të shtunën. “Nëse kjo është e vërtetë, ne do të duhet të vendosim menjëherë një shpërblim shumë të madh për udhëheqësit e tyre kryesorë, ndoshta edhe më të madh se ai që patëm për Bin Ladenin”.
Kryediplomati amerikan nuk dha hollësi të tjera dhe nuk specifikoi numrin e amerikanëve të ndaluar në Afganistan.
Uashingtoni ofroi një shpërblim prej 25 milionë dollarësh për informacione që do të çonin në kapjen apo vrasjen e Osama bin Ladenit, për përfshirjen e tij në planifikimin e sulmeve terroriste vdekjeprurëse të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Kongresi më pas autorizoi Sekretarin e Shtetit për të rritur shpërblimin në një maksimum prej 50 milionë dollarësh.
Forcat amerikane kërkuan për bin Ladenin në Afganistan për vite me radhë përpara se të gjenin vendstrehimin e tij dhe ta vrisnin atë në Pakistanin fqinj në vitin 2011./VOA
Foto ilustruese KINA- Agjencia Amerikan e Inteligjencës (CIA) beson tashmë se korovirusi COVID-19 ka shumë të ngjarë ta ketë ...
Bill Gates dhe Elon Musk SHBA- Bill Gates ka kritikuar miliarderin e Teslas, Elon Musk. Themeluesi miliarderi i Microsoft-it sulmoi shefin e Tesla-s p...
foto ilustruese BRITANI E MADHE- Autoritetet shëndetësore britanike thanë të hënën se kishin zbuluar një rast të gr...
Al-Asadi i Sirisë FRANCË - Gjykatësit në Francë thuhet se kanë lëshuar një urdhër-arrest të ri kundë...
foto ilustruese KIEV- Disa gra nga qytete të rajonit të Kievit janë pjesë e një njësie ushtarake, duke mësuar në m&...
Aleksandër Vuçiç SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të hënën në n...
Anija e mallrave Vezhen aktualisht është e ankoruar jashtë Karlskrona, në Suedi SUEDI- Autoritetet suedeze kanë sekuestruar nj&eum...
foto ilustruese BRAZIL- Një incident i frikshëm është regjistruar në video nga një pasagjer i British Airways teksa priste fl...
SHBA - Presidenti Donald Trump do të nënshkruajë së shpejti disa urdhëra ekzekutivë që i japin fund programeve mbi diversit...
Donald Trump SHBA - Presidenti i SHBA Donald Trump pritet që zyrtarisht të heqë iniciativat e diversitetit, barazisë dhe përfshirj...