Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zoti Hegseth ka premtuar të sjellë ndryshime të mëdha në Pentagon. Një nga prioritet e tij ishte dhe eliminimi i programeve mbi diversitetin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen në ushtri.

SHBA - Presidenti Donald Trump do të nënshkruajë së shpejti disa urdhëra ekzekutivë që i japin fund programeve mbi diversitetin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen në ushtri, si dhe do të mundësojnë rikthimin në detyrë të mijëra trupave, që u shkarkuan pas refuzimit për të bërë vaksinat kundër COVID-19, gjatë pandemisë.
Njoftimi u bë të hënën nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.
Zoti Hegseth, një ish-gazetar i rrjetit televiziv Fox News dhe veteran lufte, u miratua në Senat me një shumicë të ngushtë, çka shënoi një fitore të madhe për Presidentin Trump, pas kundërshtimit të ashpër nga demokratët dhe nga disa republikanë të kandidaturës së tij.
"Më shumë urdhra ekzekutivë do të miratohen", u tha zoti Hegseth gazetarëve sot në Pentagon, në ditën e tij të parë të plotë në këtë detyrë.
Zoti Hegseth ka premtuar të sjellë ndryshime të mëdha në Pentagon. Një nga prioritet e tij ishte dhe eliminimi i programeve mbi diversitetin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen në ushtri.
Zoti Hegseth u përshëndet në hyrje të godinës (Pentagonit) nga ushtaraku më i lartë, Shefi i Shefave të Shtabit të Bashkuar, gjenerali i Forcave Ajrore C.Q. Brown, të cilin sekretari i mbrotjes e ka kritikuar në një nga librat e tij të fundit.
I pyetur nëse do ta largonte nga detyra zotin Brown, zoti Hegseth u përgjigj me shaka se ai po qëndronte pranë tij.
"Po qëndroj pranë tij në këto momente dhe mezi pres të punoj me të", tha ai duke i vendosur dorën mbi shpatulla zotit Brown.
Agjencia e lajmeve 'Reuters' ka njoftuar më herët mbi mundësinë e shkarkimeve në masë të oficerëve apo drejtuesve të rangut më të lartë në ushtri, diçka që zoti Hegseth vazhdimisht refuzoi ta përjashtonte gjatë procesit të konfirmimit të tij në Kongres.
Emërimi i zotit Hegseth krijoi përçarje në Senat, pasi pozita e lartë në Pentagon historikisht u është besuar kandidatëve me përvojë të thellë në drejtimin e organizatave të mëdha, e që gëzojnë mbështetje të gjerë dypartiake./VOA
Donald Trump SHBA - Presidenti i SHBA Donald Trump pritet që zyrtarisht të heqë iniciativat e diversitetit, barazisë dhe përfshirj...
pamje nga vendngjarja IZRAEL- Forcat e Armatosura izraelite (IDF) thonë se kanë kryer një sulm me dron në qytetin Tulkarem&n...
Foto ilustruese MBRETËRI E BASHKUAR - Një person në Mbretërinë e Bashkuar është infektuar me gripin e shpendëve, n&...
Foto ilustruese POLONIA- Me ceremoni të shumta bota po shënon 80 vjetorin e çlirimit të kampit nazist të Aushvicit, në at&e...
Foto ilustruese ANGLI - Ndryshimi i klimës ka të ngjarë të shkaktojë një rritje të mprehtë të vdekjeve nga nxe...
foto nga vendngjarja TURQI- Një zjarr ka rënë në një hotel në Antalia të Turqisë. Mediat e huaj...
Në këtë pamje me dron shihen palestinezët duke u kthyer nëpër vendbanimet e tyre në veri të Gazës, pas arritjes s...
Pamje nga protesta SERBI - Qindra studentë serbë kanë dalë në protestë këtë të hënë, duke bllokuar k...
Mark Rutte SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s të...
Kaja Kallas BRUKSEL- Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian tha sot se zgjedhjet e fundit në Bjellorusi ishin "një fa...