LIVE UPDATES
Bota

Takimi Trump-Macron, ja çfarë diskutuan dy liderët në Shtëpinë e Bardhë

Në bisedën e tyre të shkurtër para kamerave në Zyrën Ovale, Trump u pyet nga gazetarët nëse ai do ta përshkruante gjithashtu Vladimir Putinin si një diktator siç bëri me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

24 Shkurt 2025, 20:27 Nga E. D
Takimi Trump-Macron, ja çfarë diskutuan dy liderët në
Donald Trump dhe Emmanuel Macron

SHBA- Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti në Shtëpinë e Bardhë të hënën për takimin e tij me presidentitn amerikan Donald Trump. Lideri francez kishte mbërritur pak më herët në Shtëpinë e Bardhë, ku mori pjesë në video-konferencën e G7, së bashku me Trump në Zyrën Ovale. Në bisedën e tyre të shkurtër para kamerave në Zyrën Ovale, Trump u pyet nga gazetarët nëse ai do ta përshkruante gjithashtu Vladimir Putinin si një diktator siç bëri me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

"Unë nuk i përdora fjalët lehtë, do të shohim se si do të shkojë kjo," tha ai, duke shtuar se kemi shpresë për një kompromis shumë të mirë midis Ukrainës dhe Rusisë.

Sepse, siç shtoi ai, një luftë e pazgjidhur mes dy vendeve mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore. Ai pret Volodymyr Zelenskyyn në Uashington këtë javë ose tjetër për marrëveshjen e mineraleve. Trump nuk dha një datë për takimin e tij me Vladimir Putin, të cilin ai e ka bërë të ditur. Në një pyetje tjetër për luftën në Ukrainë, Trump tha se mund të përfundojë së shpejti, brenda pak javësh. Gjithashtu Trump u pyet nëse ai beson se Ukraina duhet të heqë territorin si pjesë e çdo negociate për paqen.

Në lidhje me garancitë e sigurisë të kërkuara nga Kievi, Trump komentoi se ai nuk sheh ndonjë problem me dërgimin e trupave evropiane në Ukrainë si një forcë paqeruajtëse Në deklaratat e mëparshme, Trump ka sugjeruar që Ukraina mund të marrë përsëri një pjesë të territorit të saj dhe javën e kaluar deklaroi se pushtimi i territorit ukrainas nga Rusia do të thotë se ka kartat në negociata.

Çfarë tha Macron?

Nga ana e tij, Emmanuel Macron deklaroi se qëllimi i vendit të tij është të ndërtojë një paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë në Ukrainë. Evropa është e gatshme të bëhet një partner më i fortë dhe të bëjë më shumë në sektorin e mbrojtjes. Duke iu referuar samitit të G7 më herët sot, presidenti francez tha se patëm një diskutim të mirë. Siç theksoi ai, Evropa është e gatshme t'i japë Ukrainës garanci sigurie në rast të një armëpushimi. 

Presidenti francez tha se disa vende evropiane do të jenë të gatshme të dërgojnë paqeruajtës në Ukrainë, si garanci sigurie, pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes. Megjithatë, ushtarët nuk do të dërgohen në vijat e para. Duke folur së bashku me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Macron tha se marrëveshja e paqes do të vijë në fazën e dytë, pas armëpushimit. Trump tha se SHBA-të mbështesin idenë e dërgimit të ushtarëve evropianë në Ukrainë dhe siguroi se presidenti rus Vladimir Putin, të cilit ia ngriti këtë ide, do ta pranonte atë.

Propozimet e Macron

Emmanuel Macron pritet t'i paraqesë propozime veprimi Donald Trump për të adresuar kërcënimin rus në Evropë dhe për të siguruar paqen e qëndrueshme në Ukrainë, në sfondin e afrimit ruso-amerikan. Gjithashtu të enjten Trump do të takohet me kryeministrin britanik Keir Starmer. Trump njoftoi pak ditë më parë se dëshiron të negociojë vetë një plan paqeje me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa në të njëjtën kohë nuk humbet asnjë rast për të sulmuar homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Evropianët kanë frikë se ky plan do të nënkuptojë dorëzimin e Kievit (nëse jo tradhti ndaj Ukrainës) dhe do t'i japë Rusisë pretekstin që të vazhdojë të kërcënojë vendet fqinje, duke përfshirë anëtarët e BE-së, siç janë vendet baltike. Në një postim në platformën X, presidenti francez përshëndeti guximin e Ukrainës përballë agresionit rus.

“Për tre vjet tashmë, Ukraina po lufton me një guxim që ngjall respekt, kundër një agresori, Rusisë. Mbështetja jonë për Ukrainën do të jetë e palëkundur. Unë jam në Uashington për t'ju kujtuar këtë dhe për të ecur përpara me Presidentin Trump dhe aleatët tanë," tha Macron.

emmanuel macron donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet