LIVE UPDATES
Bota

Takimi në Bruksel, analiza e REL: Marrëveshje për normalizim apo për status quo

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ndërmjetësoi takimin, tha se palët u dakorduan për të vazhduar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

28 Shkurt 2023, 13:41 Nga DOSJA
Takimi në Bruksel, analiza e REL: Marrëveshje për normalizim apo
Albin Kurti

KOSOVË- Njohësit e çështjeve politike thonë se mosnënshkrimi i Marrëveshjes për normalizimin Kosovë-Serbi nxjerr në pah mospajtimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me këtë dokument. Dy udhëheqësit u takuan të hënën në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë evropianë. Në tryezë të diskutimeve kishin një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, që u titullua “Marrëveshje drejt normalizimit Kosovë-Serbi”. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ndërmjetësoi takimin, tha se palët u dakorduan për të vazhduar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Borrell tha se tani do të pasojnë negociatat për të përcaktuar modalitetet e zbatimit të saj. Kurti dhe Vuçiç konfirmuan se kanë rënë dakord për përmbajtjen e marrëveshjes, por thanë se nuk kanë nënshkruar asgjë dhe për këtë fajësuan njëri-tjetrin. Kurti tha se ka qenë i gatshëm për nënshkrim, por se pala serbe ka refuzuar.
 Vuçiç tha se ka qenë Kurti ai që nuk ka qenë i gatshëm ta pranojë zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por kërkon zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. E, në mesin e tyre është edhe Marrëveshja për Asociacionin, e cila është arritur në viti 2013, por nuk është zbatuar kurrë.

Rrahman Paçarizi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se ka qenë e pritshme që palët të mos e nënshkruajnë Marrëveshjen drejt normalizimit. Sipas tij, formati i takimit të 27 shkurtit ishte i tillë që nuk siguronte mundësi për nënshkrimin e saj.

“Për t’u nënshkruar Marrëveshja, duhet të ketë palë garantuese të fuqishme, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - natyrisht, të përfaqësuara në nivele më të larta sesa nivelet e ndërmjetësuesve, të cilët, praktikisht, e kanë pasur për detyrë që ta përgatisin marrëveshjen, por jo të jenë garantues të nënshkrimit të saj. Mendoj se ky ka qenë problemi themelor, ndonëse, në takimin trepalësh, doli pastaj çështja e zbatimit. Serbia ka insistuar që të nisë me Asociacionin, me çka Kosova, kryeministri Kurti nuk është pajtuar”, thotë Paçarizi për Radion Evropa e Lirë.

Në pikën 10 të Marrëveshjes drejt normalizimit Kosovë-Serbi thuhet se të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese, përfshirë atë për Asociacionin. Në nenin 7 të Marrëveshjes, ndërkaq, thuhet se të dyja palët janë të përkushtuara në arritjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, “për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës”.

Kurti është shprehur vazhdimisht kundër kompetencave ekzekutive për komunitetin serb, duke thënë se një gjë e tillë mund të çojë në ndarjen e Kosovës. Vuçiç, në anën tjetër, thotë se pa formimin e Asociacionit nuk mund të ketë përparim në dialog. Nën trysninë e komunitetit ndërkombëtar për ta zbatuar marrëveshjen për këtë asociacion, Kurti, në fillim të shkurtit, ka paraqitur disa kushte, të cilat përfshijnë ndërrimin e emrit të Asociacionit dhe mosbartjen e asnjë pushteti publik apo ekzekutiv.

Politologu Ognjen Gogiç nga Mitrovica e Veriut thotë se “qasja e njohur e BE-së për dykuptimësi konstruktive në formulimin e dokumenteve” është reflektuar edhe në Marrëveshjen e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Dhe kjo, sipas tij, u mundëson palëve që ta interpretojnë dokumentin ashtu siç u konvenon, duke krijuar situatë të paqartë.
 Ky konfuzion, thotë Gogiç, është edhe arsyeja e mosnënshkrimit të dokumentit nga palët, përkundër pajtimit të shprehur për përmbajtjen e tij.

“Asnjëra palë nuk është e kënaqur tërësisht me atë çfarë nënkuptohet. Kështu që ato janë konsistente dhe mendojnë se, në parim, propozimi është i pranueshëm, por se është e nevojshme që disa gjëra të tjera në kuadër të tij, të definohen. Në ato pozicione edhe kanë mbetur”.

“Është e paqartë se çfarë pritjesh ka cilado palë nga kjo marrëveshje dhe si mendojnë ato se duhet të duket që të pranohet. Borrelli tha se ata e kanë pranuar propozimin, por nuk e kanë nënshkruar. Në çfarë mënyre reflekton ky pajtim? E gjithë kjo tregon, sipas mendimit tim, se është bërë një hap prapa”, thotë Gogiç për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se nuk beson se dispozitat e Marrëveshjes do të mund të zbatohen. Për më tepër, shton ai, Marrëveshja synon që të sigurojë një qetësim të situatës mes Kosovës dhe Serbisë dhe një lloj status quo-je, që do të parandalonte ndonjë përshkallëzim të tensioneve në Ballkanin Perëndimor, në kohën kur vëmendja e Perëndimit është fokusuar te pushtimi rus i Ukrainës. Paçarizi pajtohet se Marrëveshja në fjalë nënkupton një lloj status quo-je. Por, sipas tij, problemet që mund të shkaktohen pa këtë marrëveshje, janë shumë më të mëdha se ato që mund t’i shkaktojë vetë marrëveshja. Paçarizi thotë se paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor nuk varen kryekëput nga raportet e Kosovës dhe Serbisë, por se marrëveshja ua heq atyre nga dora argumentet për të shkaktuar trazira.

“Këtu ka një lloj avancimi. Palët zotohen për ta zbatuar Asociacionin, për ta zbatuar çështjen e vendndodhjeve religjioze... Pastaj, Serbia e pranon ekzistencën e shtetit të Kosovës - gjë që është një hap përpara. Prandaj, nuk është krejtësisht status quo, por është marrëveshje për ta vazhduar dialogun më tutje, marrëveshje që problemet të rifuten në kanalin e bisedimeve dhe të mos mbeten në rrugë, të shpërndara, të deformuara e të shkaktojnë probleme shumë të mëdha”, thotë Paçarizi.

Gogiç thotë se Kurti dhe Vuçiç, por edhe Bashkimi Evropian, janë të vetëdijshëm se Marrëveshja e bazuar mbi propozimin evropian “nuk mund ta zgjidhë problemin qenësor - çështjen e njohjes së statusit të Kosovës”, e cila nuk është pjesë e saj.

Marrëveshja për normalizim nuk përfshin njohjen reciproke Kosovë-Serbi, por zotimin e dy palëve për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

“Kjo, në fakt, nënkupton ngrirjen e status quo-së. Bashkimi Evropian dëshiron që me këtë ta qetësojë situatën. Kështu që, për mua, kjo marrëveshje e re është vetëm një qilim, nën të cilin dëshirohet të futen problemet që ekzistojnë në terren. Më duket se Bashkimi Evropian, me çdo kusht, dëshiron t’i marrë nënshkrimet e Vuçiçit dhe Kurtit për një dokument, të cilin do ta shpallë si sukses në politikën e jashtme”, thotë Gogiç.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borrell, paralajmëroi takimin e radhës ndërmjet Kurtit dhe Vuçiçit në muajin mars.
 Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi është mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia.

Marrë nga REL

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës