LIVE UPDATES
Bota

Weber: Nëse s’ka pajtim për Asociacionin, dështon gjithçka

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi e kanë përsëritur se marrëveshjet e kaluara duhet të implementohen.

28 Shkurt 2023, 13:16 Nga a.l
Weber: Nëse s’ka pajtim për Asociacionin, dështon
Bodo Weber

KOSOVË- Takimi i 27 shkurtit në Bruksel ka prodhuar një situatë të paqartë rreth asaj se kush, çfarë ka pranuar. Dikush e interpreton edhe si pranim për themelimin e Asociacionit, dikush tjetër thotë që Kurti ka pranuar vetëm planin franko-gjerman pa Asociacion duke e argumentuar edhe me faktin që Vuçiq ka refuzuar që të nënshkruaj. Por çfarë prodhoi në të vërtetë takimi i gjatë i të hënës në Bruksel dhe kush çfarë pranoi. Edhe analisti gjerman dhe eksperti i Democratization Policy Council (DPC), Bodo Weber në një intervistë për Gazetën Express konkludon se deklarimet e Borell, Kurtit dhe Vuçiçit kanë prodhuar një konfuzion për atë se çfarë është arritur. Sipas tij, ajo që ka ndodhur dje në kryeqytetin e dialogut mund të përkufizohet me sloganin e vjetër që “asgjë s’është arritur derisa s’ka një marrëveshje për gjithçka”

Epo, nëse krahasohen deklaratat e tre negociatorëve Borrell, Kurti dhe Vuçiq mbrëmë, mbetet konfuze se çfarë është rënë dakord dje apo nëse s’është rënë dakord fare . Mendoj se e vetmja mënyrë për t’i dhënë kuptim asaj që ka ndodhur është me sloganin e vjetër të dialogut: “Asgjë nuk është arritur derisa të ketë një marrëveshje për gjithçka”, ka thënë Weber për Express.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi e kanë përsëritur se marrëveshjet e kaluara duhet të implementohen. Si Brukseli ashtu edhe Washingotni kanë specifikuar se çështja e themelimit të Asociacionit është e karakterit urgjent. Megjithatë duket që kjo çështje do të krijojë telashe edhe në ditët në vijim për negociatorët dhe përkrahësit. Weber për Express ka thënë se duket që ka mospajtime të qarta në mes të Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin dhe jo vetëm për afatet kohore të themelimit.

Eksperti gjerman i cili dje ka dalë edhe me një shkrim autorial përmes të cilit e ka kritikuar propozimin franko-gjerman, thotë se ajo çfarë ka ndodhur dje është që Brukseli vetëm i ka zhvendosur negociatat për Asociacionin tek bisedimet që do të bëhen për aneksin e implementimit, në mënyrë që të deklarojnë një lloj progresi. Weber s’është optimist që do të ketë ndonjë pajtueshmëri për Asociacionin në negociatat që do të ndodhin gjatë marsit.

Jo – duket qartë se mosmarrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për Asociacionin në nuk është zgjidhur, jo vetëm për renditjen dhe afatet kohore. Kjo do të thotë se mosmarrëveshja dje është zhvendosur vetëm në negociata për aneksin e zbatimit, në mënyrë që të mund të shpallet një lloj përparimi. Nuk ka asnjë informacion mbi të cilin mund të parashikohet se Vuçiq dhe Kurti mund të bien dakord për Asociacionin në takimin e ardhshëm të planifikuar për në mars në Maqedoninë e Veriut”, ka shtuar Bodo Weber për Express.

I pyetur nëse mendon se ka rrezik që të dështoj komplet nisma franko-gjerman dhe nëse  se ajo çfarë ndodhi dje ishte një taktikë e Kurtit për të dalë mirë para ndërkombëtarëve në ndërkohë që gjithçka varet nga Asociacioni, Weber shprehet se nuk e di çfarë taktike po përdor Kurti por e thotë qartë që nëse s’ka patjim për Asociacionin atëherë s’ka kurrfarë marrëveshje.

Sinqerisht nuk e di se cila është taktika negociuese e kryeministrit Kurti. Por nëse nuk ka marrëveshje për Asociacionin, nuk do të ketë marrëveshje për aneksin e zbatimit, pra nuk do të ketë fare marrëveshje, pavarësisht se çfarë është deklaruar mbrëmë”, ka theksuar Weber.

Ai këtu ka kritikuar edhe ndërkombëtarët duke thënë se ata asnjëherë s’e kanë thënë qartë se janë kundër kompetencave ekzekutive të Asociacionit që rrjedhimisht i bie të jenë kundër qëndrimit të Beogradit. Për këtë çështje Weber thotë se ende s’ka folur as Aleksandër Vuçiç dhe s’ka treguar nëse është i gatshëm të tërhiqet nga kërkesa për Asociacioni me kompetenca ekzekutive.

Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për heqjen dorë nga pozita e Kurtit në Asociacionin. SHBA-ja dhe BE-ja, pas një dekade duke iu shmangur qëndrimit për çështjen e kompetencave të Asociacionit, nuk janë pozicionuar kundër kompetencave ekzekutive për Asociacionin, dhe rrjedhimisht kundër qëndrimit të Beogradit. Ne nuk kemi dëgjuar ndonjë reagim nga presidenti Vuçiq për këtë zhvillim deri më tani, kështu që mbetet plotësisht e paqartë nëse Vuçiq është gati të tërhiqet nga ky qëndrim thelbësor i Beogradit”, ka përfunduar Weber.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vuçiq janë takuar të hënën në Bruksel pas një kohe të gjatë. Borell pas takimit ka treguar se të dy janë pajtuar për propozimin franko-gjerman, megjithatë negociata të tjera janë të nevojshme. Miroslav Lajcak përgjatë dy javëve të para të marsit do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin ku do të diskutohet për aneksin e implementimit.Pritet të shihet nëse do të arrihet pajtim për atë se kur do të themelohet Asociacioni apo nëse do të dështojë gjithçka./GazetaExpress/

dialogu kosove-serbi bodo weber

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet