Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai ka folur edhe për planin franko-gjerman dhe hapat të cilët duhet t’i ndërmarrë Qeveria në të ardhmen.
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, tha se nuk ka marrë siguri lidhur me situatën në veri të vendit. Ai ka folur edhe për planin franko-gjerman dhe hapat të cilët duhet t’i ndërmarrë Qeveria në të ardhmen.
“Nuk mora siguri se Qeveria e din se çfarë veprime duhet ndërmarrë për ta mbajtur situatën nën kontroll”, ka thënë Krasniqi.
Po ashtu ka theksuar se nga ky takim mori përshtypjen që Kurti dhe qeveria e Kosovës nuk e kanë ide se në çfarë rrugë kanë hyrë dhe aq më pak se si do të dalin me sukses nga kjo gjendje.
“Pyetjet e tua janë edhe pyetjet e mia që unë i bëra por nuk mora përgjigje. (Flet për Asocicaionin). Janë pyetje legjitime, por fatkeqësisht nuk kemi përgjigje. Unë erdha sot këtu pikërisht për këtë për të parë se çfarë mund të ndihmojmë dhe cilat janë planet e qeverisë por fatkeqësisht e pashë që qeveria e Kosovës dhe Kurti nuk e kanë idenë në çfarë rrugë kanë hyrë dhe se si do të dalin me sukses nga aty. Dal nga ky takim jo shumë i sigurt që qeveria e kryeministri e dinë në çfarë rrugë kanë hyre dhe si do të ruajnë Kosovën dhe territorin e saj ashtu siç e kemi pasur”, ka thënë Krasniqi.
ÇFARË PO NDODH NË VERI TË KOSOVËS?
Situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në Republikën e Kosovës. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.
Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe kanë akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Mirëpo, ky regjistrim është shoqëruar me incidente në veri të Kosovës. Serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS, po u digjen makinat. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Sot ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.
foto ilustruese ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në provincën e Salerno-s, ku një 76- vjeçare &...
Ramush Haradinaj KOSOVË- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar arsyen e largimit nga takimi me kryeministrin Albin Kurtin dhe dy liderë...
Kurti, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti po takon kryetarët e partive opozitare për të diskutuar n&eum...
Burkeigh Queensland AUSTRALI- Një 28-vjeçar ka sulmuar dhe dhunuar me grushte një pastrues në klubin e natës në Burkeigh He...
Parlamenti GREQI- Një student 14-vjeçar është arrestuar kur me të hyrë në Parlament i ësht&eu...
Jean-Pierre Ricard FRANCË- Një nga prelatët më të lartë të Kishës Katolike të Francës ka pranuar se ka ab...
Mbreti Charles III BRITANI- Drejtuesit e BBC kanë treguar arsyen se përse dokumentari "I lindur për të qenë mbret" nuk u transmetu...
Kongresi i SHBA SHBA- Për këdo që ndjek zgjedhjet e mesmandatit të së martës në SHBA: Bëhuni gati për një...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se Serbia po përpiqet të maskojë refuzimin e ...
Kongresi SHBA SHBA- E marta është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Miliona amerikanë votojnë në zgjedhjet për l...