Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në këtë pikë kritike të luftës, Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron erdhi në Uashington për t’u takuar me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe për t’u bërë thirrje ligjvënësve republikanë që të zhbllokojnë ndihmën amerikane për Ukrainën. Cameron tha se kjo është një çështje shumë e rëndësishme.
SHBA- Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Uashington, në kuadër të përpjekjeve për të nxitur miratimin e një pakete të re ndihmash për Ukrainën, që është bllokuar prej kohësh në Kongres.
Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, para takimit në Departamentin e Shtetit, shefi i diplomacisë britanike u takua gjithashtu me ish-Presidentin, Donald Trump në Florida. Rusia ka intensifikuar sulmet e saj me raketa dhe dronë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, ku si pasojë të dielën u plagosën katër persona.
Në këtë pikë kritike të luftës, Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron erdhi në Uashington për t’u takuar me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe për t’u bërë thirrje ligjvënësve republikanë që të zhbllokojnë ndihmën amerikane për Ukrainën. Cameron tha se kjo është një çështje shumë e rëndësishme.
“Do të ketë njerëz në Teheran, Phenian dhe Pekin që do të shohin se sa afër u qëndrojmë aleatëve, si i ndihmojmë ata, si e ndalojmë agresionin e paligjshëm dhe të paprovokuar dhe do të kuptojnë nëse jemi të përkushtuar dhe të gatshëm për ta tejkaluar atë. Jam këtu për të ofruar mendimin tim, të takohem me këdo që dëshiron të diskutojë me mua rreth kësaj çështjeje”, tha Cameron.
Nga ana e tij, Sekretari Blinken u bëri thirrje udhëheqësve republikanë në Kongres që ta sjellin për votim ndihmën për Ukrainën sa më shpejt që është e mundur, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë ndarë barrën me aleatët e tyre në përpjekjet e luftës.
"Shtetet e Bashkuara kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme për Ukrainën. Partnerët tanë evropianë dhe të tjerët përtej Evropës në mbarë botën kanë bërë edhe më shumë gjatë dy viteve të fundit, përmes mbështetjes ushtarake, ekonomike dhe humanitare. Pra ka një ndarje të vërtetë të barrës dhe ne duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që na takon”, tha Blinken.
Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ka refuzuar të çojë për votim në Kongres projekt-ligjin për fondet e reja të sigurisë, ku përfshihen 60 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën. Ligjvënësja Marjorie Taylor Greene ka kërcënuar të kërkojë shkarkimin e Johnson nëse ai lejon votimin e paketës.
Sekretari Cameron pranoi se pati një takim privat me Trump të hënën në Florida, pa dhënë ndonjë hollësi. Ai tha se takimi i një diplomati të huaj me udhëheqësin kryesor të opozitës ishte vendim i duhur.
Një ekspert i tha Zërit të Ameirkës se Trump ka ndikim të madh në votën e republikanëve në Kongres, edhe kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme të politikës së jashtme.
“Mendoj se ai është figura kryesore. Nëse ai do të sinjalizonte miratimin e paketës së ndihmës, mendoj se rezistenca e disa dhjetëra republikanëve që po kundërshtojnë në mënyrë aktive ndihmën për Ukrainën do të thyhej”, thotë Michael Kimmage nga Universiteti Katolik i Amerikës.
Kimmage i tha Zërit të Amerikës se vizita e Sekretarit Cameron i kujtoi propozimet personale të Presidentit francez Emmanuel Macron dhe të tjerëve ndaj Trump, duke thënë se takimet private janë më të efektshme për të përcjellë një mesazh, sesa leksionet publike.
Marrë nga VOA
GJEDNJ ZVICËR- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) u dha të drejtë të moshuarve zviceranë, që e kon...
foto ilustruese GAZA- Në muajin e gjashtë, lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë gjendet në një udhëkryq. Forcat izrae...
foto ilustruese GJERMANI- Më shumë akte dhune, më shumë vjedhje, më shumë vjedhje banesash: Në mbarë federatë...
foto ilustruese ZVICËR- Qeveria e Zvicrës ka thënë të mërkurën se do të jetë nikoqire e nj&eu...
Trump dhe Biden SHBA- Votuesit amerikanë thonë se ekonomia është një nga shqetësimet e tyre më të mëdha në...
Pamje nga vendi i ngjarjes AUSTRALI- Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Australi ku duket momenti kur një vajzë...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian është duke iu afruar një vendimi historik që parasheh shfrytëzimin e aseteve të n...
foto ilustruese BRUKSEL- Agjencia për të Drejtat Themelore e Bashkimit Evropian, FRA, tha se qasja raciste e policisë “është...
Pamje nga eklipsi SHBA- Eklipsi diellor i 8 prillit ka mahnitur miliona njërëz në mbarë botën por jo të gjithë kish...
Makina në Leposaviç KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga maki...