Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BE-ja njofton se do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditësh, për të krijuar një paketë investimesh dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë, por nuk do të ketë asnjë shpërndarje nëse nuk zbatohen plotësisht të gjitha pikat.
KOSOVË- Bashkimi Europian ka publikuar përmbajtjen e aneksit të marrëveshjes për të cilën u zhvillua dialogu që zgjati më shumë se 12 orë në Ohër. Një nga pikat lidhet me të zhdukurit, ndërsa një tjetër me vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.
“Palët bien dakord për të krijuar një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditësh. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët Monitorues,”- shkruhet në një tjetër pikë.
BE-ja njofton se do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditësh, për të krijuar një paketë investimesh dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë, por nuk do të ketë asnjë shpërndarje nëse nuk zbatohen plotësisht të gjitha pikat.
Përmbajtja:
Aneksi është një pjesë integrale e Marrëveshjes. Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim
Palët e kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Palët e kanë parasysh se, menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, ndërmjetësuesi i BE-së do të fillojë procesin për t’i ndryshuar standardet e Kapitullit 35 për Serbinë, për t’i konsideruar detyrimet e reja të Serbisë, që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi
Palët pajtohen për të miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, si çështje urgjente
Për të zbatuar Nenin 7, Kosova nis menjëherë negociatat në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për përcaktimin e aranzhimeve dhe garancive specifike, që sigurojnë një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të dialogut, siç përcaktohet nga ndërmjetësuesi i BE-së
Palët bien dakord për të krijuar një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditësh. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët Monitorues
Për të zbatuar Nenin 9, BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditësh, për të krijuar një paketë investimesh dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë. Asnjë shpërndarje nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht
Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra
Rendi i paragrafëve të këtij Aneksi nuk e paragjykon rendin e zbatimit të tyre
Kosova dhe Serbia pajtohen që të mos e bllokojnë zbatimin e asnjë prej neneve
Të gjitha diskutimet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes do të zhvillohen në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar takimin e zhvilluar në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Në një...
Dmitry Peskov RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se lëvizjet e dronëve amerikanë javën e kaluar mb...
Joe Biden KOSOVË- Shtëpia e Bardhë ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për normalizi...
Gruri ukrainas UKRAINË- Rusia ka derdhur grurin ukrainas në një nga rrugët që të çojnë në Mariupol, vendi q&...
Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përballet me votëbesim ditën e nesërme. Reuters shkruan se t&e...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është shprehur se nuk ka asnjë pritshmëri nga Serbia edhe pas takimit...
Albin Kurti KOSOVË- Partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e...
Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti KOSOVË- Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se të shtunën, më 25 mars...
Rexhep Tahiri KOSOVË- Personi në foto është Rexhep Tahiri, viktima e atentatit të ndodhur një ditë më parë...
Oliver Varhelyi BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar për takimin e 18 marsit...