LIVE UPDATES
Bota

Takimi i udhëheqësve të vendeve të ASEAN-it, Harris: SHBA-të do të vazhdojnë trysninë ndaj regjimit

Gjatë një takimi mes nënpresidentes Harris dhe presidentit indonezian Joko Widodo, udhëheqësit njoftuan planet për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve në nivel “Partneriteti Gjithëpërfshirës Strategjik”.

7 Shtator 2023, 15:23 Nga I.A

Takimi i udhëheqësve të vendeve të ASEAN-it, Harris:

MIANMAR- Një karrige me flamurin e Mianmarit mbeti e zbrazët ndërsa nënpresidentja amerikane Kamala Harris iu drejtua udhëheqësve të Azisë Juglindore në takimin SHBA-ASEAN të organizuar nga Indonezia. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara nga Xhakarta, Indonezia është drejtuesja e radhës e Shoqatës së Shteteve të Azisë Juglindore.

Ndërsa nënpresidentja amerikane Kamala Harris u takua me drejtuesit e Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore, një karrige e zbrazët me flamurin e Mianmarit sherbeu si simbol kujtese se ai vend duhet të kthehet në rrugën e demokracisë, një mesazh i theksuar nga zonja Harris.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë trysninë ndaj regjimit për t'i dhënë fund dhunës së tmerrshme, për të liruar të gjithë të ndaluarit padrejtësisht dhe për ta rivendosur Mianmarin në rrugën drejt demokracisë gjithëpërfshirëse”.

Në fillim të javës, udhëheqësit e ASEAN-it njoftuan se Mianmari do të përjashtohej nga marrja e kryesisë së radhës në vitin 2026, duke emëruar Filipinet. Junta ushtarake, e cila mori drejtimin e vendit pas grushtit të shtetit në vitin 2021, fajësohet për gjakdherdhjen e vazhdueshme.

Gjatë një takimi mes nënpresidentes Harris dhe presidentit indonezian Joko Widodo, udhëheqësit njoftuan planet për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve në nivel “Partneriteti Gjithëpërfshirës Strategjik”.

“Si partner gjithëpërfshirës strategjik, pritet mbështetja e SHBA-së për suksesin e takimit të ASEAN-it, përfshirë sigurimin e rëndësisë së takimit të vendeve të Azisë Lindore”, tha Presidenti i Indonezisë Joko Widodo.

Vizita e zonjës Harris vjen mes thellimit të rivaliteteve të mprehta gjeopolitike dhe rritjes së tensioneve në rajon. Kryeministri kinez Li Qiang u takua me krerët e ASEAN-it në Xhakarta.

“Për të mbajtur nën kontroll dallimet, është thelbësore që të mos ketë anësi, të kundërshtohet konfrontimi në bllok, dhe t’i kundërvihemi një Lufte të Ftohtë të re. Dallimet dhe mosmarrëveshjet midis vendeve duhet të trajtohen siç duhet”, tha zoti Li Qiang.

Udhëheqësit e mbyllën ditën me një darkë në një park të qytetit, pavarësisht nga një rritje e smogut kohët e fundit në Xhakarta.

Marrë nga VOA

patsy widakuswara kamala harris

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet